Presidenti Thaçi thërret Këshillin e Sigurisë

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar kërkesë kryeministrit Albin Kurtit për të thirrur mbledhje të Këshillit të Sigurisë.

Në njoftimin e bërë për media, i pari i shtetit ka kërkuar që këshilli i sigurisë të mblidhet sot në ora 20:00.

Kërkesa tashmë i është dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili sipas ligjit është i obliguar të thërras Këshillin.

Në këtë këshill pritet të vendoset për masa të reja kundër pandemisë së koronavirusit.

 

Tërrnava kërkon që të shtyhen synetitë, mevludet, fejesat e dasmat

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërrnava ka deklaruar se kanë nxjerrë rekomandim që të pezullohen përkohësisht të gjitha organizimet me rastin e ngushëllimeve apo të pameve.

Në një konferencë për media rreth situatës së krijuar pas konfirmimit të tri rasteve me koronavirus, u ka bërë thirrje qytetarëve që edhe ceremonitë e varrimit t’i organizojnë vetëm me rrethin e ngushë familjarë.

Tërrnava ka bërë thirrje që të shtyhen edhe ceremonitë, si synetitë, mevludet, fejesat, dasmat e ceremonitë e tjera të ngjashme.

“Të pezullohen përkohësisht të gjitha organizimet me rastin e ngushëllimeve dhe ceremonia e varrimit të organizohet me rrethin e ngushtë familjarë. Të shtyhen ceremonitë si synetitë, mevludet, qelimet, fejesat, dasmat e tjerë”, ka thënë Tërrnava.

Ahmeti: Duhet të mendohet për pezullimin e kredive për periudhën e restriksioneve

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar situatën në vend pas konfirmimit të dy rasteve me coronavirus.

I pari i Prishtinës, ka deklaruar se qytetarët do ta kuptojnë në ditët e para se nuk është vështirë me qëndru në shtëpi.

“Ditët e para do ta kuptojmë se nuk është shumë vështirë me qëndru në shtëpi dhe me ju shmang vendeve me shumë njerëz dhe shprehisë me dal pa arsye. Po ashtu do ta kuptojmë se nuk ka mungesë të produkteve”, ka pohuar Ahmeti.

Ai ka thënë se masat për shëndetin publik janë të drejta dhe me vend.

“Qeveria vetëm duhet të shtojë që kapacitetet profesionale e teknike të institucioneve private të shëndetësisë duhet të jenë në dispozicion të shtetit”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij zyrtar në Facebook, transmeton Telegrafi.

Mes tjerash, ai ka deklaruar se tani është koha që dikasteret përkatëse bashkë me shoqatat ekonomike të mendojnë për masat ekonomike.

“Restriksionet që i kemi vendos si shtet kanë efekt në biznese, dhe rrjedhimisht kanë efekt tek punëtorët. Bizneset pa të hyra munden mos me pagu paga, e punëtorët që çdo muaj mezi e kalojnë muajin do të ballafaqohen me vështirësi shumë të mëdha. Duhet të mendohet për pezullimin e kredive për periudhën e restriksioneve e deri të ndihmat bazike për më të rrezikuarit. Shëndet për të gjithë ne, e së bashku do të ja dalim”, thotë Ahmeti.

Ndryshe, dje janë konfirmuar rastet e para me coronavirus në Kosovë, një 77 vjeçar nga Vitia dhe një 20 vjeçare shtetase e Italisë por që ishte me qëndrim në Klinë. Pas konfirmimit të këtyre dy rasteve, komuna e Klinës dhe Vitisë janë në karantinë.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka marrë disa masa në mënyrë që të parandalohet përhapja e coronavirusit, Qeveria ka vendosur të mbyllen të gjithë kufijtë, lokalet e qendrat tregtare.

Raportuesi për Kosovën në KE: Hiqeni tarifën

Periskopi.com Lajme

Raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës, Peter Beyer, tha se Serbia dhe Kosova duhet të bëjnë hapa drejt njëri-tjetrit, dhe se dialogu duhet të rifillojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe pa kushte.

Beyer theksoi se largimi i tarifave të vendosura nga Kosova për mallrat nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina, duhet të bëhet po ashtu pa kushte, siç kërkohet nga Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të tjerët.

