Nisin përgatitjet për investimet në ndërtimin e impiantit për zvogëlimin e NOX-it në TC Kosova B

Periskopi.com Lajme

Korporata Energjetike e Kosovës, në vazhdën e investimeve në fushën ambientale pritet të nis një prej projekteve të rëndësishme, atë të ndërtimit të impiantit, i cili do të shërbej si masë sekondare për zvogëlimin e NOX-it nga kaldajat e njësive B1 dhe B2 të Termocentralit Kosova B dhe vlera e ndotjes pritet të jetë brenda standardeve dhe direktivave të lejuara të Bashkimit Evropian.

Ky projekt është mbështetur nga fondet e BE-së dhe do të ketë rëndësi të madhe për mjedisin dhe banorët.

Bazuar në planin e parashikuar për investime, me përfundimin e këtij projekti niveli i ndotjes do të bie dukshëm.

“Për zvogëlimin e ndotjes së ambientit, gjegjësisht zvogëlimin e emetimit të NOX-it nga Termocentrali Kosova B, parashihet të merren dy lloj masash; masat primare dhe masat sekondare. Me masat primare parashihet që me ndihmën e prurjes së ajrit përmes kanaleve UFO të bëhet oksidimi i prezencës së azotit në procesin e djegies në kaldaja të Termocentralit Kosova B, ku vlera e NOX-it që tani sillet prej 500 deri në 600 mg/Nm3 (miligram për metër kub), tentohen të zvogëlohen nën 250 mg/Nm3. Kurse, përmes këtij impianti, i cili përdor urean në gjendje të lëngët në formë të injektimit, tentohet të zvogëlohet NOX-i prej 250 nën 200 mg/Nm3”, ka thënë Jonuz Saraçi, u.d. i drejtorit ekzekutiv të TC Kosova B.

Për këtë qëllim, KEK-u do të organizoj një debat me qytetarë.

“Korporata Energjetike e Kosovës, gjegjësisht Termocentrali Kosova B me datë 22.06 do të organizoj një debat publik për të diskutuar raportin e vlerësimit mjedisor të këtij impianti, kështu që i ftoj të gjithë qytetarët që të marrin pjesë masovikisht për të dhënë kontributin e tyre në këtë drejtim”, ka thënë tutje u.d. i drejtorit ekzekutiv të TC Kosova B, Jonuz Saraçi.

Me përfundimin e këtij impianti dhe investimeve të tjera që pritet të konkretizohen në tri vitet e ardhshme, do të mundësohet funksionimi i Termocentralit Kosova B edhe për 20 vite të tjera, duke respektuar standardet më të larta të BE-së.

https://www.facebook.com/KEKINFO/videos/802932747092490

Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM

Join Zoom Meeting

https://us04web.zoom.us/j/3551128793…

Meeting ID: 355 112 8793

Passcode: 6q1it2

KEK-u investon në sigurinë e njësive prodhuese

Periskopi.com Lajme

Menaxhmenti dhe punëtorët e Termocentralit Kosova B janë angazhuar gjatë muajit mars që të përfundojnë me suksese revizionet në dy njësitë prodhuese.

“Termocentrali Kosova B edhe pavarësishtë situatës së rëndë pandemike, është duke operuar me kapacitete të plota prodhuese. Sipas bilancit elektro-energjetik të këtij viti, ne kemi paraparë ti kemi dy revizione në Muajin mars dhe dy remonte gjatë sezonës së verës. Gjatë muajit mars ne veç i kemi përfunduar dy revizione në njësinë B1 dhe B2. Këto dy revizione kanë qenë 10 ditore dhe me këtë ne e kemi rritur sigurinë e njësive operuese që të operojnë me një siguri më të lartë deri në sezonën e verës”, ka thënë Jonuz Saraçi, u.d. i drejtorit ekzekutiv të TC Kosova B.

Ai ka bërë të ditur se me qëllim të ruajtjes së sigurisë së funksionimit të njësive të prodhimit të energjisë elektrike remontet do të vazhdojnë edhe gjatë verës.

“Gjatë sezonës së verës do t’i kemi remontet më të gjata ku njësitë do t’i nënshtrohen riparimeve më të mëdha dhe me këtë ne i përgatisim njësitë që të operojnë sigurt gjatë sezonës së dimrit”, ka deklaruar Saraçi.

Pavarësisht situatës së vështirë të krijuar nga pandemia, Korporata Energjetike e Kosovës është angazhuar që të gjitha njësitë prodhuese të funksionojnë normalisht, duke mundësuar që të realizohet në përpikëri plani i prodhimit të energjisë.

https://fb.watch/4AcLK4v0yt/

 

KEK arrinë rekord të prodhimit

Periskopi.com Lajme

Intervista me Luigj Imerin, u.d. Kryeshef  Ekzekutiv i KEK-ut

Pyetje:  Si kanë për formuar Njësitë prodhuese të Energjisë Elektrike?

Luigj Imeri: Duke u bazuar në informatat e shërbimeve zyrtare të Korporata Energjetike e Kosovës reflekton se ka arritur një prodhim rekord në historinë e sajë. Një prodhim i tillë realisht është arritur në një vitë tejet të vështirë si rezultat i Pandemisë e cila ka sfiduar jo vetëm KEK-un por edhe vendin dhe tërë globin. Një rezultat i tillë i arritur me një performanc të mirë është reflektu edhe në aspektin financiar për arsye se vet prodhimi i cili është bazë për KEK-un ka bërë që ne të kemi edhe një performancë sa i përket të hyrave.

Ky vit përkundër sfidave tjera përveç asaj të Pandemisë, ballafaqohet edhe me një teknologji të vjetër,  mirëpo falë angazhimit, bashkëpunimit dhe koordinimit me punëtorët e KEK-ut kemi arritur të realizojmë një plan tejet të rëndësishëm dhe i suksesshëm për vetë Korporatën si meritë ekskluzivisht e të gjithë punëtorëve të sajë.

Pyetje: Çfarë ndikimi kanë pasur Remontet tek Njësitë prodhuese?

Luigj Imeri: Pa diskutim, çdo Remont dhe planifikim i cili realizohet sipas objektivave dhe planeve, ndikojnë pozitivisht në Njësitë prodhuese. Në këtë drejtim gjatë gjithë vitit janë realizuar me përpikëri të gjitha Remontet e planifikuara të cilat kanë reflektuar në arritjen e suksesit të tillë e cila garanton në një stabilitet dhe qëndrueshmëri të furnizimit me energji qoftë termike ashtu edhe elektrike.

Pyetje: Si është duke ecur procesi i shpronësimit?

Luigj Imeri: Si pjesë e realizimit të objektivave të Korporatës është pa dyshim edhe procesi i shpronësimit për krijimin e hapësirave të nxjerrjes së produktit themelor siç është qymyri. Në Projektin e fundit të shpronësimit prej 129 ha prej së cilës deri tani janë shpronësuar 70 ha.

Pyetje: Sa është vlera e investimeve që ka bërë KEK-u për Komunitete?

Luigj Imeri: Ne bëjmë çdo vit investime në Komunitet, investime të cilat kapin një shumë prej rreth 200 mijë euro. Në vitin që e lamë për herë të parë kemi bërë një investim në Komunitet edhe në Komunën e Fushë Kosovës e në veçanti në atë zonë ku shtrihet territori i Korporatës.

Pyetje: Ndodhemi në stinën e dimrit dhe në vitet e fundit në Kosovë kemi reduktime të energjisë. Si është e mundur që Njësitë të prodhojnë rekord të energjisë dhe në anën tjetër qytetarët të mbesin pa energji në këto ditë të ftohta?

Luigj Imeri: KEK-u që nga viti 2013 nuk e ka përgjegjësinë e furnizimit të energjisë të qytetarëve me energji elektrike, një përgjegjësi e cila është kaluar tek Kompanitë tjera siç është KOSTT, KEDS, KESCO. E vetmja përgjegjësi e KEK-ut është prodhimi i energjisë duke i shfrytëzuar kapacitetet e saja maksimale për prodhim të qëndrueshëm dhe plasmanin e saj në treg.

Pyetje: Me cilat sfida është duke u përballuar ose pritet të përballët KEK-u në të ardhmen?

Luigj Imeri: KEK-u i ka planifikimet e saja dhe shpresojmë që Pandemia do të përfundon së shpejti për shkak të numrit të madh të punëtorëve dhe fushe-veprimtarisë së Korporatës e cila ndërlidhet me punë të ndryshme specifike të punëtorëve në njërën anë, dhe në anën tjetër si sfidë e rëndësishme është edhe realizimi i Projekteve të cilat do të ndikojnë në ripërtëritjen e Pajisjeve për shkak të vjetërsisë së tyre gjë që e bënë sfiduese operimet tona. Ajo çka ne mendojmë, është edhe çështja e ripërtëritjes së kuadrove për arsye se kemi bëjmë me një moshë mesatare mbi 55 vjeçare e cila na detyron të futemi në projeksion të ripërtëritjes së kuadrove për të cilën nevojitet një kohë të përgatitjes dhe trajnimit profesional të tyre për punë specifike që ka KEK-u.

Pyetje: Cilat janë objektivat e KEKA-ut për vitin 2021?

Luigj Imeri: Objektivat e KEK-ut për këtë vit do të jenë të shumta për shkak të fushë-veprimtarisë së sajë si në aspektin e realizimit të Projekteve të cilat janë tejet të rëndësishme ashtu edhe kemi një bashkëpunim dhe koordinim me Bashkimin Evropian rreth Projektit për përmirësimin e ndikimit në Ambient por fatkeqësisht sfiduese na mbetet menaxhimi i situatës së Pandemisë si pengesë e realizimit të këtyre projekteve dhe minimizimin e ndotjes së Ambientit ku presim që për një periudhë 5 vjeçare të kemi një pasqyrë krejtësisht ndryshe se sa që është aktualisht.   Pra, objektiv kryesor i Korporatës  është realizimi i Projekteve Kapitale, përmirësimi i Ambientit dhe ripërtërija e kuadrove.

