Rina Balajt ia publikojnë këngën e re ilegalisht

Periskopi.com Showbiz

Rep-artistes shumë të përfolur shqiptare Rina Balajt, ia kanë publikuar ilegalisht këngën e re “Tentacion”.

Kënga është në bashkëpunim me rep-artistin gjithashtu të njohur Sin Boy, transmeton Gazeta Sinjali.

Anipse kënga ishte paralajmëruar se do të publikohej më 28 nëntor, kjo nuk ndodhi pasi tërmeteve të fuqishme që goditën Shqipërinë më 26 nëntor, e që mbetën të vdekur 51 persona.

Për publikimin e kësaj kënge nuk kanë reaguar asnjëri nga artistët dhe mbetet të shihet se kur do të vendosin ta publikojnë versionin origjinal të këngës.

“Tentacion” ka marrë komente të shumta pozitive në YouTube dhe siç duket do të jetë njëra ndër këngët më të dëgjuara këtë sezon.

Loredana argëtohet me këngën e saj, Tayna ka një mesazh për të

Periskopi.com Showbiz

Rep-artistja shumë e përfolur shqiptare Loredana Zefi, krahas muzikës është tejet aktive edhe në rrjetet sociale.

Së fundmi Loredana ka publikuar një video në Instastory, në të cilën shfaqet duke vallëzuar e kënduar këngën e fundit të rep-artistes gjithashtu të njohur, Tayna.

“Ti e din ku me ardh”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos, përderisa Tayna nuk ka hezituar ta komplimentojë atë publikisht. “Edhe kjo o ma shumë se bingo”, ka thënë Tayna për Loredanën.

Kujtojmë se Loredana është duke mbajtur turneun debutues, ndërsa Tayna është duke e shijuar suksesin e këngës së fundit “Sicko.

Era Istrefi u përgjigjet akuzave se ka vjedhur këngën

Periskopi.com Showbiz

Pasi po e akuzojnë se ka vjedhur këngën, Era Istrefi shpjegon pse kënga e saj me reperin rus është e njëjtë me atë të artistit gjerman

Era Istrefi ka publikuar një shkrim lidhur me akuzat për vjedhje.

Era Istrefi muaj më parë solli bashkëpunim ‘Sayonara’ me Eldzhey përkundër faktit se kënga u pëlqye shumë një numër i personave filluan të akuzojnë dyshen për ‘vjedhje’ të këngës.

Këngëtarja nga Prishtina ka dalë me një postim në Instagram ku tregon se kënga është blerë nga këngëtari gjerman Bausa.

“Këta persona që shfaqen të shqetësuar me ‘plaçkitjen’ e këngës nga Bausa, duhet të dinë se Bausa është tekst shkruesi i kësaj kënge dhe së bashku me grupin e tij merr honorare, me emrin e tij të vërtetë Julian Otto ai merr kredite në këngën Sayonara Detka dhe këtë mund të gjeni në Spotify” ka përfunduar Era.