Sa i përket asaj se pjesë e Këshillit te Evropës është edhe Rusia, e cila është përkrahëse e pakontestueshëm e Serbisë, dhe njëkohësisht sa e pengon kjo anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës, Peter Beyer, në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, ka theksuar se në mënyrë të ngjashme, të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Evropës, kanë të drejta dhe detyrime, dhe kanë nevojë të trajtojnë njëri-tjetrin në një mënyrë të drejtë, dhe këtë e pres dhe e kërkojë edhe nga Rusia e Serbia, e gjithashtu edhe nga shteti anëtar i ardhshëm Kosova.

Ndërkaq, lidhur me diskutimet e mëhershëm të disa liderëve rajonal, për propozimin e  shkëmbit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, Beyer e bëri të qartë se “Gjermania dhe unë personalisht kundërshtojmë idenë e propozuar për shkëmbim të tokës, apo shkëmbim të territoreve, dhe nuk do të mbështesim asnjë plan për ta realizuar atë”.

“Detyra ime si raportues është të bëj gjetje të fakteve dhe të dërgojë mesazhe nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, (PACE), si në lidhje me objektivat kryesore të Këshillit të Evropës, d.m.th. duke u përpjekur për sundimin e ligjit, demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Kam besim se jam në gjendje të udhëheq një numër diskutimesh të dobishme, dhe besoj se Qeveria e Kosovës, është e aftë dhe e gatshme t’i përmbushë detyrat e saj në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”.

Sipas tij, Serbia dhe Kosova duhet të bëjnë hapa drejt njëri-tjetrit. Dialogu duhet të rifillojë sa më shpejt të jetë e mundur, pa kushte. “Kjo do të thotë, se asnjë vend nuk duhet të vendosë parakushte para se të fillojnë bisedimet përsëri. Kur bëhet fjalë për konceptin e reciprocitetit, për shembull, heqja e tarifave të vendosura nga Kosova për mallrat nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina, duhet të hiqet pa kushte, siç kërkohet nga Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të tjerët. Të gjithë duhet ta kuptojnë këtë. Nuk është koha për t’i shërbyer klientelës së dikujt, por për të bërë atë që është më e mira për vendin e dikujt. Të dyja palët duhet të bëjnë detyrat e tyre të shtëpisë. Kam besim se Kosova dhe Serbia do të gjejnë një mënyrë praktike dhe të kujdesshme për ta çuar procesin përpara së shpejti”.

“Gjermania dhe unë personalisht kundërshtojmë idenë e propozuar për shkëmbim të tokës, apo shkëmbim të territoreve, dhe nuk do të mbështesim asnjë plan për ta realizuar atë”. /Telegrafi

Deputeti i LDK’së i kërkon ministrit Vitia që të lirojë nga puna edhe njërin nga prindërit kur të dy janë doktorë

Periskopi.com Lajme

Ekrem Hyseni, deputet nga radhët e LDK’së, ka shprehur pakënaqësi ndaj vendimit të Kurtit  për pezullimin e mësimit në të gjitha nivelet arsimore dhe lirimin e njërit prind nga puna si masë për parandalimin përhapjes së virusit COVID 19.

Ai përmes një statusi në Facebook i ka kërkuara Ministërit të  Shëndetësisë, Arben Vitisë që  në rastet ku të dy bashkëshortët janë profesionistë shëndetësor, njëri nga ta të jetë i liruar nga puna.

Ja statusi i plotë:

Nëna e 16 fëmijëve ka një kërkesë të fundit për ndërtimin e shtëpisë së saj

Periskopi.com Lajme

43-vjeçarja, Bahrie Gashi- Mustafa është nënë e 16 fëmijëve. Ajo së bashku me burrin e saj dhe vjehrrën vazhdojnë të jetojnë në kushte të rënda tash e sa vite.

Gjatë vitit 2016, ishte këngëtari Labinot Tahiri ai i cili siguroi një donacion duke blerë parcel për këtë familje.

Familja 19 anëtarëshe iu gëzua tej mase ndërtimit të shtëpisë, kjo për faktin se edhe ata më në fund po bëheshin me kulm mbi kokë.

Tutje, disa njerëz të vullnetit të mirë ndihmuan familjen për ta ndërtuar shtëpinë por ajo mbeti në gjysmë dhe nuk u përfundua, shkruan Indeksonline.

