Nora Istrefi vazhdon të investojë shumë për dukjen, vetëm fustani dhe vathët e saj kapin shifrën e 4000 eurove

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, duket gjithnjë atraktive në paraqitjet e saj.

Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, Nora publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku shfaqej mjaft atraktive veshur me një fustan ngjyrë ari.

Është pikërisht ky fustan nga Alessandra Rich i quajtur ‘Metallic Gold Tweed Dress‘, që kap vlerën e 3650 eurove.

Ndërkohë edhe vathët në veshin e këngëtares të po së njëjtës markë nuk kanë një çmim të lirë, pasi të njëjtët kushtojnë rreth 465 euro.

Në total, duket se Nora ka shpenzuar mbi 4000 euro për dukjen e saj në një ditë të zakonshme, me çka provon se ajo vazhdon të investojë shumë në dukjen e saj.

Dafina Zeqiri vë në pah figurën trupore në imazhet para pasqyrës

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, këtë kohë ka qenë në fokus të mediave rozë dhe mjaft e komentuar. 

Kjo ngase ajo është duke xhiruar klipin e ri dhe për fansat e saj nuk ka hezituar të publikojë imazhe dhe video të ndryshme, duke mos munguar edhe ato provokuese.

Derisa po punon në projektin e ri, ajo njëherësh është mjaft aktive edhe në mbrëmje e koncerte muzikore.

Së fundmi, këngëtarja e cila u shndërrua në bionde, solli disa imazhe atraktive dhe mjaft provokuese para pasqyrës.

Më saktësisht, ajo vë në pah barkun e sheshtë dhe këmbët atraktive në veshjen transparente.

Natyrisht se ekspozimi i të pasmeve nuk ka munguar në këto imazhe nga artistja Zeqiri.

Dafina përndryshe së shpejti sjell bashkëpunimin me anëtarin e grupit TBA, Varrosin, projekti i të cilëve titullohet “Ring Ring” dhe në bazë të pamjeve që janë publikuar deri më tani do jetë shumë unik.

Manjola Nallbani vë në pah figurën trupore në pozën me bikini

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja e njohur shqiptare, Manjola Nallbani, ka treguar edhe një herë se mosha është vetëm një numër.

Ajo së fundmi ka pozuar në bikini dhe këtë fotografi e ka ndarë me fansat në llogarinë e saj personale në Instagram.

Artistja, e cila njihet për hitet e shumta, ka vënë në pah linjat trupore, edhe pse tashmë ka 50 vite.

“Faleminderit Zot për çdo minutë që më jep frymë. Si çdo njeri unë kam filozofinë time të jetës. Besoj që njeriu është energji shpirtërore dhe mendore e mbështjellë me trup. Ka qenë gjithmonë e rëndësishme për mua që këtë energji ta përdor për të bërë më të mirën me veten time dhe njerëzit që përbëjnë botën time e jo ta shpërdoroj ose ta kthej në konkurs me të tjerët”, ka shkruar Nallbani në postimin e saj.

Vlen të ceket se Manjola është një nga të paktat artiste shqiptare që i ka rezistuar kohës me stilin muzikor që posedon tash e shumë vite.

Flaka Krelani shfaq linjat trupore nga palestra

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja e njohur shqiptare, Flaka Krelani, është mjaft e dashur për publikun.

Zeshkania po vazhdon të jetë e angazhuar në muzikë, derisa këtë vit ka publikuar disa projekte të suksesshme.

Krahas muzikës, ajo është edhe frekuentuese e rregullt e palestrës dhe kjo tashmë mund të vërehen më së miri me postimet që bën.

Bukuroshja ka pozuar atraktive, teksa ka vënë në plan të parë linjat trupore nga pasqyra.

Me këto forma të bujshme, këngëtarja Krelani ka tërhequr vëmendjen e mijëra fansave të saj që numëron në rrjetet sociale..

Përndryshe, “Slay” titullohet kënga e fundit e publikuar nga 30-vjeçarja gjatë muajit qershor.