Vetura godet një vajzë në Prishtinë, policia jep detaje

Periskopi.com Lajme

Një vajzë është goditur nga vetura sot në orët e mbrëmjes në rrugën” Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë. Policia e Kosovës ka treguar se vajza e lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 20:00, në rrugën Dëshmoret e Kombit në Prishtinë, është goditur një këmbësor nga një automjet në lëvizje. Automjeti që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasoj e aksidentit , lëndime trupore ka pësuar këmbësorja( femër) e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Vetura godet dy këmbësorë në Viti

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident trafiku me pjesëmarrjen e një automjeti me tabela vendore dhe dy personave këmbësor të moshës së mitur.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy këmbësorët të cilët fillimisht kanë marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit, e më pas janë dërguar për tretman të mëtejme në QKUK.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin Prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.

 

 

Aksident në Prishtinë, lëndohen edhe dy këmbësorë

Periskopi.com Lajme

Rreth orës 19.00 ka ndodhur një aksident trafiku në kryeqytet, më konkretisht në lagjen “Dardania”.

Për pasojë lëndime trupore kanë marrë dy këmbësorë.

Të përfshira në aksident kanë qenë dy vetura, një “Golf 5”, si dhe një “Audi”, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë Policia e Kosovës.

Me rastin në fjalë po merren organet e hetuesisë.