Dëshira e tyre më e madhe është që këtë dimër ta kalojnë në shtëpinë e re.

Familja Mustafa nuk ka mundësitë të paguajë ndonjë kompani për të vazhduar ndërtimin, dhe krejt çfarë nevojitet është vullneti i ndonjë kompanie e cila mund të ofrojë një punëtor falas për të vazhduar ndërtimin e mbetur të kësaj shtëpie.

Apostolova kërkon që të nisin punimet për ngrohtoren e re të Gjakovës

Periskopi.com Lajme

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova, sot ka qëndruar në Gjakovë ku ka takuar edhe kryetarin e kësaj komune, Ardian Gjini, me të cilin ka diskutuar për projektet që janë financim i BE-së.

Ngrohtorja me biomasë dhe ndërtesa e re e Kuvendit të Komunës janë vetëm dy prej projekteve më madhore që Bashkimi Evropian financon në këtë qytet, për njërin prej të cilit Apostolova shprehu keqardhjen për mos fillimin e punimeve.

Në fakt, sot ishte planifikuar të fillonin punimet për ngrohtoren, por për shkak të mos kompletimit të dosjes nga ana e Ministrisë së Ambientit, punimet nuk kanë filluar ende.

Apostolova kërkoi nga Ministria e Ambientit që t’i japë zgjidhje kësaj çështje pasi dëshiron të shohë nisjen e punimeve dhe në fund gjakovarët të gëzojnë një ngrohtore e cila është miqësore me ambientin.

Ngrohtorja me biomasë është projekti i parë i këtij lloji në Kosovë dhe projektet e tilla Apostolova tha se janë me prioritet për Bashkimin Evropian.

Apostolova: Dua të shoh nisjen e punimeve për ngrohtoren

“Komuna e Gjakovës është një nga vendet që merr mbështetjen më të madhe në të gjithë Kosovën. Megjithatë më duhet të shpreh keqardhjen që nuk ishim në gjendje sot të shohim fillimin e punëve për një projekt shumë të rëndësishëm si ngrohtorja me biomasë. Ne jemi duke pritur edhe disa dokumente në mënyrë që gjithçka të finalizohet dhe të nisin punimet. Më duhet të theksoj që ky projekt i ngrohtores me biomasë është projekti parë i këtij lloji në Kosovë dhe siç e dini biomasa konsiderohet miqësor me ambientin. Siç e dini zv.presidenti i Bashkimit Evropian ka theksuar dhe ka vendosur mbrojtjen e ambientit dhe kujdesin për natyrën si një nga prioritetet kryesore të Bashkimit Evropian. Shpresoj që Ministria e Ambientit shumë shpejtë do t’i përgjigjet kësaj dhe afërisht 40% e qytetarëve të Gjakovës t’i kenë shërbimet nga kjo ngrohtore” , deklaroi ajo.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, fillimisht falënderoi Apostolovën për mbështetjen e projekteve.

Ai tha se BE mbetet donatori më i madh dhe qytetarët e tij shumë shpejtë do t’i gëzojnë disa projekte me shumë rëndësi që po financohen nga ky institucion.

Duke u ndalur tek ngrohtorja, Gjini tha se shpreson që Ministria e Ambientit të zgjidhë këto çështje procedurale dhe punimet të nisin sa më shpejtë të jetë e mundur.

Gjini: Projektet e financuara nga BE të rëndësishme për gjakovarët

“Bashkimi Evropian është pakrahasueshëm donatori më i madh në të gjitha aspektet, jo vetëm për Gjakovën, por besoj për të gjitha komunat e Kosovës dhe për të gjithë Kosovën. Gjakova shumë shpejtë do t’i gëzojë disa projekte jashtëzakonisht të rëndësishme që financohen në pjesën më të madhe nga Bashkimi Evropian siç është ndërtesa e re e Kuvendit të Komunës që po vazhdon të ndërtohet dhe ngrohtorja e re e qytetit e kogjenerimit e cila shumë shpejtë pritet të nisë. Ne kemi besuar që sot do të nisim, mirëpo ka pasur vonesa në Ministri të Mjedisit me disa çështje procedurale besoj dhe do të zgjidhet shpejtë, sidoqoftë, po gëzojmë mbështetje të jashtëzakonshme edhe këto janë projekte jashtëzakonisht të mira për të gjithë qytetarët e komunës së Gjakovës”, deklaroi Gjini.

