Po keqpërdoren fëmijët në fushatë zgjedhore

Periskopi.com Lajme

Prezenca e fëmijëve në fushata zgjedhore edhe në këto zgjedhje po vazhdon të vërehet si dukuri, ashtu sikurse në zgjedhjet e kaluara, ani pse me ligj kjo është e ndaluar.

Nga organizata të ndryshme kjo shihet si një keqpërdorim të fëmijëve e veçanërisht nga organizata KOMF që merret me të drejtat e tyre.

Donjeta Kelmendi,  drejtoreshë  në këtë organizatë thotë se përdorimi i fëmijëve tashmë është bërë praktikë e partive për ti përdorur në fushata zgjedhore.

“Shfrytëzimi i fëmijëve në fushata zgjedhore tashmë është bërë praktikë e subjekteve politike që në fushatat e tyre zgjedhore, të shfrytëzojnë fëmijët të promovimit të partive politike apo për shfrytëzim të promovimit të  programeve të tyre zgjedhore.

Ne kemi reaguar si koalicion edhe në zgjedhjet e kaluara ku kemi bërë thirrje partive politike por edhe prindërve edhe fëmijëve duke apeluar që kjo të mos ndodhë, është  e dëmshme nuk është në interesin e fëmijëve politizimi i fëmijëve për qëllimin e partive politike.

Ajo shprehet se kanë bërë thirrje që të raportohet për raste të tilla.

“Kemi bërë thirrje edhe mediave gjatë mbulimit të fushatave të raportojnë kur haset në raste të tilla ngase është edhe e ndaluar me ligj. Edhe në këtë fushatë e cila ka filluar ne i bëjmë thirrje, që të mos shfrytëzojnë fëmijët për qëllimet e tyre ose për programet e tyre zgjedhore”, thotë ajo, për EO.

Kelmendi u bën thirrje edhe prindërve që mos të i politizojnë fëmijët dhe të mos i marrin me vete në tubime partiake.

Po ashtu ajo apeloi që edhe shkollat të kenë kujdes që të mos lejojnë që nxënësit të humbin procesin mësimor.“I bëjmë thirrje prindërve që të mos i politizojnë fëmijët të mos i marrin fëmijët në aktivitetet të cilat organizohen nga partitë politike, i bëjmë thirrje edhe shkollave të kenë një kujdes që mos të lejojnë që fëmijët  të mos ndërprenë procesin mësimorë për të iu bashkuar aktiviteteve politike, në të njëjtën kohë u bëjmë thirrje edhe vet fëmijëve nuk është në interesin  më të mirë të tyre të mos marrin pjesë, nuk pjesë të politizohen, prandaj nuk është aspak në rregull që fëmijët të shfrytëzohen  për qëllime të partive politike.

Kelmendi  thotë se fëmijët e kanë vendin në shkollë e jo në fushatë.

Ajo shton se e partitë në vend që t’i bëjnë pjesë të tubimeve të tyre më mirë është që të fusin programe për investime direke për fëmijët, pasi kjo mund të qojë edhe në dhunë në mes të fëmijëve.

“Fëmijët kanë përgjegjësitë e tyre nuk kanë pse të merren me partitë politike ose me programet zgjedhore, nuk është mirë që fëmijët të politizohen mund të vije deri tek kacafytja ose dhuna në mes të fëmijëve  bashkëmoshatarëve nëse ata politizohen.

Fëmijët nuk e kanë vendin në fusha, fëmijët e kanë vendin në bankat shkollore  pranë familjeve ose në shoqëri në komunitet por assesi në fushata. Deri më tash fatkeqësisht të drejtat e fëmijëve mbrojtja e fëmijëve nuk kanë qenë prioritet, në kuadër të qeverive kjo është vërtetë për keqardhje duke qenë që 30 % të popullsisë e përbëjnë fëmijët”.

Kelmendi thotë se të gjitha partitë janë të përfshira në këto dukuri  dhe shprehet se është trendi i njëjtë sikur në zgjedhjet e kaluara.