KEK-u dhe Komuna e Obiliqit bashkëpunojnë për përmirësimin e ambientit

Periskopi.com Lajme

Korporata Energjetike e Kosovës dhe Komuna e Obiliqit nënshkruan memorandum bashkëpunimi, i cili parasheh ndërtimin e brezit të gjelbër përreth Termocentralit Kosova A.

Ky memorandum përfshinë segmentin që shtrihet pranë rrugës rajonale që lidh Prishtinën me Obiliqin, nga rreth rrotullimi në hyrje të kësaj komune e deri te hyrja 03 e TC-Kosova A.

Ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut, Luigj Imeri ka thënë se ky memorandum, tregon edhe njëherë për angazhimin që e ka Korporata në përmirësimin e ambientit për qytetarët e kësaj komune.

“Sot e nënshkruajtëm edhe një obligim ligjor, i cili rrjedh nga Ligji për Komunën e Obiliqit, i cili e atakon drejtpërdrejt qytetarin e vendit, i cili memorandum nis projektet, të cilat ne i kemi planifikuar për çështjen e ambientit. Me këtë projekt reflektojmë edhe njëherë që Korporata Energjetike e Kosovës është shumë miqësore dhe do të jetë shumë afër, dhe e ka në fokus dhe në prioritet numër një, investimet të cilat do të ndodhin ambient”, ka thënë, ud i Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut, Luigj Imeri.

Përderisa kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi deklaroi se me ardhjen e menaxhmentit të ri në KEK, është përmirësuar dukshëm bashkëpunimi.

“Që nga ndryshimi i menaxhmentit të KEK-ut, bashkëpunimi ka filluar i mirë me komunën. Sot nënshkruam një memorandum për zgjerimin apo shtyrjen e rrethojës për diku rreth 8 metra, më c’rast do të filloj edhe implementimi i ligjit të Obiliqit për krijimin e brezit të sigurisë në këtë rast bankinat dhe brezin e gjelbër. Gjithashtu komuna merr përsipër që pjesën e mbetur të rregullohet trotuari dhe pjesa e pistës së biçikletave me një brez të gjelbër”, ka thënë kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi.

Përderisa ky memorandum është nismë që KEK-u e ka për përmirësimin e ambientit brenda 5 viteve të ardhshme.

 

 

KEK-u tejkalon planin e prodhimit

Periskopi.com Lajme

Korporata Energjetike e Kosovë ka mbyllur tremujorin e tretë të këtij viti me sukses.

Përkundër situatës së vështirë të shkaktuar nga pandemia Covid-19, KEK-u ka arritur të tejkaloj planin e paraparë.

Ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut, Luigj Imeri thotë se pavarësisht vjetërsisë së makinerive për nxjerrjen e thëngjillit dhe të njësive prodhuese të energjisë, ato kanë performuar shumë mirë.

“Termocentrali Kosova A, në kuartalin e tretë ka realizuar planin e vet të prodhimit 107% edhe përkundër vjetërsisë që ka. Në anën tjetër edhe termocentrali Kosova B, ka realizuar planin e vet të prodhimit me rreth 116%. Për më tepër, funksionimi i këtyre termocentraleve bëhet edhe duke u furnizuar me qymyr, që nënkupton se nuk ka pas kurrfarë pengese dhe divizioni i qymyrit e ka realizuar planin e vet duke i furnizuar dy termocentralet e korporatës energjetike me qymyr. Kjo nënkupton që me këtë performancë të mirë, është ofruar shërbimi që është cilësor për qytetarët e vendit dhe nga kjo shihet që gjatë kësaj periudhe ka pas një stabilitet të furnizimit të qytetarëve me energji elektrike”, deklaroi Imeri.

Falë performancës së mirë në termocentralin Kosova B, është arritur që të realizohet edhe plani i furnizimit me energji termike për Termokosin, e cila energji shërben për ngrohjen e qytetarëve të kryeqytetit.

Megjithatë të gjitha këto rezultate janë arritur falë punës dhe angazhimit të madh të të gjithë punëtorëve të KEK-ut.

“Për këtë rezultat, për këtë performancë dhe për këtë punë të cilën është bërë me plotë sfida gjatë këtij viti, nuk mundem pa përmendur dhe pa i falënderuar të gjithë punonjësit e Korporatës Energjetike të Kosovës, të cilët kanë dhënë dhe kanë bërë maksimumin e mundshëm duke i kursyer kolegët e tyre, të cilët kanë qenë me sëmundje kronike, duke i liruar nga vendet e tyre të punës dhe duke u mbuluar puna nga kolegët e tyre, të cilët nuk kanë lënë të vërehet mungesa e tyre duke funksionuar ose duke punuar me kapacitet më të ngarkuar se zakonisht”, tha më tutje u.d i Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut, Luigj Imeri.

Por, pandemia nuk ka lënë pa shkaktuar edhe probleme.

Për shkak të këtij virusi dhe masave të ndërmarra, janë shtyrë projekte shumë të rëndësishme për ndërmarrjen.

“Disa projekte që kanë ndikuar edhe në projektet tona, sidomos projekti i elektro-filtrave dhe denoksit, i cili është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, ku nënprojektet të cilat kanë qenë projektet tona jemi detyruar që t’i shtyjmë për një vit. Deri në këtë moment që po flasim realisht objektivi është që deri në vitin e ardhshëm të filloj ky projekt, i cili do të ndikoj drejtpërdrejtë në cilësinë dhe në operimin e këtij termocentrali sipas standardeve të Bashkimit Evropian në aspektin ambiental, por edhe në aspektin teknik”.

U.d i Kryeshefit Ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës, Luigj Imeri ka thënë se si menaxhmenti ashtu edhe punëtorët do të vazhdojnë të angazhohen që të prodhojnë energji elektrike për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe energji termike për të gjithë banorët e Prishtinës që janë të kyçur në rrjetin e ngrohtores.

Bordi i Përkohshëm aprovon planin afarist dhe buxhetin për vitin 2021

Periskopi.com Lajme

Bordi i Përkohshëm i drejtorëve të KEK sh.a. i kryesuar nga z. Musa Misini me drejtorët z. Petrit Ibraj, z. Fadil Hoxha, znj. Fatime Grajqevci dhe u.d. KE Luigj Imeri sot me dt: 30.10.2020 ka mbajtur mbledhjen e rregullt me ç’rast ka shqyrtuar dy dokumentet kryesore strategjike të korporatës.

Në këtë takim, konform rendit të ditës, Bordi i Përkohshëm i KEK sh.a. ka shqyrtuar planin afarist dhe planin e buxhetit për vitin 2021. Pas prezantimit të mirëfilltë të këtyre dy dokumenteve nga ana e menaxhmentit të KEK-ut, Bordi i Përkohshëm ka miratur të dy dokumentet, në përputhjet me afatet kohore qe rrjedhin nga ligji për ndërmarrjet publike.

Fare në fund, Bordi i përkohshëm ka përshëndetur angazhimin e menaxhmentit dhe punëtorëve për rezultatet e arritura si në aspektin operative ashtu edhe në atë financiar.

Sqarim: KEK nxjerrë nga operimi njësinë B-2

Periskopi.com Lajme

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin publik se në KEK nuk ka asgjë shqetësuese dhe nuk po ndodhë asgjë e jashtëzakonshme. Në fakt, KEK-u ka pasur një problem teknik në vetëm një njësi e cila pritet të zgjidhet shumë shpejt.

Në këtë drejtim ju njoftojmë se në mëngjesin e sotëm, rreth orës 05 :00, si pasaojë e rritjes së shpenzimit të ujit në njesinë B-2, kjo njësi është nxjerrë nga operimi. Tutje, ekipet e ekspertëve të KEK-ut menjëherë janë mobilizuar dhe janë duke dhënë maksimumin për të sanuar rrjedhjen e ujit dhe kthimin e kësaj njesie në punë gjatë ditës së nesërme, si pasojë deri nesër edhe Termokosi do të ketë mungesë të energjisë termike.

Për më tepër, në vazhdën e bashkëpunimit që këmi më Korporatën Energjetike Shqipëtare për shkëmbimin e energjisë elektrike, KEK-u menjëherë ka siguruar nga KESH-i gjysmën e energjisë (100 megawat) e cila është dashtë të prodhohet nga kjo njesi. Ndërkohë që pjesa tjetër e konsumit duhet të sigurohet nga kompania përgjegjëse për furnizimin e qytetarëve me këtë produkt.

Delegacioni lartë nga Departamenti Energjisë të SHBA viziton KEK-un

Periskopi.com Lajme

Një delegacion i lartë nga Departamenti Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vizitoi Korporatën Energjetike të Kosovës.

Delegacioni 15 anëtarësh i udhëhequr nga z. Matthew Zais, Zëvendës Ndihmës i Sekretarit Kryesor të Departamentit të Energjisë, është pritur dhe shoqëruar nga z. Luigj Imeri, u.d. Kryeshefit Ekzekutiv se bashku me menaxhmentin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Imeri informoi delegacionin rreth proceseve nëpër të cilat po kalon KEK-u, aktiviteteve, investimeve dhe rezultateve të arritura operuese dhe mjedisore përkundër sfidave të moshës së termocentraleve. Gjatë vizitës në Termocentralet “Kosovën A” dhe “Kosova B” delegacioni u njoftua me punët dhe aktivitetet të cilat janë duke u bërë, rezultatet të cilat janë arritur në ngritjen e besueshmërisë dhe stabilitetin e prodhimit të energjisë si dhe përmirësimet mjedisore të bëra duke pasur si objektiva kryesore sigurinë energjetike të vendit dhe mbrojtjen e mjedisit.

