Melinda paralajmëron këngën e re me foto të nxehta

Periskopi.com Showbiz

Reperja Melinda Ademi ka vendosur që ta përfundojë këtë vit me një këngë të re

Reperja, e cila ka filluar të jetë aktive në rrjetet sociale që disa ditë duke postuar edhe disa foto që i ka realizuar në Blue Lagoonën e famshme islandeze, ka paralajmëruar sot se të premten do ta lansojë këngën e saj të re.

“Karma”, do të quhet kjo këngë që Melinda ka thënë se do ta lansojë me datën 15 të këtij muaji, pra të dielën.

Kënga e fundit e Melindës ishte “A po don pak”, para tre muajve, këngë kjo që ka më shumë se katër milionë klikime në youtube.

Adelina Berisha ndryshon komplet, kjo është pamja e saj në videoklipin e këngës së re

Periskopi.com Showbiz

Artistja e njohur, Adelina Berisha sapo publikoi këngën e re “Loti im”.

Për muzikën u përkujdes Irkenc Hyka, ndërsa për tekstin Petro Xhori, transmeton rtv21.tv

Adelina si gjithmonë duket shumë tërheqëse.

E veçanta është se ajo vjen me një stil ndryshe të flokëve, me balluke, ashtu siç nuk e keni parë më herët.

Kida shkëlqen me paraqitjen, pas publikimit të këngës së re

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja Orhidea Latifi, e njohur me emrin artistik Kida, edhe pse e re në moshë ka arritur të marrë një vëmendje të madhe nga publiku për shkak të projekteve të saj muzikore, shkruan Indeksonline.

Këngët e saj pëlqehen shumë, duke u kthyer menjëherë në hite, e njejtë ka bërë edhe së fundmi kur ka publikuar këngën ‘Malli’, që u prit shumë mirë nga publiku.

Pas publikimit të këngës, ajo duket se po e shijon suksesin dhe pritjen e ngrohtë nga publiku.

Në paraqitjen e saj të fundit, ajo ka shkëlqyer me pamjen.

 

“U rrit” Fero u bë ‘Mozzik’, sjell këngën e parë pas daljes nga On Records

Periskopi.com Showbiz

Fero a publikuar me videoklip projektin e tij të parë pas daljes nga labeli që i solli famën.

Reperi Fero ka publikuar këngën e tij më të re, “Jom rrit”.

Ai i ka realizuar edhe videoklip projektit të parë si artist i pavarur dhe këngës së parë jashtë On Records, përcjellë Express.

Për të realizuar këtë këngë, Fero ka qëndruar në Gjermani, ku ka punuar me producentë të njohur.

Ai duket se po ndjek rrugën e Mozzik, duke vazhduar karrierën në muzikën gjermane dhe duke bashkëpunuar me artistë të industrisë muzikore gjermane.

Reperi ka lajmëruar se prej tani do të vazhdojë të punojë në Berlin për projektet e radhës, ndërsa bashkë me Avni Halimin kanë vendosur të formojnë #EkipinFero.

Vajza me shami dhe automekanike pjesë e videoklipit të Rita Orës (Video)

Periskopi.com Showbiz

Rita Ora sapo la lansuar projektin esaj më të ri muzikor, transmeton Periskopi.

Pjesë e albumit të ri “Phoenix” është kënga “New Look”, një këngë plot ritëm, e shoqëruar edhe me videoklip.

Në videoklipin e ri të xhiruar në Dubai kësaj here Rita ka vendosur që pjesë të performancës t’i bëj edhe disa vajza në role të ndryshme.

Të mbuluara me shami, automekanike dhe shofere të zonja në garat me vetura, janë rolet të cilat këngëtarja kosovare ka vendosur t’i bëj pjesë e klipit të cilin mund ta shihni në kanalin e saj në YouTube. /Periskopi

“A m’ke harru” thotë Leonora në këngën e re (Video)

Periskopi.com Showbiz

Leonora Jakupi ka publikuar këngën e re pas një kohe të gjatë pa projekte muzikore.

Ajo solli “A m’ke harru” në shoqërinë e një videoklipi të xhiruar nga produksioni Max, njofton Klan Kosova.

Muzikën e punoi Irkenc Hyka ndërkaq tekstin e shkroi Muma.