“Kemi pasur reagime duke përfshirë edhe Demokracia në Veprim sa i përket përfshirjes për fushatë zgjedhore, nuk mund të themi që ndonjë prej partive nuk i ka përfshirë më shumë ose më pak, të gjitha partitë kanë përfshirë fëmijët ose kanë shfrytëzuar fëmijët në kuadër të fushatës. Është një trend i njëjtë nuk është që ka një rënie, vazhdon të ketë përfshirje të fëmijëve, për më shumë do të i presim rezultatet e organizatave dhe të medieve dhe nga organizatat të cilat monitorojnë fushatat me që ne si koalicion nuk e kemi mandat monitorimin e proceseve të tilla”, thotë ajo.

Sociologu,  Sami Rexhepi shprehet bën me dije se përfshirja e fëmijëve në fushata elektorale mund të ndikojë negativisht në personalitetin e tyre.

“Kohëve të fundit po shihet një tendencë gjithnjë e më e madhe në involvimin e fëmijëve gjatë fushatave zgjedhore, që nuk është aspak e mirë dhe aspak e shëndetshme për zhvillimin e fëmijëve. Shfrytëzimi i fëmijëve  në fushatë është një mesazh shumë i keq për fëmijët tanë , se e vetmja mënyrë për me mbërri diçka për me pas një sukses ose me e pas një vend punës ose një pozitë në shoqëri është përmes ngjyrosjes politike. Kjo nuk është aspak për  motivimin e fëmijëve që ta zënë një vend që përparojnë  përmes punës së tyre kreative”, thotë ai.

Pavarësisht këtyre thirrjeve, partitë politike, por edhe vet prindërit vazhdojnë t’i ekspozojnë fëmijët në tubime të ndryshme elektorale.

 

Të dhënat personale po keqpërdoren në vazhdimësi, askush s’po sanksionohet

Periskopi.com Lajme

Në muajin shkurt të këtij viti, Policia e Kosovës publikoi një video sensibilizuese për sjellje në komunikacion në të cilën kishte xhiruar momentet kur qytetarët dënoheshin për shkeljet që ata kryenin në trafik.

Në video, përveç që shihen numrat e targave të veturave, shihen vendlindja dhe numrat identifikues të letërnjoftimeve të ngasëseve.

Policia bëri shkelje të ligjit duke publikuar të dhënat personale të ngasësve.

Janë bërë më shumë se tri vite prej se Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale nuk ka shqiptuar asnjë dënim për institucionet private apo publike që kanë shkelur privatësinë apo kanë keqpërdorur të dhënat personale të qytetarëve.

Problemet me të cilat është përballur Agjencia dhe zvarritjet politike, sipas zyrtarëve të këtij institucioni i kanë hapur rrugë keqpërdorimit të të dhënave personale të qytetarëve për qëllime komerciale, thotë Jeton Arifi, drejtor i Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (ASHMDP).

“Viteve të fundit Agjencia nuk ka mundur të zhvillojë inspektime dhe të gjobisë drejtpërdrejt tash me ligjin e ri. Kështu, këta shkelës, i ka inkurajuar që të vazhdojnë avazin e vjetër duke bërë shkelje të qëllimshme, duke mos përfillur dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale sepse nuk kanë qenë të ndëshkuar përveç disa rasteve që Agjencia gjatë pesë vjetëshit të parë kishte iniciuar përmes Gjykatës Themelore padi civile dhe në ndërkohë disa prej tyre kanë përfunduar në Gjykatë apo disa operatorë ekonomikë janë gjobitur. Mirëpo, viteve të fundit ka pasur ngecje në këtë proces”, tha Arifi.

Në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e pranojnë faktin se sidomos sektori privat, aktualisht është duke zhvilluar marketing të ashpër duke përdorur jashtëligjshëm të dhënat personale të qytetarëve.

“Derisa nuk po ndëshkohen, ata po e shfrytëzojnë rastin për të bërë marketing të drejtpërdrejt, agresiv i cili përbën shkelje sepse bëhet pa pëlqimin e subjekteve, palëve. Kjo është vetëm një segment i veçantë sepse ka dhe shkelje të natyrave të ndryshme, pra ne po ngecim për shkak të zvarritjeve të proceseve politike”, tha Arifi në një bisedë për Radio Evropa e Lirë.

