Këpuca e Artë e Evropës: Kjo është renditja

Periskopi.com Sporti

Garë jashtëzakonisht e fortë po bëhet në Evropë për Këpucën e Artë.

Lionel Messi tashmë e ka fituar gjashtë herë këtë çmim, por këtë sezon, duket e vështirë se do ta përsërisë këtë sukses.

Është Robert Lewandowski që kryeson garën, me 34 gola të shënuara.

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile renditet i dyti me 29 gola, ndërsa Timo Werner, i treti me 28 gola.

Cristiano Ronaldo renditet në vendin e pestë, ndërsa Lionel Messi zë vetëm vendin e gjashtë.

Renditja për Këpucën e Artë:

Robert Lewandowski | Bayern Munich | 34 gola (68 pikë)

Ciro Immobile | Lazio | 29 gola (58)

Timo Werner | RB Leipzig | 28 gola (56)

Erling Haaland | Red Bull Salzburg/Borussia Dortmund | 29 gola (50)

Cristiano Ronaldo | Juventus | 24 gola (48)

Lionel Messi | Barcelona | 22 gola (44)

Ja kush do ta fitonte Këpucën e Artë nëse sezoni do të përfundonte tash

Periskopi.com Sporti

Nëse situate në botë vazdon kështu, atëherë do të jetë shumë e vështirë edhe dhënia e cmimeve individuale për këtë sezon.

Kaosi që po shkakton virusi vdekjeprurës, Covid-19 ka bërë që të anulohen të gjitha ndeshjet sportive duke mos përfshirë këtu Superligën turke.

Kjo do të thotë se cmimi për Këpucën e Artë ose do të anulohet ose do të gjykohet duke u bazuar në pozicionet e tanishme, e kjo më shumë se askujt do t’i konvenonte Ciro Immobiles.

Shihni më poshtë raportin e Bleacher që tregon se kush do ta fitonte Këpucen e Artë gjykuar nga pozcionet e tanishme, të përcjellur nga Periskopi. /Periskopi.com/

1. Ciro Immobile, Lazio: 27 x 2.0 = 54.0

SS Lazio v Bologna FC - Serie A

2. Robert Lewandowski, Bayern Munich: 25 x 2.0 = 50.0

FBL-GER-BUNDESLIGA-SCHALKE-BAYERN MUNICH

3. Cristiano Ronaldo, Juventus: 21 x 2.0 = 42.0

FBL-ITA-SERIEA-JUVENTUS-CAGLIARI

 

3. Timo Werner, RB Leipzig: 21 x 2.0 = 42.0

FBL-GER-BUNDESLIGA-LEIPZIG-HOFFENHEIM

3. Erling Haaland, RB Salzburg, Borussia Dortmund: 16 x 1.5, 9 x 2.0 = 42.0

TOPSHOT-FBL-EUR-C1-DORTMUND-PSG

6. Lionel Messi, Barcelona: 19 x 2.0 = 38.0

FC Barcelona v Real Sociedad - La Liga

6. Jamie Vardy, Leicester City: 19 x 2.0 = 38.0

FBL-ENG-PR-LEICESTER-ASTON VILLA

8. Kylian Mbappe, PSG: 18 x 2.0 = 36.0

TOPSHOT-FBL-FRA-LIGUE1-PARIS-DIJON

9. Romelu Lukaku, Inter Milan: 17 x 2.0 = 34.0

Udinese Calcio v FC Internazionale - Serie A

9. Pierre-Emerick Aubameyang, Arsenal: 17 x 2.0 = 34.0

Arsenal FC v Olympiacos FC - UEFA Europa League Round of 32: Second Leg

9. Wissam Ben Yedder, Monaco: 17 x 2.0 = 34.0

FBL-FRA-LIGUE1-NANTES-MONACO

Gjesti fisnik i lojtarëve anglezë: Të gjitha fitimet e Kupës Botërore i dhurojnë për bamirësi

Periskopi.com Botërori 2018

Pavarësisht zhgënjimit të së mërkurës në humbjen nga Kroacia në gjysmëfinale, Anglia do të mbahet mend gjatë për gjestin e saj shumë bujar që ka treguar në Kupën Botërore Rusi 2018.

Tre Luanët arritën në një gjysmëfinale të parë pas 28 viteve mungesë dhe Harry Kane mund të jetë fituesi i parë anglez për “Këpucën e Artë” gjë që një lojtar anglez nuk e kishte bërë që nga viti 1986.

Deri më tani të gjitha ndeshjet që i kanë zhvilluar lojtarët anglezë i kanë bërë falas, pasi të gjitha fitimet do të dorëzohen për bamirësi.

Lojtarët anglezë do të dhurojnë pagat e tyre që i kanë fituar gjatë Kupës Botërore për bamirësi, raportoi mediumi britanik “Metro”, transmeton Periskopi.

Fondacioni i Futbollistëve të Anglisë (EFF) nëpërmjet uebsajtit zyrtar shpjegoi: “Gjatë dhjetë viteve të fundit, Fondacioni i Futbollistëve të Anglisë ka mbështetur me krenari shumë organizata bamirëse përfshirë këtu The Bobby Moore Fund for Cancer Research UK, UNICEF, OnSide, Rays of Sunshine, The Honeypot Children’s Charity, WellChild, Together for Short Lives, Cancer Research UK, Help for Heroes, The British Forces Foundation, The PFA’s charitable initiatives dhe Help Harry Help Others”.

EFF deri më tani ka grumbulluar 5 milionë funta, por duke iu falëndëruar sukseseve të Anglisë e cila ka arritur deri në gjysmëfinale, buxheti i tyre do të shtohet shumë më tepër./Periskopi/

England players donate all their World Cup wages to charity - here's where the money goes

Soccer Football - World Cup - Semi Final - Croatia v England - Luzhniki Stadium, Moscow, Russia - July 11, 2018 England manager Gareth Southgate with Harry Kane at the end of the match REUTERS/Kai Pfaffenbach

England's Kieran Trippier, centre, celebrates with Harry Kaneafter scoring the opening goal during the semifinal match between Croatia and England at the 2018 soccer World Cup in the Luzhniki Stadium in Moscow, Russia, Wednesday, July 11, 2018.(AP Photo/Alastair Grant)