KEK-u dhe Termokosi angazhohen për furnizim cilësor me ngrohje të kryeqytetit

Periskopi.com Lajme

Falë angazhimit të KEK-ut dhe Termokosit, banorët e kyçur në rrjetin e ngrohëtores së kryeqytetit nuk do të kenë probleme me ngrohje nëpër shtëpitë e tyre.

Të mërkurën, ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut, Luigj Imeri nënshkroi aneks kontratë me Kryeshefin Ekzekutiv të Termokos-it, Arsim Fetahu me qëllim të vazhdimit të furnizimit të kësaj ndërmarrje me energji termike.

Ushtryesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut, Luigj Imeri deklaroi se Korporata Energjetike eKosovës, i ka bërë të gjitha përgatitjet për sezonin e dimrit dhe se KEK-u tashmë ka dëshmuar se është faktor stabiliteti sa i përket sektorit energjetik.

Ai ka thënë se në bazë të procedurave, të gjitha remontet e planifikuara kanë rezultuar të suksesshme, me këtë edhe besueshmëria në të gjitha blloqet është rritur në nivelin e duhur.

“Korporata ka dëshmuar edhe në të kaluarën që një shërbim të tillë të cilin e kemi ofruar tek qytetarët nëpërmjet juve, është një produkt, i cili në fakt ngërthen në vetëvete një komoditet te qytetarët. Kjo na bënë me u ndi mirë që qytetarët gjatë kësaj periudhe sa është futur në funksion në vitet e kaluara dhe ka qenë e testuar, faktikisht ka dhënë atë rezultatin pozitiv te konsumatorët e vendit, kështu që shpresojmë edhe po bësojmë që në bazë të përgatitjeve, të cilat kemi bërë deri tash, ky produkt do të vazhdoj të jetë edhe më cilësor ashtu siç ka ndodh edhe në vitet e kaluara, përkundrejt sfidës që ka qenë e jashtëzakonshme këtë vit, siç dihet që është pandemia, e cila ka ndikuar por ne kemi menduar edhe për këtë ditë dhe nuk i kemi ndërprerë aktivitetet”, deklaroi Imeri.

KEK-u dhe Termokosi angazhohen për furnizim cilësor me ngrohje të kryeqytetit

KEK-u dhe Termokosi angazhohen për furnizim cilësor me ngrohje të kryeqytetitFalë angazhimit të KEK-ut dhe Termokosit, banorët e kyçur në rrjetin e ngrohëtores së kryeqytetit nuk do të kenë probleme me ngrohje nëpër shtëpitë e tyre.Të mërkurën, ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut, Luigj Imeri nënshkroi aneks kontratë me Kryeshefin Ekzekutiv të Termokos-it, Arsim Fetahu me qëllim të vazhdimit të furnizimit të kësaj ndërmarrje me energji termike.Ushtryesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut, Luigj Imeri deklaroi se Korporata Energjetike e Kosovës, i ka bërë të gjitha përgatitjet për sezonin e dimrit dhe se KEK-u tashmë ka dëshmuar se është faktor stabiliteti sa i përket sektorit energjetik.Ai ka thënë se në bazë të procedurave, të gjitha remontet e planifikuara kanë rezultuar të suksesshme, me këtë edhe besueshmëria në të gjitha blloqet është rritur në nivelin e duhur.“Korporata ka dëshmuar edhe në të kaluarën që një shërbim të tillë të cilin e kemi ofruar tek qytetarët nëpërmjet juve, është një produkt, i cili në fakt ngërthen në vetëvete një komoditet te qytetarët. Kjo na bënë me u ndi mirë që qytetarët gjatë kësaj periudhe sa është futur në funksion në vitet e kaluara dhe ka qenë e testuar, faktikisht ka dhënë atë rezultatin pozitiv te konsumatorët e vendit, kështu që shpresojmë edhe po bësojmë që në bazë të përgatitjeve, të cilat kemi bërë deri tash, ky produkt do të vazhdoj të jetë edhe më cilësor ashtu siç ka ndodh edhe në vitet e kaluara, përkundrejt sfidës që ka qenë e jashtëzakonshme këtë vit, siç dihet që është pandemia, e cila ka ndikuar por ne kemi menduar edhe për këtë ditë dhe nuk i kemi ndërprerë aktivitetet”, deklaroi Imeri.Nga ana tjetër, kryeshefi ekzekutiv i Termokos-it, Arsim Fetahu falënderoi menaxhmentin e KEK-ut për bashkëpunimin, me qëllimin e vetëm që qytetarët e kryeqytetit të kenë furnizim kualitativ me ngrohje.“Ne si Termokos, i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e suksesshëm të sezonës, i cili pritet të ndodh ditën e nesërme, dhe në sajë të përgatitjeve tona dhe bashkëpunimit që kemi pasur, dhe do ta kemi me KEK-un ka munguar vetëm ana formale e nënshkrimit të kësaj aneks kontrate për vazhdimin e ofrimit të shërbimit të ngrohjes nga ana e KEK-ut, dhe kjo është finalizuar dhe besoj që do të jetë në të mirë të qytetarëve edhe ata që kanë qenë deri tash të kyçur edhe besoj që në të ardhën edhe shumë konsumator të tjerë do të kyçen”, tha Fetahu. Që nga sezoni ngrohës 2014/2015 në sajë të realizimit të Projektit të kogjenerimit, NP “Termokos” SH.A shfrytëzon avullin e Termocentralit Kosova B për prodhimin e energjisë ngrohëse.Lidhja me dy blloqet e TC Kosova B ka mundësuar ngritjen e kapaciteteve teknike deri në 140 MW.Me respekt,Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe KomunitetinKORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVES

Gepostet von Korporata Energjetike e Kosovës Sh.a/ KEK Sh.a am Sonntag, 18. Oktober 2020

Nga ana tjetër, kryeshefi ekzekutiv i Termokos-it, Arsim Fetahu falënderoi menaxhmentin e KEK-ut për bashkëpunimin, me qëllimin e vetëm që qytetarët e kryeqytetit të kenë furnizim kualitativ me ngrohje.

“Ne si Termokos, i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e suksesshëm të sezonës, i cili pritet të ndodh ditën e nesërme, dhe në sajë të përgatitjeve tona dhe bashkëpunimit që kemi pasur, dhe do ta kemi me KEK-un ka munguar vetëm ana formale e nënshkrimit të kësaj aneks kontrate për vazhdimin e ofrimit të shërbimit të ngrohjes nga ana e KEK-ut, dhe kjo është finalizuar dhe besoj që do të jetë në të mirë të qytetarëve edhe ata që kanë qenë deri tash të kyçur edhe besoj që në të ardhën edhe shumë konsumator të tjerë do të kyçen”, tha Fetahu.

Që nga sezoni ngrohës 2014/2015 në sajë të realizimit të Projektit të kogjenerimit, NP “Termokos” SH.A shfrytëzon avullin e Termocentralit Kosova B për prodhimin e energjisë ngrohëse.

Lidhja me dy blloqet e TC Kosova B ka mundësuar ngritjen e kapaciteteve teknike deri në 140 MW.

KEK-u ndihmon të rinjtë e dy komunave me trajnime profesionale falas

Periskopi.com Lajme

Korporata Energjetike e Kosovës si pjesë të përgjegjësisë së saj sociale, ka marrë vendim që t’i trajnoj 100 të rinj dhe të reja në Qendrën e trajnimeve që funksionon në kuadër të kësaj korporate.

Për shkak se kjo korporatë operon në territorin e komunës së Fushë Kosovës dhe asaj të Obiliqit, të  rinjtë dhe të rejat duhet të jenë nga këto dy komuna.

Saldimi dhe elektrika janë vetëm dy nga fushat që këta qytetarë mund të trajnohen, përderisa të gjitha  shpenzimet do të mbulohen nga vet korporata.

Skënder Bucolli –Zëdhënës i KEK-ut, theksoi: “Duke qenë se aftësimi profesional në vendin tonë  është shumë i rëndësishëm dhe duke pas parasysh se Korporata Energjetike e Kosovës posedon një  qendër trajnuese, e cila është e vetmja në rajon për profile të ndryshme dhe ka laboratorë që janë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Korporata Energjetike e Kosovës ka vendosur që të  subvencionoj 100 studentë ose të rinj dhe të reja, të cilët kanë nevojë për aftësime profesionale. Me  këtë rast, kemi themeluar një program, i cili do të varet prej aplikimeve që do të bëjnë 100 të rijnë  dhe të rejat e këtyre dy komunave në dy drejtoritë e arsimit të Fushë Kosovës dhe Obiliqit, për arsye  se korporata operon në këto dy komuna. Prandaj u bëjmë ftesë të gjithë të interesuarve për këto  trajnime, që të drejtohen në drejtoritë e arsimit të këtyre dy komunave dhe të aplikojnë për trajnime që kanë interes”.


Kjo qendër ka kapacitet për pranimin e një numri të madh të të interesuarve në lëmi të ndryshme.

Nga gjithsej 7 lëmi që janë, secila prej tyre ka nga 1 deri në 18 module, andaj me të përfunduar  trajnimin në këtë qendër, të interesuarit mund të pajisen edhe me certifikatë të njohur  ndërkombëtarisht.