Edhe institucionet publike janë shkelës të shpeshtë të të dhënave personale të qytetarëve.

Në rast të keqpërdorimit të të dhënave të tyre personale, qytetarët nuk kanë adresë se ku të ankohen, thotë Flutura Kusari, juriste e të Drejtës së Medias.

“Agjencia ka dështuar që të mbrojë të dhënat tona personale ndonëse ka kohë që ekziston. Një nga arsyet kryesore përse të dhënat tona nuk janë mbrojtur siç duhet është për shkak se në postet kyçe në agjenci kanë qenë njerëz të cilët ato poste i kanë marrë për shkak të mbështetjes partiake dhe jo për shkak të meritave apo profesionalizmit të tyre”, tha Kusari.

Kusari thotë se Agjencia, as në të kaluarën e as tani nuk ka treguar vullnet e as profesionalizëm në procesin e mbrojtjes të të dhënave personale të qytetarëve.

“Agjencia ka kohë që nuk është funksionale për shkak se partitë politike fillimisht e kanë vonuar votimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe tash janë duke e zvarritur edhe votimin e Komisionarit për Informim dhe Privatësi. Si rezultat i bllokimit të punës së agjencisë, qytetarët e Kosovës nuk e kanë një adresë se ku mund të ankohen për shkelje të të dhënave personale. Për shembull nëse unë e pranoj një SMS në telefon nga një kompani së cilës nuk ia kam dhënë autorizimin që të më dërgojë reklama përmes SMS-it, ajo, me automatizëm është shkelje e të dhënave personale por fatkeqësia është se nuk kam asnjë adrese së ku mund të bëjë ankesë kundër asaj kompanie”, tha Kusari.

Shkelësit më të mëdhenj të privatësisë së qytetarëve, sipas njohësve të kësaj fushe janë bankat, rrjetet e ndryshme të dyqaneve, marketet, spitalet private si dhe operatorë të ndryshëm të shërbimeve telekomunikuese.

Funksionimi normal i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale është bërë i pamundur edhe për shkak të ndryshimeve ligjore, porse edhe si pasojë e zvarritjes së Komisarit për Informim dhe Privatësi.

Nuk dihet ende nëse Kuvendi i Kosovës do të arrijë që të votojë për Komisarin për Informim dhe Privatësi, para shpërndarjes së Kuvendit që pritet të ndodhë me 22 gusht.

Komisioni për Siguri i Kuvendit të Kosovës kishte rekomanduar kandidatët Krenare Sogojeva Dërmaku, Agron Behrami dhe Enver Bujari për Komisioner për Informim dhe Privatësi.

Ekspertët e angazhuar nga Ambasadës Britanike në Prishtinë që janë të përfshirë në këtë proces, pas vlerësimit të kandidatëve kanë rekomanduar që Komisionere per Informim dhe Privatësi të përzgjidhet Krenare Sogojeva-Dermaku, shkruan Radio Evropa e Lire.

 

Nuk ndalen keqpërdorimet e veturave zyrtare, vozitje pas orës 20:00

Periskopi.com Lajme

Keqpërdorimi i veturave zyrtare nuk po  ndalet.

Edhe sot, ditë pushimi për institucionet e vendit, veturat zyrtare po keqpërdorën.

Siç shihet në këtë fotografi, vetura zyrtare me targa 02Z-02-21 është parë duke qarkulluar në Magjistralen Vushtrri-Prishtinë.

Kjo veturë po keqpërdorët në orët e mbrëmjes dhe në një ditë kur është pushim për këtë institucion.

Për keqpërdorim të veturës zyrtare, dje Kryeministri Ramush Haradinaj ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Bujqësisë, Shukri Maxhunin./Indeksonline/

 

 

 

 

Vazhdon keqpërdorimi i veturave zyrtare, ja çfarë gjesti të pahijshëm bëjnë zyrtarët e Qeverisë kësaj here

Periskopi.com Lajme

Po vazhdon keqpërdorimi i veturave zyrtare të institucioneve të Kosovës edhe gjatë këtyre ditëve të nxehta të verës.