Ndryshe, projekti për ngrohtoren është parashikuar të funksionojë me biomasë, duke përdorur mbeturinat bujqësore dhe drusore si lëndë djegëse.

Këtë projekt 12 milionë eurosh Komuna e Gjakovës e kishte fituar në vitin 2015, por prej atëherë nuk ka nisur ndërtimi i saj.

Bizneset kërkojnë nga Qeveria e re angazhim në aftësimin e fuqisë punëtore

Periskopi.com Lajme

Pavarësisht angazhimit të sektorit privat në aftësimin e të rinjve në industri të ndryshme, Qeveria duhet të luajë rol kyç në përgatitjen e të rinjve në fusha të caktuara përmes programeve strategjike afatgjate.

Kjo u tha në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ku bizneset e pranishme dhanë rekomandimet e tyre rreth kapitalit njerëzor në Kosovë për Qeverinë e re.

Drejtori ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, tha se ndër sfidat më të mëdha me të cilat po ballafaqohen bizneset kosovare, e sidomos ato në sektorin e prodhimit, shërbimeve, dhe tregtisë, është edhe sigurimi i kuadrove të duhura të fuqisë punëtore, duke shtuar se Qeveria e re duhet të fokusohet edhe në aftësimin e të rinjve për të qenë të gatshëm për tregun e punës.

Përfaqësuesja e kompanisë Limak, Valentina Gara, tha se kapitali njerëzor është një faktor shumë i rëndësishëm në zhvillimin e individëve për përgatitjen e tyre profesionale. Ajo shtoi si të nevojshme investimin social në shoqëri në përgatitjen e të rinjve për tregun e punës përmes trajnimeve të ndryshme, duke thënë se zhvillimi ekonomik arrihet jo vetëm nga hapja e vendeve të punës por duke krijuar kuadrot e duhura në vendin e punës përmes investimeve të bëra nga Qeveria në programe të ndryshme.

Çerkini u kërkon politikanëve të mos kërkojnë votën e familjarëve të të pagjeturve

Periskopi.com Lajme

Bajram Çerkini dhe Qendra Burimore për Persona të Zhdukur, kanë vendosur që të mos pranojnë takime me politikanët gjatë kësaj kohe para zgjedhjeve.

Ai i tha RTK-së përvoja tregon se si politikanë të ndryshëm kanë provuar ta politizojnë çështjen e të pagjeturve, duke ua kërkuar votën dhe duke mos bërë asgjë pastaj për ta.

“Ne nuk do të kemi takime me politikanë, kemi ardhur në përfundim që as nëpër fshatra të mos i pranojmë, sepse në këtë kohë veç vota do të kërkojnë”, deklaroi Çerkini.

Ai tha se ka pas rast kur një zyrtarë i lartë i një partie ka ofruar ndihma të ndryshme materiale, në favor të votave, por Çerkini tha se e kanë përzënë nga zyra dhe kurrë më nuk kanë pranuar takim me të.

“ Këta të politikës dhe karriges ishin shumë të rrezikshëm, ka pas rast kur kanë ardhur enkas për të kërkua votë, por ua kemi bërë të qartë se nuk do të pranojnë të luhet me këtë çështje”, tha Çerkini.

Ai deklaroi se politika ka arrit me i politizuar disa shoqata, dhe fatkeqësisht kjo po e dëmton procesin e zbardhjes së fatit të atyre që mungojnë.

Tahiri: Bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë duhet të jetë i sinqertë

Periskopi.com Lajme

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë duhet të jetë i sinqertë, dhe se nuk duhet të bëhet asnjë lloj kalkulimi në raport me ta.

Njëlloj thotë se ka qenë edhe shefi i tij, Ramush Haradinaj.

Ky është shkrimi i plotë i Tahirit në llogarinë e tij në Facebook:

Bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, ka kuptim vetëm kur është krejtësisht i sinqertë! Edhe diskursi publik ndërtohet vetëm mbi ketë bazë. Ramush Haradinaj, gjithmonë e në çdo situatë ka qenë i hapur dhe i sinqertë. Me miq duhet të jesh i sinqertë dhe të mos bësh kalkulime për asnjë lloj përfitimi. Për armiqtë llafet i kishim e do t’i kemi tjera!