“Qendra e trajnimit ofron në 7 lëmi trajnime, në mekanikë, saldim, në siguri në punë, në teknologji  informative, teknologji elektrike e kështu më radhë. Qendra e trajnimit ofron edhe kualifikimin e  salduesit, kualifikimin e metalpunuesit, kualifikimin për operim të makinerisë së rëndë dhe  kualifikimin për teknologji elektrike apo instalues elektrik etj. E rëndësishme është të ceket se ne  mbajmë trajnime që klienti apo qytetari fiton një certifikatë ndërkombëtare dhe ajo është në saldim,  duke bashkëpunuar me DEFAES-in gjerman dhe me odën gjermane të Dortmundit, si dhe operimin  me makineri të rëndë me Heavy Cert in amerikan, që është licencë ndërkombëtare dhe është shumë e  mirë dhe e lehtë për tu gjindur në tregun e punës”. ka deklaruar: Skender Berisha – Koordinator për  cilësi në Qendrën e trajnimeve të KEK-ut.

Qendra e trajnimeve në kuadër të Korporatës Energjetike të Kosovës, funksionon që nga viti 2005.

Fillimisht ishte themeluar për nevoja të punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje, por me ngritjen e kapaciteteve tani bënë trajnimin dhe kualifikimin, edhe për qytetarët e Kosovës.

 

 

MEA dhe KEK-u kanë ndërmarrë të gjitha masat për zgjerimin e mihjes ekzistuese

Periskopi.com Lajme

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit së bashku me Korporatën Energjetike të Kosovës kanë ndërmarrë të gjitha masat për realizimin e investimeve në zgjerimin e mihjes ekzistuese të Sibovcit Jug-Perëndimor.

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka deklaruar se me zgjerimin e mihjes Kosova do të ketë më të sigurt prodhimin e energjisë në njërën anë dhe në anën tjetër do të bëhet një zgjidhje e pranueshme edhe për banorët që do të afektohen nga ky investim.

“Ne si ministri, kemi si objektiv përkrahjen e KEK-ut që të vazhdoj me hapat dhe procedurat për investime në zgjerimin e mihjes, pasi thëngjilli mbetet lënda kryesore për prodhimin e energjisë në vendin tonë. Në rastin konkret, brenda kompetencave tona kemi aprovuar Planin e Veprimit të Zhvendosjes për zonën e fundit të mihjes Sibovci Jug-Perëndim, që do t’i mundësoj KEK-ut vazhdimësi në furnizimin me qymyr për një periudhë afatmesme. Gjithashtu, kam kërkuar nga KEK-u që të bashkëpunoj ngushtë me banorët, në mënyrë që i gjithë procesi të kryhet pa probleme. Ministria që drejtoj e ka në fokus kryesor marrjen e të gjitha masave për të pasur furnizim të sigurt me energji, por edhe në anën tjetër të sigurohemi që i gjithë procesi të jetë transparent dhe i pranueshëm për të gjithë, ku banorët e afektuar janë palë kyçe, duke u bazuar në ligjet që janë në fuqi”, ka deklaruar ministri Kuçi.

Ministri Kuçi gjithashtu ka bërë të ditur se qeveria është plotësisht e angazhuar për realizimin e plotë të strategjisë nacionale të Qeverisë për sektorin energjisë.

Ndërkaq ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv, Luigj Imeri ka treguar për veprimet e deritanishme  të ndërmarra nga KEK-u për të realizuar me sukses këtë projekt.

“Korporata Energjetike mbi bazën e përgjegjësisë dhe në planifikimet e veta strategjike bazuar edhe në vendimet e qeverisë për zgjerim të minierës, faktikisht ka ndjek të gjitha procedurat juridiko-ligjore, të cilat e bëjnë të mundur shpronësimin e pronave të asaj zone. Ajo është zonë prej 129 hektarëve, e cila ka për qëllim sigurimin e prodhimit të energjisë nga qymyri deri në vitin 2027, eventualisht viti 2030. Në anën tjetër ia ka dërguar ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit për aprovim plani i zhvendosjes dhe kjo ministri kompetente e ka aprovuar këtë plan dhe na ka hapur rrugën për të vazhduar me procedurat e tjera që janë adekuate administrative, dhe ditët në vijim pritet që korporata të filloj të ia dorëzoj pronarëve pakot të cilat janë hartuar nga kompania e specializuar, të përfshira me të gjitha komponentët dhe vlerësimet e duhura në të, kështu që ne po shpresojmë që gjatë ditëve në vijim do të jetë një proces, i cili do t’i hap rrugë më pas funksionimit tonë normal”, theksoi Imeri.

Në vazhdim Imeri po ashtu ka bërë të ditur se, deri më tani KEK-u ka zhvilluar diskutime me banorët e zonës Hade, Sibovc, Palaj, Leshkoshiq dhe Shipitullë që do të preken nga ky projekt.

“Për fat të mirë, ne në vitin 2020 kemi buxhetin e mjaftueshëm për tu futur me garanci në marrëveshje me banorët sepse ajo që është kryesorja, është që duhet të kemi mjetet, këtë e kemi të siguruar, kështu që mbetet fazë teknike për përmbylljen e saj. Më lejoni të falënderoj të gjithë akterët që kanë qenë të angazhuar në realizimin e këtij objektivi që është kaq i rëndësishëm për korporatën që deri sot nuk është hasur në asnjë lloj pengese sipas planit të paraparë edhe po shpresojmë që edhe faza e fundit përmbyllës do të shkoj ashtu siç ne e kemi projektin. Vlen të theksohet që ministria e ekonomisë dhe ambientit në një afat shumë të shkurtër, ka arritur që të aprovoj kërkesën tonë për planin e zhvendosjes, kështu që kjo nënkupton edhe vlerësimin e punës që njerëzit kompetent që janë marrë me këtë punë, të cilët kanë arritur ta kryejnë në afatin shumë të shkurtër”, tha tutje ai.

Sipas projektit kryesor xehetar, kjo zonë është pjesa e fundit e të ashtuquajturës mihje Sibovc Jug-Perëndim, që parashihet të ketë një kapacitet mesatar deri në 9 milionë tonë në vit.​

MEA dhe KEK-u kanë ndërmarrë të gjitha masat për zgjerimin e mihjes ekzistuese

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit së bashku me Korporatën Energjetike të Kosovës kanë ndërmarrë të gjitha masat për realizimin e investimeve në zgjerimin e mihjes ekzistuese të Sibovcit Jug-Perëndimor.Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka deklaruar se me zgjerimin e mihjes Kosova do të ketë më të sigurt prodhimin e energjisë në njërën anë dhe në anën tjetër do të bëhet një zgjidhje e pranueshme edhe për banorët që do të afektohen nga ky investim.“Ne si ministri, kemi si objektiv përkrahjen e KEK-ut që të vazhdoj me hapat dhe procedurat për investime në zgjerimin e mihjes, pasi thëngjilli mbetet lënda kryesore për prodhimin e energjisë në vendin tonë. Në rastin konkret, brenda kompetencave tona kemi aprovuar Planin e Veprimit të Zhvendosjes për zonën e fundit të mihjes Sibovci Jug-Perëndim, që do t’i mundësoj KEK-ut vazhdimësi në furnizimin me qymyr për një periudhë afatmesme. Gjithashtu, kam kërkuar nga KEK-u që të bashkëpunoj ngushtë me banorët, në mënyrë që i gjithë procesi të kryhet pa probleme. Ministria që drejtoj e ka në fokus kryesor marrjen e të gjitha masave për të pasur furnizim të sigurt me energji, por edhe në anën tjetër të sigurohemi që i gjithë procesi të jetë transparent dhe i pranueshëm për të gjithë, ku banorët e afektuar janë palë kyçe, duke u bazuar në ligjet që janë në fuqi”, ka deklaruar ministri Kuçi.Ministri Kuçi gjithashtu ka bërë të ditur se qeveria është plotësisht e angazhuar për realizimin e plotë të strategjisë nacionale të Qeverisë për sektorin energjisë. Ndërkaq ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv, Luigj Imeri ka treguar për veprimet e deritanishme të ndërmarra nga KEK-u për të realizuar me sukses këtë projekt.“Korporata Energjetike mbi bazën e përgjegjësisë dhe në planifikimet e veta strategjike bazuar edhe në vendimet e qeverisë për zgjerim të minierës, faktikisht ka ndjek të gjitha procedurat juridiko-ligjore, të cilat e bëjnë të mundur shpronësimin e pronave të asaj zone. Ajo është zonë prej 129 hektarëve, e cila ka për qëllim sigurimin e prodhimit të energjisë nga qymyri deri në vitin 2027, eventualisht viti 2030. Në anën tjetër ia ka dërguar ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit për aprovim plani i zhvendosjes dhe kjo ministri kompetente e ka aprovuar këtë plan dhe na ka hapur rrugën për të vazhduar me procedurat e tjera që janë adekuate administrative, dhe ditët në vijim pritet që korporata të filloj të ia dorëzoj pronarëve pakot të cilat janë hartuar nga kompania e specializuar, të përfshira me të gjitha komponentët dhe vlerësimet e duhura në të, kështu që ne po shpresojmë që gjatë ditëve në vijim do të jetë një proces, i cili do t’i hap rrugë më pas funksionimit tonë normal”, theksoi Imeri.Në vazhdim Imeri po ashtu ka bërë të ditur se, deri më tani KEK-u ka zhvilluar diskutime me banorët e zonës Hade, Sibovc, Palaj, Leshkoshiq dhe Shipitullë që do të preken nga ky projekt. “Për fat të mirë, ne në vitin 2020 kemi buxhetin e mjaftueshëm për tu futur me garanci në marrëveshje me banorët sepse ajo që është kryesorja, është që duhet të kemi mjetet, këtë e kemi të siguruar, kështu që mbetet fazë teknike për përmbylljen e saj. Më lejoni të falënderoj të gjithë akterët që kanë qenë të angazhuar në realizimin e këtij objektivi që është kaq i rëndësishëm për korporatën që deri sot nuk është hasur në asnjë lloj pengese sipas planit të paraparë edhe po shpresojmë që edhe faza e fundit përmbyllës do të shkoj ashtu siç ne e kemi projektin. Vlen të theksohet që ministria e ekonomisë dhe ambientit në një afat shumë të shkurtër, ka arritur që të aprovoj kërkesën tonë për planin e zhvendosjes, kështu që kjo nënkupton edhe vlerësimin e punës që njerëzit kompetent që janë marrë me këtë punë, të cilët kanë arritur ta kryejnë në afatin shumë të shkurtër”, tha tutje ai.Sipas projektit kryesor xehetar, kjo zonë është pjesa e fundit e të ashtuquajturës mihje Sibovc Jug-Perëndim, që parashihet të ketë një kapacitet mesatar deri në 9 milionë tonë në vit. Me respekt, Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe KomuniteteKORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS

Gepostet von Korporata Energjetike e Kosovës Sh.a/ KEK Sh.a am Sonntag, 30. August 2020

 

Bordi i përkohshëm propozon testimin e të gjithë stafit të KEK-ut.

Periskopi.com Lajme

Bordi i përkohshëm i drejtorëve të KEK sh.a. në mbledhjen e mbajtur sot, e enjte, 27 Gusht, 2020, ka marrë një sërë vendimesh me rëndësi për korporatën.  

Në dritën e vendimeve të reja të Qeverisë në funksion të menaxhimit  të vazhdueshëm të pandemisë COVID-19, Bordi i përkohshëm ka udhëzuar menaxhmanitn t’i fillojë menjëherë procedurat e nevojshme ligjore dhe administrative për testimin e të gjithë stafit të korporatës me testim serologjik dhe për këtë ka ndarë edhe mjetet e nevojshme financiare.

Bordi i përkohshëm gjithashtu ka shqyrtuar dhe miratuar raportet e performancës gjashtë mujore dhe atë të pasqyrave fianciare në korporatë deri me 30.06.2020.

Për më tepër, Bordi i përkohshëm ka kërkuar mobilizim shtesë të menaxhmantit në adresimin e gjetjeve të auditorit të jashtëm dhe atij të brendshëm, gjthnjë në funksion të përmirësimit të përformancës operative e financiare dhe në instalimin e kontrolleve të mirëfillta të brendshme.

Në fund, Bordi përkohshëm ka inkurajuar menaxhmntin që të vazhdojë pergatitjet për jetësimin e një studimi të mirëfilltë të fizibiliteit për Termocentrlin Kosova A dhe hartimin e një strategjie zhvillimore të korporatës.

 

Merret vendimi për shpalljen e konkursit për Kryeshef Ekzekutiv të KEK-ut

Periskopi.com Lajme

Korporata Energjetike E Kosovës njofton se në mbledhjen e parë të rregullt të mbajtur sot, bordi i përkohshëm i drejtorëve të KEK sh.a. me vendim unanim kanë vendosur për shpalljen e konkursit për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv në këtë ndërmarrje.

“Për më tepër, Bordi i përkohshëm thekson se qëllimi I konkursit është të ofrojë mundësinë e konkurrencës për të gjithë kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret profesionale të kërkuara në konkurs”.

 

 

“Në të njëjtën kohë, ky bord ka shprehur gatishmërinë që të sigurojë një proces shumë transparent në të cilin do të zgjidhet vetëm kandidati i cili dëshmon aftësitë profesionale të kërkuara sipas kritereve të paraqitura në konkurs”, thuhet në komunikatën për shtyp të kësaj korporate.

 

​Një depo e KEK-ut përfshihet nga zjarri

Periskopi.com Lajme

Një depo e KEK-ut sot është përfshirë nga zjarri.

Siç njofton Komuna e Obiliqit, depoja ka qenë e mbushur me materiale të ndryshme jo të rrezikshme të plastikës dhe pas intervenimit të zjarrfikësve zjarri është fikur.

“Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit në bazë të planit për kontroll dhe mbikëqyrje përmes Inspektorëve mjedisor njofton qytetarët e Komunës së Obiliqit se sot rreth orës 13:00 është shkaktuar një zjarr afër termocentralit Kosova A, përkatësisht në një depo të KEK-ut e cila ka qenë e mbushur me materiale të ndryshme jo të rrezikshme të plastikës dhe pas intervenimit të zjarrfikësve zjarri është fikur.

Si rezultat i këtij zjarri është shkaktuar tym i madh përgjatë orëve 13:00 dhe 14:00”, thuhet në njoftimin e Komunës së Obiliqit.

Sfidat e KEK-ut për stabilitet dhe siguri në sektorin energjetik

Periskopi.com Lajme

Në tri vitet e ardhshme parashihen 437 milionë euro  Korporata Energjetike e Kosovës në tri vitet në vijim ka nevojë të realizon investime të mëdha kapitale, vlera e të cilave do të arrij në rreth 437 milionë euro.

Drejtuesit e Korporatës konsiderojnë se këto janë investime të domosdoshme për të garantuar siguri dhe stabilitet energjetik në Kosovë për 40 vitet e ardhshme.

Investimi më i madh kapital parashihet të bëhet në zgjerimin e minierës ekzistuese dhe hapjen e minierës së re e po ashtu edhe rehabilitimi i termocentralit “Kosovës B”.

Në Termocentralin “Kosova B” duhet të investohen rreth 270 milionë euro që do të mundësojnë ngritjen e besueshmërisë dhe zgjatjen e jetës së termocentralit, si dhe arritjen e parametrave të ndotjes sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

Kjo nevojë ka rezultuar në bazë të studimit të fizibilitetit të financuar nga BE-ja, që i është prezantuar edhe Aksionarit (Qeverisë së Kosovës) që në maj të vitit 2017.

“Prej këtyre investimeve, rreth 76 milionë janë grante të ndara nga Bashkimi Evropian për ndërtimin e elektrofiltrave të rinj dhe denoksit, ndërsa pjesa tjetër parashihet të bëhet nga Korporata Energjetike e Kosovës, ku po shihet që vetëm tani kanë filluar problemet të theksuara në kaldajë për shkak të vjetërsisë së gypave. Po ata gypat janë paraparë të ndërrohen në vitet 2020-2021. E–dhe në vitin e kaluar e kemi njoftuar Qeverinë e Republikës së Kosovës në lidhje me sfidat dhe me vështirësitë që do t’i kemi në të ardhmen nëse nuk do të financohen këto projekte. Me çmimin aktual të energjisë që e kemi ne edhe pse e kemi një fitim, e kemi të pamundur me atë fitim t’i mbulojmë të gjitha këto shpenzime. Prandaj kërkesa jonë është që të ketë ndihmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës ose të ketë një rritje të tarifës së energjisë elektrike, për të cilën kemi bërë kërkesë apo i kemi dërguar ofertë kompanisë KEDS”, ka deklaruar drejtori menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi.

Realizimi i këtij projekti do të ndikojë në operimin më stabil, në disponueshmërinë e njësive dhe në sigurinë e prodhimit të energjisë elektrike që do të garantoj sigurinë energjetike të vendit dhe siguri të furnizimit sa më stabil nga termocentralet.

“Rehabilitimi i termocentralit “Kosova B” e zgjatë jetëgjatësinë edhe për 25 vitet e ardhshme, i cili do të operoj sipas standardeve evropiane sa i përket pjesës ambientale. Po ashtu do të rritet edhe siguria e furnizimit apo siguria e punës së blloqeve gjeneruese në Termocentralin Kosova B, si në gjenerator ashtu edhe në turbinë, po ashtu edhe në kaldajë që do të ketë investime dhe do të preken disa zona apo shumica e zonave që ne kemi probleme të vazhdueshme për shkak të vjetërsisë së pajisjeve”, deklaroi tutje Thaçi.

Nga 15 prilli i këtij viti do të filloi realizmi punëve në investimet e parashikuara.

“Atëherë do të ndalet njësia B1 nga ku do të filloj demolimi i elektrofiltrave dhe në anën tjetër rikonstruktimi për pjesën e kaldajës, për zvogëlimin dENOX-it. Ky është një projekt jashtëzakonisht i mirë, të cilin tanimë veq po e finalizojmë do të ndodh dhe do të implementohet gjatë vitit 2020 në njësinë B1 dhe në njësinë B2 do të realizohet gjatë vitit 2021. Studimi i fizibilitetit të cilin jemi tash duke e implementuar ka dy komponentë: komponenta ambientale dhe është komponenta e zgjatjes së jetëgjatësisë. Këto dyja janë të ndërlidhura me njëra tjetrën, janë të lidhura shumë ngushtë sepse kanë ndikime në proceset teknologjike.

Po në anën tjetër nuk ka kuptim të investosh në ambient dhe të mos investosh në teknologji dhe e kundërta”, deklaroi drejtori i Termocentralit Kosova B, Luigj Imeri.

Për sa i përket prodhimit të qymyrit, nga studimi i kryer prej kompanisë gjermane MIBRAG, nevojitet të parashihet hapja mihjes së re që do të mundësoj furnizimin me lëndë të parë për termocentralet ekzistuese dhe termocentralin Kosova e Re.

