Ferizaj: Djali keqtrajtohet fizikisht nga babai dhe gjyshi

Periskopi.com Lajme

Pardje në mesditë në Ferizaj ndihmë mjekësore ka marrë një burrë pas dhunës fizike të shkaktuar mbi të.

Policia njofton se viktima ka qenë i keqtrajtuar fizikisht nga babai dhe gjyshi i tij.

“Dy të dyshuarit meshkuj shqiptarë janë intervistuar dhe njëri është liruar në procedurë të rregullt, kurse njëri prej të dyshuarve me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.