Shala kërkon nga Maqedonia e Veriut që të largoj barrierat të cilat i ka vendosur ky shtet ndaj produkteve kosovare

Periskopi.com Lajme

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala,  sot i ka dërguar letër ministrit të Ekonomisë të Maqedonisë së Veriut Kreshnik Bekteshit,  duke i kërkuar heqjen e barrierave  të cilat i ka vendosur ky shtet ndaj produkteve kosovare.

Sipas Shalës nëse nuk merret parasysh kjo, do të shqyrtohet  masa reciprociteti për të gjitha prodhimet e Maqedonisë së Veriut që eksportohen në Kosovë, ka shkruar ai në facebook.

Ja statusi i plotë:

 

Sot i kam dërguar letër ministrit të Ekonomisë të Maqedonisë së Veriut, z.Kreshnik Bekteshi dhe i kam kërkuar që sa më shpejt të largohen barrierat të cilat i ka vendosur ky shtet ndaj produkteve kosovare. Ndryshe ne do të shqyrtojmë masa reciprociteti për të gjitha prodhimet e Maqedonisë së Veriut që eksportohen në Kosovë. E.SH

Gjykata Themelore refuzon kërkesën e të akuzuarve në rastin e ‘Veteranëve’ për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda ka marrë aktvendim me të cilin ka refuzuar kërkesën për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimet ndaj provave të ushtruara nga mbrojtësit e të akuzuarve Agim Çeku,  Fadil Shurdhaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbim Demaliaj, Rrustem Berisha, Çelë Gashi, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Shukri Buja, Ahmet Daku dhe Xhavit Jashari, duke i cilësuar si të pabazuara.

“Të akuzuarit A.Ç., F.SH., N.L, S.H., SH.D., Ç.G., RR.B., F.F., S.E., SH.B., A.D., dhe XH.J. akuzohen nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media, transmeton Indeksonline.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në afat prej 5 ditësh në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Emrat e përmendur më lartë ndryshe janë të njohur si persona të dyshuar në lëndën e njohur si ‘Veteranët’.

Rexhë Gjonbalaj thotë se s’ka kërkesë për ndërprerjen e kontratës me Z Mobile

Periskopi.com Lajme

Ish-kryesuesi i Bordit të Telekom-it, Rexhë Gjonbalaj gjatë raportimit të tij para Komisionit Parlamentar Hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala, ka mohuar deklarimet se bordi e ka nënshkruar kontratën me Z Mobile, duke thënë se parakontrata e kësaj marrëveshje është nënshkruar nga kryeshefi ekzekutiv i menaxhmentit të atëhershëm të Telekom-it, Adnan Merovci.

Sipas tij, me të marrë deytrën si kryesues i Bordit është informuar për kontratën për të cilën siç shprehet ai u ishin caktuar edhe afatet se kur duhej të nënshkruhej nga Bordi i Telekomit.

Por para se të pranonte pyetjet nga deputetët lidhur me gjendjen në Telekom, Gjonbalaj tha se ndodhet në një proces gjyqësor dhe për këtë ai kërkoi garanci nga deputetët se kjo nuk e implikon atë proces.

Garanci për këtë në cilësinë e juristëve i dhanë deputetët Armend Zemaj dhe Albulena Haxhiu, të cilët i thanë se një intervistim i tillë vetëm sa do e lehtësoi punën e Prokurorisë së Shtetit.

Ish-kryesuesi i Bordit të Telekomit, Rexhë Gjonbalaj ka deklaruar se ai dhe anëtarët tjerë e kanë nënshkruar kontratën me Dardafon, pasi iu ishte prezantuar si një kontratë që sjell përfitime për Valën, dhe se kjo kontratë është një bashkëpunim me partner amerikan.

Ai tha se njohurit e para për kontratën me Z Mobile i ka marrë nga ish-ushtruesit i detyrës së kryeshefit dhe drejtori i zyrës ligjore, Sabahudin Ramaxhiku, prej të cilit i është kumtuar se kontrata me Z Mobile ka marrë licencë edhe nga Autoriteti Rregullativ, vendim të cilin obligohen ta respektojnë.