“KEK-u momentalisht operon me minierën Sibovci Jug-Perëndim me një prodhim mesatar prej 8 milionë tonë për vit, që plotëson kërkesat e kapaciteteve gjeneruese. Projekti aktual Sibovci Jug-Perëndim ka rezerva të mjaftueshme deri në vitin 2027, ndërsa pas kësaj faze vazhdohet me minierën e re, e cila si projekt ekziston, do të thotë KEK ka marrë masa me kohë që të ruhet kontinuiteti i furnizimit me qymyr të kapaciteteve gjeneruese bazuar në strategjinë për energji të Qeverisë së Kosovës. Miniera e re parashihet të ketë një kapacitet mesatar prej 10 milionë tonëve në vit, ndërsa brenda projektit kemi 400 milionë tonë, që do të thotë për 40 vitet e ardhshme pas përfundimit të minierës Sibovc Jug-Perëndim”, tha Gëzim Tërnava Këshilltar profesional për xehetari.

Për tri vjet KEK-u investoi 1 milion euro për komunitetin

Periskopi.com Lajme

Korporata Energjetike e Kosovës po vazhdon të investoj në plotësimin e nevojave të komunitetit.

Vetëm në vitin 2019 vlera e investimeve arrini në shumën prej 110 mijë euro.

Një nga lokalitetet që ka përfituar nga investimet e KEK-ut është fshati Dardhishtë i Obiliqit.

Falë investimeve të KEK-ut, banorët e këtij fshati tashmë nuk e kanë problem pluhurin dhe gropat e mbushura me ujë.

“KEK-u e ka rikultivuar, e ka mbjell, ka mbush gropat me dhe, e ka mbuluar hirin me dhe, dhe tash është bërë ambienti qind për qind më i mirë se që ka qenë më përpara. Këtu janë rrezikuar fëmijët të mbyten në gropat e ujit. Por, tash është mirë nuk është keq. Është bërë stadiumi. Falënderojmë KEK-un dhe të gjithë ata që kanë marrë iniciativë për ta ndërtuar. Tash është mirë. Këtë vit janë mbjellë 4000 fidanë, pisha, drunj etj. Shpresojmë se brenda mundësive do mbjellin prape. Mbjellja ka ndikuar shumë, pasi më nuk ka pluhur dhe ajri e ambienti është bërë i pastër”, deklaroi Daut Gashi, banor i Dardhishtës.

Ndërtimi i fushës së sportit po shihet edhe si një mundësi e mirë që fëmijët dhe të rinjtë të përfitojnë në aspektin edukativ.

“Ne e falënderojmë KEK-un për këtë fushë që e ka ndërtuar. Është shumë e mirëpritur nga ana jonë. Ndikimi për rininë i fushës që është ndërtuar në këtë kohë, është shumë i rëndësishëm duke marrë parasysh se kjo fushë ka një rol edukativ për rininë. D.m.th e gjithë rinia, mirëpo edhe moshat tjera munden të vijnë këtu dhe të luajnë gjatë kohës së lirë dhe t’i shmangen rrugëve tjera që nuk janë edukative, arsimore për rininë e këtij vendi. Në të ardhmen kemi menduar të mbajmë turnirë duke filluar nga futbolli, basketbolli, volejbolli, sepse kjo fushë i plotëson këto tri nevoja për të zhvilluar lojë”, deklaroi arsimtari Driton Gashi.

Pos ndërtimit të fushës, banorët e Obiliqit kanë përfituar edhe nga dy parqe multi funksionale.

Në këto parqe janë vendosur pajisje që shërbejnë për të gjitha moshat.

Madje, banorët që jetojnë tek parku i Obiliqit kanë pasur përfitim të madh nga ndërtimi i fushës, e cila dikur ishte deponi e madhe bërlloku.

“Ky projekt ka qenë shumë me rëndësi për lagjen tonë për shkak se ky vend përpara ka qenë më shumë si deponi e mbeturinave, ku njerëzit kanë hedhur bërllok dhe gjëra tjera, po ashtu kanë qëndruar edhe qentë endacak që kanë qenë rrezik për fëmijët e lagjes tonë, ndërsa tash ky projekt është realizuar dhe është bërë mirë shumë mirë për rininë dhe për pleqtë gjithashtu, sepse e kanë pjesën për të qëndruar dhe pushuar, ndërsa ne të rinjtë kemi pjesën për aktivitet fizike ku mund të luajmë ping pong, shah, tenis dhe të gjitha sportet t’i zhvillojmë në një vend”, tha Rinor Selmani.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli ka deklaruar se për Korporatën Energjetike të Kosovës, përmirësimi i jetës së qytetarëve është një nga objektivat kryesore të saj.

“Këtë vit Korporata Energjetike e Kosovës ka realizuar dy parqe dhe një fushë të sportit. Fushën e sportit në Dardhishtë siç e patë, parkun këtu në qendër të qytetit dhe është parku i Obiliqit. Të gjitha këto projekte kapin vlerën prej rreth 110 mijë euro, ndërsa në tri vitet e fundit Korporata Energjetike e Kosovës vetëm në realizimin e projekteve për komunitetin ka shpenzuar një shumë prej rreth 1 milion euro.

Korporata Energjetike e Kosovës do të vazhdoj me projekte të tilla për komunitetin çdo vit edhe këtë vit kemi ndarë buxhetin për këtë fushë”, deklaroi Bucolli, i cili shtoi se pos parqeve dhe fushave të sportit, KEK-u ka investuar edhe në asfaltimin e disa rrugëve në fshatin Hade dhe në ndriçimin e tri rrugëve që lidhin Obiliqin me fshatrat për rreth.

KEK-u tejkalon të gjitha parashikimet, 23 milionë euro profit për 11 muaj

Periskopi.com Lajme

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) është dëshmia me e mirë për të demantuar të gjithë ata qe pretendojnë se një ndërmarrjet publike e menaxhuar nga stafi vendor nuk mund të jetë e suksesshme dhe të operoj me profit. 

​Kjo ndërmarrje publike, vitin 2019 po e mbyll me 23 milion euro profit qe shënon një rritje rekord prej 30% me shumë sesa vitin paraprak.

Në të njëjtën kohë ka rritur investimet kapitale për të garantuar siguri në prodhimin e energjisë elektrike dhe njëkohësisht ka ulur shpenzimet operative.

Të hyrat e realizuara për periudhën raportuese, Janar – Nëntor 2019, kanë arritur shumën prej 166.9 milionë euro, nga kjo shumë vetëm nga eksporti i energjisë elektrike janë realizuar 20 milionë euro.

​Thaçi: Të gjitha njësitë kanë kaluar parashikimet  Drejtor menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi ka bërë të ditur se këto rezultate janë arritur falë një punë dhe përkushtimi në të gjitha njësitë gjeneruese. 

“Këtë vit kemi realizuar nxjerrjen e djerrinës mbi 11% krahasuar me vitin 2018. Kemi rezultate të mira në nxjerrjen e thëngjillit, ku kemi tejkaluar planin mbi 3% apo 6% me shumë nëse e krahasojmë me vitin e kaluar.

Gjithashtu, kemi krijuar rezerva të mjaftueshme të thëngjillit në dy deponitë të cilat na japin komoditet që deri në marsin e vitit të ardhshëm të mos kemi probleme me furnizim me thëngjill.

Termocentrali Kosova A, edhe pse është me pajisje të vjetra i lëshuar në punë para 60 viteve, këtë vit ka arritur rekord në prodhim. Në fakt e ka thyer rekordin e vitit 1988. Ka tejkaluar planin vjetor mbi 11%, ndërsa 6% më shume se në vitin paraprak.

Po ashtu kemi një performancë të mirë edhe në termocentralin Kosova B, i cili e ka kaluar planin e paraparë për 2%, apo 3% me shumë sesa në vitin paraprak.

Ky prodhim dhe ky angazhim i të gjithëve na ka bërë që KEK-u këtë vit të shpallet tatim paguesi,më i madh në Kosovë”. Ka thënë Thaçi.

Lluka: E rrallë kur një ndërmarrje publike rrit të hyrat dhe zvogëlon shpenzimet operative 

Ndërsa Ministri në largim i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka potencuar se KEK-u është njëra prej ndërmarrjeve publike të rralla që ka rritur të hyrat dhe ka pasur një përformancë të mirë dhe njëkohësisht ka ulur shpenzimet operative.

“Kjo tregon se vitin e fundit edhe pse është rritur qarkullimi nuk janë rritur shpenzimet operative. Pra kjo është e rrallë që shihet në ndërmarrjet publike. Në ndërmarrjet publike gjithmonë kemi rritje të shpenzimeve, rritje të punësimit, rritje të shpenzimeve operative, por në vitin 2019 KEK-u e ka bërë një punë të mirë në menaxhimin e saj, duke rritur fitimin rreth 30% nga viti 2018. Po ashtu është me rëndësi të ceket se KEK-u me prodhimin e energjisë elektrike ka arritur që të eksportoj energji në vlerë prej 20 milionë euro. Pra eksporti i energjisë elektrike ka benifite të shumëfishta për ne si vend, pra jo vetëm që e përmirëson bilancin tregtar, e rrit eksportin, por gjithashtu edhe që të hyrat të hyjnë nga jashtë-brenda, që ndikon drejtpërdrejt në rritjen e produktit vendor. Pra sa i përket numrave, financave në përgjithësi ka pasur një menaxhim të kënaqshëm në këtë vit”, ka thënë ministri Lluka.

