Irani thotë se është i gatshëm t’i përgjigjet çdo kërcënimi të SHBA-së

Periskopi.com Lajme

Irani do të përgjigjet fort ndaj çdo kërcënimi të SHBA-së, pasi Trump paralajmëroi Iranin se do ta “zhdukë” nëse do të ketë konflikt më të madh.

“Irani do t’i përgjigjet me forcë çdo kërcënimi amerikan kundër tij”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të vendit.

“Ne nuk do të lejojmë asnjë shkelje kundër kufijve të Iranit. Irani do të përballet me vendosmëri ndaj çdo agresioni apo kërcënimi nga Amerika”, tha zëdhënësi Abbas Mousavi.

Tensioni mes Teheranit dhe Uashingtonit është përkeqësuar që nga e enjtja kur një raketë iraniane rrëzoi një avion amerikan të mbikëqyrjes të Global Hawk që fluturonte pranë bregut iranian, shkruan Al Jazeera.

Teherani tha se avioni u rrëzua mbi territorin e tij, ndërsa Uashingtoni tha se rrëzimi ndodhi në hapësirën ajrore ndërkombëtare.
“Pavarësisht nga çdo vendim që ata (zyrtarët amerikanë) marrin, ne nuk do të lejojmë që territori i Republikës Islamike të shkelet,” tha Musavi.

Nën presionin për t’iu përgjigjur incidentit të lartë në afërsi të ngushticës strategjike të Hormuzit, Trump tha se SHBA ishte gati të godiste “3 vende të ndryshme” të enjten në mbrëmje, por se ai e anuloi vendimin “10 minuta” para se sulmet të fillonin.

Ai tha se nëse do të bëhej ky sulm nuk do të ishte në proporcion.