Kësaj radhe përdoruesit e një veture në njërën nga rrugët e Kosovës ka bërë një gjest shumë të pahijshëm, shkruan Periskopi.

Derisa vetura lëvizë në komunikacion në ulësen e pasagjerit një person i ka vënë këmbët në pjesën e  xhamit të përparëm të veturës.

Kjo nuk është hera e parë që veturat zyrtare keqpërdoren nga zyrtarët e qeverisë së Kosovës. /Periskopi

Ahmeti: Ndaleni këtë shfaqje, mos i keqpërdorni të persekutuarit

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka quajtur të turpshme publikimin e fotografisë nga Flora Brovina.

Sipas Ahmetit, krejt kjo është një shfaqje, por që sipas tij dikush duhet të jap llogari për këtë dhe se për dëshmitë e krimeve të luftës duhet marrë shembull Kroacia.

“Krejt kjo maskaradë është rezultat i ngutisë së paparë dhe “shfaqjes” për gjoja zbardhjen e gjenocidit serb në Kosovë. 20 vite pasivitet i institucioneve nuk mund të zëvendësohen me dy ditë rezoluta e kërkesa për tribunale. Ka shumë njerëz që kanë punu ne mbledhjen e dëshmive. Ka shumë dëshmitarë. Krejt çka duhet me ba është ma aktivizu prokurorine speciale dhe me i hap rastet një nga një, për të gjitha krimet. Mund ta ndjekim rastin e Kroacisë”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë i Ahmetit në facebook:

Krejt kjo maskaradë është rezultat i ngutisë së paparë dhe “shfaqjes” për gjoja zbardhjen e gjenocidit serb në Kosovë. 20 vite pasivitet i institucioneve nuk mund të zëvendësohen me dy ditë rezoluta e kërkesa për tribunale.

Ka shumë njerëz që kanë punu ne mbledhjen e dëshmive. Ka shumë dëshmitarë. Krejt çka duhet me ba është ma aktivizu prokurorine speciale dhe me i hap rastet një nga një, për të gjitha krimet. Mund ta ndjekim rastin e Kroacisë.

Përndryshe, marria e djeshme vecse do të përsëritet në përmasa më të mëdha. Urdhërdhënësit e publikimit të fotos së djeshme duhet të japin përgjegjësi morale, politike e ligjore.

Mos fajësoni të tjerët. Mos keqpërdorni kredibilitetin e njerëzve që kanë qenë të persekutuar. Ndaleni këtë shfaqje.

Keqpërdorim seksual me të mitur, arrestohet një person në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Një person është arrestuar në Prishtinë në dyshimin se ka keqpërdorur seksualisht një femër nën moshën 16 vjeçare, njofton Policia në raportin ditor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Sipas PK-së, rasti ka ndodhur rreth 1 javë më parë.

 

‘Kur cimeret e mia mbesnin pa para, dilnin në rrugë dhe kërkonin gjoja për të sëmurët’

Periskopi.com Lajme

Është shpeshtuar dukuria e kërkimit të parave nga qytetarët me pretendim se po kërkohen për persona të sëmurë.

Gjatë një hulumtimi të “Radio Kosovës”, është hasur në individë të ndryshëm të cilët në emër të kërkim lëmoshës për persona me sëmundje të rënda, kërkojnë para, qoftë nëpër rrugë apo edhe banesa të qytetarëve.

Një rast i tillë është hasur në një ndërtesë në kryeqytet, ku një vajzë kërkonte para dhe thotë se është studente në Fakultetin Ekonomik në UP, ndërsa paratë po i kërkon për një vajzë të sëmurë. Në kërkesën e “Radio Kosovës” për prezantim të dokumentacionit të të sëmurit dhe vajzës që po kërkonte lëmoshë, ajo reagon ashpër dhe largohet.