Ai po ashtu ka potencuar se KEK-u tashmë duhet të bëjë planifikim për investime të mëdha kapitale, siç është hapja e minierës së re, blerja e eskavatorëve të rinj, si dhe normalisht përmirësimi apo rregullimi i termoelektranave që në vazhdimësi duhet të bëhet rehabilitimi i tyre.

“Tashmë ne jemi duke u futur në fazën e rehabilitimit të Kosovës B, që është një investim 380 milionë euro, ku 80 milionë janë grant nga Komisioni Evropian, që gjithashtu kërkon investime dhe përkrahje besoj nga buxheti i Republikës së Kosovës në mënyrë që ta bëjmë një rehabilitim të mirë për 20 vjetët e ardhshme”. Ka thënë Valdrin Lluka – Ministër në largim i MZHE-së”, ka thënë Lluka.

Nga ana tjetër, edhe kryesuesi i Bordit të KEK-ut, Faruk Hajrizi ka pohuar se rezultatet janë evidente dhe KEK-u këtë vite është edhe tatimpaguesi me i madh në vend.

​“Ka pasur një performancën më të mirë. Jemi kompania apo super kompania në Kosovë sepse kemi arritur të gjitha caqet qoftë në aspektin prodhues, qoftë edhe në aspektet tjera ekonomike dhe financiare. Politikat tona tashmë do të fokusohen tek rinimi i stafit, pasi aty kemi pasur një ngecje viteve të kaluara. Vit pas viti jemi duke e bërë rinimin e stafit dhe shpresojmë që vitet e ardhshme do të korrim rezultate edhe më të mëdha. Po ashtu kemi bërë planifikime të mëdha strategjike se si kompania të rris profitin e vet në përqindje të caktuar, vit për vit po bëjmë plane”, ka deklaruar Hajrizi.

Pos angazhimit në sigurimin e furnizimit sa më të mirë me energji, KEK-u është bërë partner shumë i rëndësishëm edhe për Administratën Tatimore të Kosovës.

Në këtë drejtim, Ilir Murtezaj – Drejtor i ATK-së është shprehur se, KEK-u sikurse edhe në vitet paraprake ka vazhduar të performojë mirë në pagesën e tatimeve.

“Është  njëri ndër tatimpaguesit më të mëdhenj në kuadër të pagesës së tatimeve të brendshme në kuadër të Administratës Tatimore të Kosovës. Ne kemi bashkëpunuar edhe në fushën e tatimit, por jemi duke menduar dhe punuar në drejtim të këmbimit të informatave në mes të KEK-ut dhe

ATK-së me qëllim të identifikimit të gjithë tatimpaguesve që zhvillojnë aktivitet ekonomik dhe duhet të jenë obligues tatimor”. u shpreh Murtezaj.

OEK: KEK-u është tatimpagues dhe punëdhënës lider 

Kurse drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) kanë vlerësuar lartë rezultatet e KEK-ut duke thënë se për herë të parë një ndërmarrje publike është lider apo hyn në listën e tatimpaguesit me të madh në Kosovë.

“Berat Rukiqi, drejtor i OEK ka treguar se kanë pasur takime të vazhdueshme me menaxhmentin e KEK-ut për t’i shprehur nevojat e komunitetit të biznesit në raport me çështjet e ndryshme që lidhen me energjinë, përfshirë edhe hapjen e tregut ku KEK-u mund të ketë një rol të rëndësishëm. Jemi të interesuar që të punojmë bashkërisht në riaftësimin e punëtorëve qoftë në sektorin energjetik, qoftë në sektorët tjerë që mund të përfitojnë nga resurset e jashtëzakonshme të qendrës së trajnimeve që ka KEK-u. Performanca e KEK-ut, vazhdon të përkthehet edhe në pagesën e kontributeve të rëndësishme për vendin, duke qenë si kompania publike tatimpaguesi lider, si punëdhënës lider dhe normalisht ne edhe si Odë Ekonomike e Kosovës duke e parë nevojën që të vlerësohen kontributet e kompanive, qoftë atyre publike, qoftë atyre private, për herë të parë një kompani publike këtë vit që është KEK-u është shpërblyer ose ju ka nda çmimi për tatimpaguesin e vitit”, ka potencuar Rukiqi.

Investimet mbi 400 milionë euro 

Sa i përket investimeve kapitale për vitet e ardhshme, drejtori menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi ka bërë të ditur se nga projektet më të rëndësishme është hapja e minierës së re. Sipas vlerësimeve të bëra nga një kompani gjermane, investimi do të shkoj diku rreth 400 milionë euro pa përfshire pjesën e shpronësimeve. Ky investim do të sigurojë thëngjill për termocentralet ekzistuese dhe të reja edhe për 40 vitet e ardhshme.

“Edhe pse kemi paguar të gjitha tatimet ndaj shtetit prapë kemi arritur një fitim për 11 muaj rreth 23 milionë euro. Ky fitim na jep komoditet qe të futemi në investime të mëdha kapitale në hapjen e minierës se re dhe pajisjeve përcjellëse teknike në mënyre qe të garantojmë  siguri energjetike edhe për 40 vitet e ardhshme. Në këtë drejtim fokus të veçantë po i japim edhe projekteve ambientale ku kanë filluar investimet në krijimin e zonave të gjelbërta e po ashtu projekti madhor i ndërtimit të parkut solar qe do të jetë me i madhi në rajon”. ka thënë Thaçi.

KEK të gatshëm për sezonin dimëror

Periskopi.com Lajme

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë gjitha përgatitjet e nevojshme që gjatë sezonit të dimrit mos të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Kjo siguri ka ardhur në bazë të rezervave të mjaftueshme të thëngjillit dhe riparimit të blloqeve që mos të ketë rënie të tyre.

Kështu ka thënë drejtori i KEK-ut, Njazi Thaçi gjatë një takimi me kryetarin e Odës Ekonomike, Berat Rukiqi.

Krahas kësaj u theksua nevoja e bashkëpunimit dhe avancimit të Qendrës të Trajnimit në KEK, që biznese të ndryshme të shfrytëzojnë, sidomos te fushat e industrisë së metaleve.

Kryeshefi i KEK-ut po ashtu e siguroi Rukiqin se gjithë bizneset që janë konsumatorë të mëdhenj, e që janë të lidhur me rrjetin e transmisionit do të kenë mundësi që energjinë elektrike të marrin nga KEK.

“KEK-u ka bërë gjitha përgatitjet e nevojshme që sezonin dimëror të kalojë sa më mirë të jetë e mundshme. T’i respektojë gjitha marrëveshjet kontraktuale që i ka me  akterët tjerë. Kemi rezerva të mjaftueshme të thëngjillit që na jep komoditet që dimrin ta kalojmë pa problem. Po ashtu, i kemi bërë gjitha përpjekjet e mundshme që riparimet e blloqeve të kryhen me kohë më të hershme në mënyrë që në sezonin e dimrit mos të kemi rënie të blloqeve si ka qenë deri më tash…po ashtu diskutuam edhe shumë çështje që lidhen me bizneset, siç është mundësia që konsumatorët e mëdhenj që janë të lidhur në rrjetin e transmisionit të kenë mundësi që energjinë elektrike të marrin nga KEK-u. U pajtuam bashkërisht që këtë çështje të ngrisim në organet relevante që merren më këtë çështje. Po ashtu, si pikë diskutimi ishte dhe çështja që e mundësisë që bizneset tona të kenë mundësi që stafin e vet t ë vijnë të trajnon në qendrën e trajnimit në KEK”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi duke folur për nevojën energjisë elektrike te bizneset u shpreh optimist se këtë sezon dimëror ato nuk do të ketë këtë problem. Teksa shprehu nevojën e trajnimit dhe certifikimit të fuqisë punëtore në Qendrën Trajnimeve në KEK.

“Oda Ekonomike ka mundësi që të ketë partneritete mes Odës, KEK-ut, sektorit privat dhe natyrisht komunitetit të donatorëve që e përkrahin vendin për me fuqizu dhe avancu punën e Qendrës së Trajnimeve e cila është padyshim një prej qendrave më moderne në rajon sa i përket mundësive të për trajnim dhe certifikim të fuqisë punëtore, sidomos për fushat që ne kemi tash nevojë tek industria e metaleve, sektori i energjisë, ndërtimi dhe kështu me radhë”, u shpreh Rukiqi.

Gjatë këtij takimi mes tjerash u theksua nevoja  e bashkëpunimit më të madh mes KEK-ut edhe OEK për t’iu shërbyer bizneseve.

KEK-u synon të shndërroj ish deponinë e hirit në oazë të gjelbër

Periskopi.com Lajme

Kjo zonë që për 50 vjet shërbente si deponi e hirit dhe djerrinës po ri kultivohet nga Korporata Energjetike e Kosovës.

Në hapësirën prej 3.5 hektarësh, po përfundon procesi i mbjelljes së 3500 fidanëve, ndërkohë që synohet që të mbillen mbi 80.000 fidanë në mbi 80 hektar.

Nga ky projekt pritet të përfitojnë tri komuna që kanë pasur probleme të mëdha me ndotjen.

“Që nga vitet e 60-ta në këtë zonë prej 250 hektarëve është hudh historikisht hiri, si dhe dheu, djerrina dhe në bazë të gjitha matjeve dhe studimeve që ishin diku 80% të ndotjes duke filluar nga Prishtina, Fushë Kosova po edhe Obiliqi është bërë nga këtu. Tash kjo zonë është stabilizuar,ndotja është eliminuar dhe ka filluar tash faza përfundimtare e ri kultivimit biologjik. Fillimisht kemi filluar mes kësaj zone që është në mes të Fushë Kosovës dhe Obiliqit. Faza fillestare e cila është në përfundim e sipër, mbjellja e 3500 fidanëve, e cila është në përfundim, e cila mbulon një zonë prej 3.5 hektarëve, ndërsa kjo është vetëm faza fillestare e projektit”, deklaroi Edmond Nulleshi, drejtor ekzekutiv i Shërbimeve të Korporatës.