Ledri lanson super-hitin e radhës (Video)

Periskopi.com Showbiz

Ledri Vula njihet si një nga reperët më të mirë shqiptarë.

Gjithnjë me këngët që publikon reperi pritet me krah të hapur nga publiku dhe arrin shifra milionëshe të dëgjueshmërisë.

Pak ditë më parë Ledri paralajmëroj projektin e ri muzikorë me titull ‘MEM’ që tanimë është lansuar.

E ky pritet të jetë super hiti i kësaj vere, duke qenë se Vula asnjëherë nuk i zhgënjen fansat e tij.

2Ton lanson projektin “Ca Va” (Video)

Periskopi.com Showbiz

Këngëtari 2Ton nuk po ndalet së punuari, duke sjellë shumë shpesh projekte të reja.

“Ca Va”mban titullin kënga më e re nga reperi të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip, njofton Klan Kosova.

Për tekstin dhe muzikën është përkujdesur vetë 2Ton, ndërsa klipi është punuar nga Metro Music.

Kënga ka mjaft ritëm dhe klipi është shoqëruar me vajza me veshje provokuese.

Yll Limani po vjen me këngë të re (Video)

Periskopi.com Showbiz

Yll Limani ka paralajmëruar projektin e tij më të ri, të cilin pritet ta publikojë shumë shpejt.

“Nuk po kalojka” titullohet kënga e re nga Ylli, të cilës do t’ia shoqërojë edhe videoklipin, ndërsa një pjesë të projektit e zbuloi në videon që e postoi së fundi në Instagram.

“qe e paska n’zemer, tjeterkon… Se shpejti #nukpokalojka??“, ka shkruar Ylli.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Yll Limani është “A don hala”, duet ky me Tuna Sejdiun, që është pritur shumë mirë nga publiku.

 

View this post on Instagram

 

qe e paska n’zemer, tjeterkon… Se shpejti #nukpokalojka???

A post shared by Yll Limani (@ylllimani) on

Ed Sheeran publikon këngën romantike (Video)

Periskopi.com Showbiz

Ed Sheeran vjen me këngën e radhës romantike.

Këngëtari britanik njihet për baladat e tij me teskte e tinguj shumë romantikë, në të cilat e gjejnë veten shumë njerëz e sidomos të dashuruarit në mbarë botën.

Shumë këngë të këngëtarin janë shndërruar në ‘himne’ të dasmave të martesave të çifteve, e këngët si ‘Thinking Out Loud’ e ‘Perfect’ janë përdorur si kolonë zanore e vallëzimeve të para ose prerjes së tortës.

E duket se edhe për këtë sezon dasmash Sheeran është përkujdesur që një këngë e tij të përcjellë momentet më të veçante të çifteve.

Ai ka publikuar këngën me titullin ‘Best part of me’, një baladë kjo që vjen si seri e bashkëpunimeve të albumit më të ri të këngëtarit.

Bashkëpunimi me Yebba është pritur shumë mirë nga fansat, pasi më në fund pas shumë këngëve të reja që po publikon Ed Sheeran këto ditë, kjo është një këngë që i ngjan më shumë stilit për të cilin njihet artisti.

Në këngën e re Seven Saraçi tregon për ‘ferrin’ që kishte përjetuar gjatë luftës (Video)

Periskopi.com Showbiz

Seven Saraçi kishte javë që po paralajmëronte këngën e re, dhe kjo duket diçka më speciale nga ato që jemi mësuar të dëgjojmë.

Artisti ka rrëfyer historinë e tij prekëse që kishte përjetuar gjatë luftës në Kosovë, ku kishte humbur gjithçka përfshirë edhe shtëpinë.