“Kishte hapur ajo, familja, xhirollogari, se thënë të drejtën në bankë ka xhirollogari të hapura shumë për raste të tilla, si për invalidë, njerëz të sëmurë, por shumica as nuk shkojnë dhe nuk japin para. Për këtë ne kemi dalë personalisht, të paktën sa të kanë mundësi banorët. Por edhe ne vetë nga xhepi kemi dhënë si studentë. Pesë ose dhjetë euro nuk i prishin punë askujt në familje”, thotë vajza që po kërkonte para.

“Ti nëse je kaq e sigurt, pse nuk e ofron komplet dokumentacionin për vajzën e sëmurë, që ka nevojë për ndihma dhe letërnjoftimin tënd?”, i thotë “Radio Kosova”.

“Të gjitha i kemi. Por është puna kështu, për kësi njerëz mosbesues më mirë mos ta zgjas më shumë”, thotë ajo.

Ndërkohë një burim i “Radio Kosovës”, përkatësisht studente në njërin nga fakultetet në Universitetin e Prishtinës, ka thënë se disa bashkëbanuese të saj, sa herë që kanë mbetur pa para, kanë dalë për të grumbulluar të holla në emër të kërkimit për ndonjë të sëmur të rrejshëm.

“I kam pasur disa vajza që kemi banuar bashkë, në një banesë në Prishtinë. Kur mbeteshin pa të holla, dilnin nëpër rrugë e nëpër banesa të ndryshme duke kërkuar para kinse po i dërgojnë për të sëmurë”, tha vajza me inicialet R.D.

Se në kryeqytet po ndodhin dukuri të tilla, e konfirmon për “Radio Kosovën” edhe shefi i Departamentit të Hetimeve në Policinë e Kosovës, Riza Shillova. Ai tha se me këtë rast bëhet edhe shkelje ligjore, sepse mbledhja e parave, nëse nuk është në kuadër të legjislacionit në fuqi, atëherë paraqet edhe vepër penale.

“Kemi raste kur kemi hetuar, sidomos në qytetin e Prishtinës. Nuk kanë rezultuar për raste të krimit të organizuar, por kanë rezultuar të jenë raste të cilat keqpërdoren nga individë të caktuar. Normalisht policia i trajton këto. Unë i ftoj të gjithë qytetarët kushdo që është viktimë ose edhe dëshmitar, ose ka informacione për këto, të raportojë në polici. Ne i trajtojmë këto raste, sepse është diçka që e dëmton qytetarin ose manipulon me qytetarin”, ka thënë Shillova.

Po ashtu nga Departamenti i Hetimeve në Policinë e Kosovës është bërë e ditur që disa raste të tilla janë trajtuar edhe nga Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me qenie njerëzore.

 

”Në të gjitha institucionet ka abuzim me paranë publike”

Periskopi.com Lajme

Ka shënuar rritje numri i rasteve të korrupsionit dhe keqpërdorimit të parasë publike në institucionet publike, qoftë në ato qendrore apo lokale.

Në Agjencinë Kundër Korrupsion(AKK) ka pasur shumë aktivitetet të shqyrtimit të rasteve për korrupsion si në fushën e hetimit dhe në atë të parandalimit të korrupsionit.

Kështu ka thënë drejtori i kësaj agjencie, Shaip Havolli në një intervistë për KosovaPress, i cili pohon se në të gjitha institucionet publike ka abuzim me paranë publike, por varësisht prej kompetencave dhe mandatit në AKK po punohet për parandalim të korrupsionit.

Vetëm gjatë vitit që lamë pas, Agjencia Kundër Korrupsion ka dërguar në prokuroritë përkatëse mbi 60 lëndë për kallëzime penale për korrupsion.

Havolli thotë se gjatë vitit paraprak kanë pranuar një numër të madh të informatave që lidhen kryesisht me keqpërdorim të detyrës zyrtare, menaxhim jo të mirë të financave publike, çështje që lidhen me prokurimin publik dhe çështje që kanë të bëjnë me konflikt interesi.

Sipas tij, edhe një numër i madh i lëndëve janë ende nëpër gjykata për t’u shqyrtuar, për të cilat kërkon përshpejtim të zgjidhjes së tyre.