Ai ka bërë të ditur se kanë filluar diskutimet me Bankën Botërore për një projekt madhor për rikultivimin e plotë të gjithë zonës, e cila më pas do të jetë në dispozicion për shfrytëzim nga komuniteti.

“Për sa i përket ri kultivimit të tokës, ne jemi tash në fazën e pastrimit të zonave përreth KEK-ut, të cilat janë në kufi me banorët. Në këtë vijë, diku rreth 40 hektarë është bërë pastrimi i të gjitha shkurreve dhe është përgatit terreni ku ka qenë një angazhim në vijë konstante prej diku rreth 20 punëtorëve, 10 makineri të rënda për 4 muaj e gjysmë, dhe kjo ka përfunduar.

Tash jemi në fazën e kontraktimit, së pari projektimit por edhe të dizajnimit të një brezi të gjelbër, ku këto 40 hektarë përafërsisht do të rrethohen me një brez të gjelbër që të krijohet një kufi natyral që banorët të mos afektohen dhe ndotja të jetë minimale, të themi sikur në perëndim”, tha Nulleshi.

Korporata Energjetike e Kosovës nga viti 2015 kur përfundoi investimet e mëdha që kapën vlerën e rreth 60 milionë eurove, filloi procesin e investimeve të mëdha për uljen e ndotjes.

Një nga projektet më të mëdha, i financuar nga BE, është edhe ndërrimi i elektrofiltrave në Termocentralin Kosova B.

Investimet e KEK-ut në projektet e ambientit

Periskopi.com Lajme

Me qëllim të rritjes së kujdesit për ambientin në Korporatën Energjetike të Kosovës do të investohen edhe disa milionë euro.

Janë 76 milionë euro që do të shkojnë në ndërrimin e elektrofiltrave të Termocentralin Kosova B.

Me përfundimin e projektit për ndërrimin e elektrofiltrave, KEK-u nga viti 2021 do të operoj me standarde të Bashkimit Evropian.

Ky projekt do të financohet nga fondet e IPA-s, përderisa Zyra e BE-së është në fazën përmbyllëse të projektit sa i përket pjesës administrative.

Drejtori i Termocentralit Kosova B, Luigj Imeri, ka thënë se ky projekt është shumë i rëndësishëm si për banorët ashtu edhe për vet korporatën.

“Sipas parashikimeve tona, ky projekt do të filloj pas 6 muajve nëse shkon gjithçka në rregull. Përfundimi i projektit është në dy faza, e para është në njësinë B1, e cila përfundon rreth 15 dhjetorit të vitit 2020 dhe faza e dytë është ajo e njësisë B2, e cila do të përfundoj në vitin 2021. Ky projekt është shumë i rëndësishëm për vendin mbi të gjitha për popullatën që jeton këtu, por edhe për vet KEK-un. Ky termocentral, pas implementimit të këtij projekti do të operoj sipas standardeve të BE-së”, ka thënë Imeri.

Banorët e fshatit Hade të cilët jetojnë afër KEK-ut, thonë se investimet e bëra nga KEK-u, kanë ndikuar dukshëm në përmirësimin e ndotjes, që njëherësh kanë ndikuar për një jetë më të mirë.

“Në krahasim me gjendjen siç ka qenë para luftës apo menjëherë pasluftës, ka ndryshime më të mira. Me investimet e KEK-ut që i ka bërë në filtra. Ka përmirësime më të mira. Si banorë, kërkojmë nga KEK-u që të vazhdoj me punë dhe të përmirësoj më shume gjendjen e ambientit sipas standardeve të BE-së. Kërkojmë nga Qeveria që të na bëjë një zgjidhje pasi kjo pjesë ka mbetur si geto dhe nuk ka kushte për jetesë. Ne presim zhvendosjen e komplet fshatit. Këtu nuk kanë mbetur shumë banorë, ata që kanë mbetur fëmijët i dërgojnë në shkollë me vetura private, prandaj gjysma e fshatit janë zhvendosur në Obiliq”, deklaroi Valton Preniqi banor i fshatit Hade.

Zyrtarë të KEK-ut thonë se për të përmirësuar gjendjen e vështirë të trashëguar pas luftës, kanë realizuar një numër projektesh për përmirësime në ambient.

“Si një ndërmarrje me rëndësi të veçantë për vendin, Korporata Energjetike e Kosovës në objektiv të vazhdueshëm ka edhe komponentën ambientale. Në këtë drejtim KEK-u ka përfunduar një cikël investimesh në disa projekte, por do t’i përmendi vetëm tri prej tyre, siç janë, ndërrimi i elektrofiltrave të Temocentralit Kosova A, transporti hidraulik i hirit, i cili më nuk bëhet përmes trakave, por përmes gypave me përzierje, një litër ujë-një hi dhe mbulimi i një kodre prej 250 hektarësh me hi, e trashëguar që nga paralufta. Përndryshe, sa i përket tymit të përmendur ditëve të fundit, kjo ndodh në të gjitha termocentralet edhe në termocentralet e tona është proces teknik, i cili është i pashmangshëm në rastet kur ristartohet blloku, përndryshe kjo ndodh 3-4 orë derisa të hynë në funksion djegia e thëngjillit”, ka thënë Skender Bucolli, Drejtor në Zyrën për media të KEK-ut.

Vlera totale e investimeve të KEK-ut në përmirësimin e ambientit gjatë 10 viteve të fundit ka arritur në 60 milionë euro.

Investimet e KEK-ut në projektet e ambientit

Me qëllim të rritjes së kujdesit për ambientin në Korporatën Energjetike të Kosovës do të investohen edhe disa milionë euro. Janë 76 milionë euro që do të shkojnë në ndërrimin e elektrofiltrave të Termocentralin Kosova B.Me përfundimin e projektit për ndërrimin e elektrofiltrave, KEK-u nga viti 2021 do të operoj me standarde të Bashkimit Evropian. Ky projekt do të financohet nga fondet e IPA-s, përderisa Zyra e BE-së është në fazën përmbyllëse të projektit sa i përket pjesës administrative. Drejtori i Termocentralit Kosova B, Luigj Imeri, ka thënë se ky projekt është shumë i rëndësishëm si për banorët ashtu edhe për vet korporatën. "Sipas parashikimeve tona, ky projekt do të filloj pas 6 muajve nëse shkon gjithçka në rregull. Përfundimi i projektit është në dy faza, e para është në njësinë B1, e cila përfundon rreth 15 dhjetorit të vitit 2020 dhe faza e dytë është ajo e njësisë B2, e cila do të përfundoj në vitin 2021. Ky projekt është shumë i rëndësishëm për vendin mbi të gjitha për popullatën që jeton këtu, por edhe për vet KEK-un. Ky termocentral, pas implementimit të këtij projekti do të operoj sipas standardeve të BE-së", ka thënë Imeri. Banorët e fshatit Hade të cilët jetojnë afër KEK-ut, thonë se investimet e bëra nga KEK-u, kanë ndikuar dukshëm në përmirësimin e ndotjes, që njëherësh kanë ndikuar për një jetë më të mirë. "Në krahasim me gjendjen siç ka qenë para luftës apo menjëherë pasluftës, ka ndryshime më të mira. Me investimet e KEK-ut që i ka bërë në filtra. Ka përmirësime më të mira. Si banorë, kërkojmë nga KEK-u që të vazhdoj me punë dhe të përmirësoj më shume gjendjen e ambientit sipas standardeve të BE-së. Kërkojmë nga Qeveria që të na bëjë një zgjidhje pasi kjo pjesë ka mbetur si geto dhe nuk ka kushte për jetesë. Ne presim zhvendosjen e komplet fshatit. Këtu nuk kanë mbetur shumë banorë, ata që kanë mbetur fëmijët i dërgojnë në shkollë me vetura private, prandaj gjysma e fshatit janë zhvendosur në Obiliq", deklaroi Valton Preniqi banor i fshatit Hade. Zyrtarë të KEK-ut thonë se për të përmirësuar gjendjen e vështirë të trashëguar pas luftës, kanë realizuar një numër projektesh për përmirësime në ambient. "Si një ndërmarrje me rëndësi të veçantë për vendin, Korporata Energjetike e Kosovës në objektiv të vazhdueshëm ka edhe komponentën ambientale. Në këtë drejtim KEK-u ka përfunduar një cikël investimesh në disa projekte, por do t’i përmendi vetëm tri prej tyre, siç janë, ndërrimi i elektrofiltrave të Temocentralit Kosova A, transporti hidraulik i hirit, i cili më nuk bëhet përmes trakave, por përmes gypave me përzierje, një l itër ujë-një hi dhe mbulimi i një kodre prej 250 hektarësh me hi, e trashëguar që nga paralufta. Përndryshe, sa i përket tymit të përmendur ditëve të fundit, kjo ndodh në të gjitha termocentralet edhe në termocentralet e tona është proces teknik, i cili është i pashmangshëm në rastet kur ristartohet blloku, përndryshe kjo ndodh 3-4 orë derisa të hynë në funksion djegia e thëngjillit", ka thënë Skender Bucolli, Drejtor në Zyrën për media të KEK-ut. Vlera totale e investimeve të KEK-ut në përmirësimin e ambientit gjatë 10 viteve të fundit ka arritur në 60 milionë euro.

Posted by Korporata Energjetike e Kosovës Sh.a/ KEK Sh.a on Monday, 28 October 2019