Në postimin e bërë ai shkroi: “Unë kam lindur në Kosovë dhe jam rritur në New York. Në 1996-ën familja ime u detyrua që të largohej nga shtëpia si pasojë e luftës politike që po shkatërronin shtetin. Kam parë shtëpinë e fëmijërisë teksa shkrumbohej. Kemi humbur gjithçka, miqtë, komshinjtë dhe familjen. Erdhëm në Amerikë pa asgjë tjetër përveç disa rrobave të futura në një çantë shpine dhe disa gjërave të tjera që arritëm t’i shpëtonim nga shtëpia. Fakti që u rrita në New York ka qenë një bekim. Në një qytet kaq ndryshe, me kaq shumë kultura, nuk mund të mos përfshihesha me rrymën. Unë kam lindur shqiptar, por New York-u më ka bërë njeriun që jam sot. Dua të falënderoj të gjithë fansat që kanë qenë me mua në këtë rrugëtim muzikor, prindërit e mi, historia muzikore e pasur e të cilëve ka rrethuar gjithë jetën time dhe më ka lejuar të kem zërin tim. Faleminderit. Çdo gjë që bëj e bëj për ju dhe uroj që një ditë t’jua shpërblej për çdo mundësi që më keni dhënë. Ndërsa për vendlindjen time, do ju tregoj të gjithëve, çfarë mund të bëjë një i ri refugjat nga Kosova në këtë vorbull të madhe jete. Faleminderit të gjithëve ju që më keni shoqëruar në këtë udhëtim”, shrkuan Saraqi.

 

View this post on Instagram

 

I was Born in Kosovo, raised in New York. In 1996 my family was forced to flee to the U.S from their home due to the political wars ravaging our country. I witnessed my childhood home burned to the ground. We Lost everything. Neighbors, friends and family. We came to America with nothing but the clothes on our backs and small suitcases with the few pieces of home we were able to escape with. Growing up in NYC was nothing short of a blessing. In such a diverse city with so many vibrant cultures I couldn’t help but soak it all in. I am Albanian by birth but NYC molded me into the man I am today. I want to thank my fans that have been with me throughout this musical Journey and have watched me grow into what I am today. My parents who’s rich history in music has always surrounded my life and allowed me to find my own voice Thank you. Everything I do is for you and I hope to one day repay you for the opportunities you have allowed me to have. For my country I will show you what a young refugee boy from Kosovo was able to make of himself in the grand scheme of Life. Thank you all for taking this ride with me. No matter the highs or lows ain’t Nothing Changed. ?? (Link in Bio) #NothingChanged out now in all digital platforms! Video By: @questin_tarantino

A post shared by Seven (@7saraci) on

Kush e frymëzoi Elvana Gjatën për të shkruar tekstin e këngës së re?

Periskopi.com Showbiz

Me tu publikuar ‘Fustani’ morri pëlqimin e publikut.

Ditën e djeshme Elvana Gjata dhe Capital T publikuan bashkëpunimin e dytë mes tyre, “Fustani”, shkruan lajmi.net.

Kënga është kthyer shumë shpejt në një hit dhe ka arritur mbi 800 mijë klikime në Youtube brenda disa orëve.

Këngëtarja me postimin e bërë në Instagram ka treguar se fustani i dizajnuar nga kreatori i saj kishte frymëzuar artisten për tekstin e këngës.

 

View this post on Instagram

 

I wrote this song inspired by @valdrinsahitiofficial ART #fustani

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Rikthehet Gjira, tregon emrin e këngës që do ta lansoj së shpejti (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Viti 2019-të duket se do të jetë viti kur do të rikthehet plotësisht në skenë rep artistja, Gjira.

Pas një pauze të gjatë, Gjira në muajin mars lansoi projektin ‘AUA’ që u pritë mirë nga publiku, transmeton Indeksonline.

Por duket se ‘AUA’ nuk do të jetë projekti i vetëm i Gjirës për vitin 2019-të.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka paralajmëruar që do të së shpejti do ta lansoj këngën e re.

Gjira ka treguar që kënga e re quhet ‘Nuse’ dhe ka publikuar një pjesë të videoklipit.

“Kenga ime „NUSE“ ka me u lansu shumë shpejt ne Youtube”, ka shkruar ajo.

Gjatë këtij viti, Gjira u bë nënë. Ajo solli në jetë një djalë, Maëlin.

 

View this post on Instagram

 

Kenga ime „NUSE“ ka me u lansu shumë shpejt ne Youtube ?? @arbiroselmike03 @koston_official @lenazbeat

A post shared by Gjira (@gjirakajtazi) on

Kjo është “Coco Jumbo” e Gjikos (Video)

Periskopi.com Showbiz

Këngëtari i njohur nga Peja, Asdren gjikolli ka publikuar këngën e tij më të re.