Havolli nuk ka treguar sa i përket pozitave kyçe të zyrtarëve që dyshohen për korrupsion, por tha se do të bëhen publik në raportin vjetor.

“Gjatë kësaj periudhe kohore një vjeçare, ne kemi pranuar mbi 200 informata, kemi trajtuar një numër të madh të këtyre informatave, këto informata disa janë ende në proces. Gjatë vitit 2018, kemi dërguar mbi 60 raste…  i kemi dërguar me kallëzim penal në prokuroritë përkatëse. Në këto raste kemi të bëjmë edhe me keqpërdorim të detyrës zyrtare, për konflikt të interesit, në fushën e prokurimit publik, por edhe me deklarim të pasurisë. Pra, janë mbi 60 raste, prej tyre 10 raste kemi bërë kërkesë nga institucionet që të fillon proceduar për shkelje të brendshme administrative…Si konkluzion në të gjitha institucionet publike ka abuzim me paranë publike”, ka thënë Havolli.

Sipas Havollit, një numër i madh i rasteve korruptive janë duke u trajtuar edhe në Universitetin e Prishtinës për abuzim të parasë publike ose keqmenaxhim të parasë publike.

“Jemi duke trajtuar një numër të madh të rasteve sa i përket edhe keqpërdorimit të parasë publike me anë të disa vendimeve, sepse ka situata kur shumë zyrtarë të lartë në Universitetin e Prishtinës, marrin paga të ndryshme me disa vendime. Ne jemi duke i trajtuar disa vendime se a janë të ligjshme ose jo, sepse një zyrtar i lart përpos pagës të rregullt që ka, merr edhe shumë benificione brenda këtij institucioni”, theksoi Havolli.

Edhe ka deklarata nga zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian se Kosova i ka plotësuar kushtet në aspektin e luftimit të korrupsionit, Havolli ka theksuar se ende ka punë sa i përket luftës kundër korrupsionit.

“Pavarësisht që ka disa deklarime nga vet zyrtarë të BE-së se Kosova i ka plotësuar kushtet edhe në aspektin e luftimit të korrupsionit, ne nuk jemi të kënaqur, kështu që këta mekanizma që duhet të fuqizohen për të vepruar qoftë prokuroria, qoftë policia, që sa më shumë të luftohet ose të parandalohet korrupsioni”, thotë ai.

Ndër të tjera Havolli ka thënë se prokurimi publik elektronik ka mundësua rritjen e transparencës, por sipas tij, nuk do të thotë që është parandaluar korrupsioni në tërësi në këtë fushë.

Janë dërguar edhe lëndë në gjykata të ndryshme për shkelje ligjit të prokurimit publik nga zyrtarë në institucione publike.

Kjo Agjenci ka monitoruar mbi 147 aktivitete të prokurimit publik, ku janë dhënë mbi 100 opinione për shkelje të procedurave të prokurimit publik.

Ndërsa, 78 raste janë trajtuar për konflikt interesit, prej tyre 29 raste janë shmangur konfliktit të interesit.

Po ashtu, në disa sektor ka mjaft zyrtarë të cilët mbajnë më shumë se një detyrë, 6 deri 7 pozita.

 

Vazhdojnë të keqpërdoren veturat zyrtare

Periskopi.com Lajme

Keqpërdorimet me veturë zyrtare janë të shumta në Kosovë.

Së fundi, një lexues  ka dërguar një fotografi ku shihet një veturë zyrtare teksa është duke u kthyer nga Shqipëria për në Kosovë, përkatësisht në pikën Kufitare në Morinë.

Sipas fotos, vetura posedon targat që fillojnë me “04Z ”.

Kjo foto u bë në orët e vona, me ç’rast kjo len të nënkuptohet që ka qenë jashtë orarit të punës.
Ndryshe, keqpërdorime të tilla hasim shumë në vendin tonë, ku zyrtarë tanë veturat e shtetit i shfrytëzojnë për ‘lukse’ ndër më të ndryshme.