Gjiko këngën e tij të re e ka titulluar “Coco Jumbo”.

Kjo këngë është shumë ritmike dhe pritet që të jetë hit i kësaj vere.

Kënga është nën produksionin e BIGBANG dhe REDBOX Entertainment.

Dj Dalool dhe Yanna publikojnë këngën “In Love” (Video)

Periskopi.com Showbiz

Dj Dalool dhe këngëtarja Yanna, kanë publikuar projektin e tyre më të ri.

Adhuruesit e tyre kanë pritur me padurim këngën “In Love” e cila sapo është lansuar në YouTube, shkruan Periskopi.

Dj Dalool është njëri ndër Dj e paktë që ruan me fanatizëm stilin e tij në muzikë.

Ai është i njohur për bashkëpunimet me këngëtarë të njohur, e sidomos me këngëtarin Ardian Bujupi. /Periskopi

Vedat Ademi publikon këngën e re “Sa m’ke mungu” (Video)

Periskopi.com Showbiz

Këngëtari i njohur nga Mitrovica, Vedat Ademi, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

“Sa m’ke mungu” titullohet kënga e tij e re, e cila është me ritme verore.

Muzika është realizuar nga Gent Myftaraj, gjersa vargjet e tekstit i janë besuar tekstshkruesit Endrit Mumajesi.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me një klip mjaft veror, xhirimet e të cilit janë kryer në bregdet.

Ana vizuale i është besuar produksionit Pro…Video në Prishtinë.

Vedat Ademi përndryshe është mjaft i angazhuar në muzikë me prurje dhe koncerte të shumta, teksa tash e sa vite bën një jetë mes Shqipërisë dhe ShBA-së.

Genc Prelvukaj publikon bashkëpunimin me Aurela Gaçen (Video)

Periskopi.com Showbiz

Është publikuar bashkëpunimi i paralajmëruar mes Genc Prelvukajt dhe Aurela Gaçes.

Kënga quhet “Adrenalinë” dhe është e shoqëruar me videoklip veror.

Gjithçka është realizuar nga reperi teksa të dy kanë premtuar ‘zjarr’ pas kësaj kënge dhe e tillë qenka.

Kërceni teksa dëgjoni tingujt ritmik të këtij super-bashkëpunimi.

Ledri Vula dhe Lumi B publikojnë këngën ‘Kiss Kiss’ (Video)

Periskopi.com Showbiz

Ledri Vula dhe Lumi B e kanë publikuar këngën e tyre të re.

Ledri Vula dhe Lumi B i kanë bashkuar sërish idetë për projektin e ri muzikor, shkruan lajmi.net.

‘Kiss Kiss’ titullohet kënga e tyre e re e cila është realizuar edhe me videoklip. Për tekstin e këngës janë kujdesur të dy artistët.

Duke pasur parasysh se kjo nuk është hera e parë që ata bashkëpunojnë e edhe këngët solo të tyre janë shumë të pëlqyera, pritet që ky projekt të jetë një hit veror.

Labinot Tahiri publikon këngën e re (Video)

Periskopi.com Showbiz

Deputeti dhe këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

“Faleminderit për ditët e mira” titullohet kënga e tij më e re, e cila është e zhanrit baladë.

Teksti dhe muzika janë realizuar nga Fatmir Muja, gjersa për orkestrimin është kujdesur Virusi.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, në të cilin këngëtari vjen me një paraqitje mjaft elegante dhe unike.

Ndërkohë, ana vizuale i është besuar BUG Production.

Labi vazhdon të jetë shumë i angazhuar edhe në politikë edhe në muzikë, teksa nuk mungon edhe nëpër aktivitete të ndryshme humanitare.

Samanta Karavella zbulon detajet e këngës së re (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Samanta Karavella përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se po vjen me këngë të re, shkruan lajmi.net.

“My heart’s song”, titullohet projekti i ri nga Samanta, ndërsa publikohet të shtunën (22 qershor).

Kjo këngë e Samantës është punuar nga “Panik Entertainment Group”, me videoklip të “MaxProductional”.

Se a do të debutojë kjo artiste me këtë këngë në tregun e huaj, mbetet të shihet ditëve në vazhdim.