“Është prezantuar si një kërkesë që bordi ta votoj, pasi që ka një vakum të gjatë që nuk ka pasur bord dhe nuk ka pasur vendimmarrje në kompani dhe jemi paksa të vonuar në atë çështje duke marrë parasysh se operatori tjetër virtuale D3 me IPKO që ishte një konkurrencë e Valës tashmë kishte filluar. Ishte diçka e re për mua, nuk kisha dëgjuar për mua as nuk e dija çka ishte VMNO-të. Kam dëgjuar shpjegimet e tij që është me interes që mos të na ik konkurrenca është një obligim ligjor pasi që Autoriteti Rregullativ i Telekomunkiacionit ka lëshuar licencë, është interpretuar juridikisht që obligohemi ndaj vendimeve të autoritetit rregullativ. Jemi konsultuar me anëtarët e bordit dhe asnjë nuk e kemi ditur”, tha ai.

Ai ka thënë se pa marrë mendim nga Bordi, ish kryeshefi i Telekom-it, Adnan Merovci ka nënshkruar një para kontratë me Dardafon për të cilën më pastaj bordi ka kërkuar sqarim.

Ai tha se shpjegimet e dhëna i kanë shtyrë të gjithë anëtarët e Bordit të votojnë pro, madje thotë se nuk kanë pasur asnjë dilemë për këtë.

“Adnan Merovci ka nënshkruar një para kontratë me një partner amerikan për operatorët virtual. Ajo informatë ka qenë publike në media në një konferencë shtypi pa dijeninë paraprake të bordit, nuk kemi ditur asgjë, dhe të nesërmen apo pasnesër kemi shkuar në kompani dhe kemi kërkuar me na sqarua çfarë ka ndodhur. Ka thënë se është një para kontratë e cila nuk ka ndonjë vlerë derisa bordi ta bëjë aprovimin e saj…Interpretimi i ekspertëve i cili ka qenë nga menaxhmenti ka qenë se në Telekom ka kapacitete të lira dhe është e vërtetë ka kapacitet të lira edhe sot duhet të shfrytëzohen kapacitetet e lira dhe Telekomi ka zero investime me këtë projekt”, tha ai.

Ai madje ka thënë se përveç një kërkese që ka ardhur nga kryeshefi, Shyqyri Haxha për ndërprerje të kontratës me Z Mobile, Bordin asnjëherë nuk ka pranuar ndonjë kërkesë tjetër për ta ndërprerë këtë kontratë.

I pyetur nga deputeti i PSD-së, Visar Ymeri se pse nuk e kanë marrë si të mirëqenë kërkesën e Haxhës për ta ndërprerë kontratën me Z Mobile, ish kryesuesi i Bordit të Telekomit, Rexhë Gjonbalaj u shpreh se nuk ka qenë e dokumentuar një kërkesë e tillë, dhe se një gjë të tillë sipas tij, mund ta bëjë vetëm ai që e ka nënshkruar kontratën.

“Të vetëm kërkesë në asnjë mbledhje tek bordi nuk ka ardhur që kontrata me Z Mobilit duhet t’i ndërpritet për shkak të kësaj, të kësaj, të kësaj asnjë mbledhje… Nuk ka asnjë kërkesë përveç një rasti nga kryeshefi ekzekutiv për ndëprerje të kontratës, kuptoje nuk ka…Ymeri: Ka një ishte propozim që e ka bërë…Gjonbalaj: nuk është propozimi”, tha ish kryesuesi i Bordit të Telekomit.

Në anën tjetër i pyetur nga deputeti i LDK-së, Armend Zemaj se a ka pasur presion politik nga udhëheqësit politik të atëhershëm për të nënshkruar kontratën me Dardafon, Gjonbalaj e mohoi duke thënë se nuk ka pasur diçka të tillë. Por Zemaj reagoi duke thënë se ai konsideron se degradimi në Telekom është bërë nga bordi i kësaj ndërmarrje.

Zemaj e ka pyetur edhe për sponsorizimet e shumë media fiktive dhe këngëtarëve. E në përgjigjen e tij, Gjonbalaj tha se këto kërkesa kanë ardhur nga kryeshefi ekzekutiv e jo nga bordi i Telekomit.

“A e keni ditur se prej kujt furnizohet antenat e Postë Telekomit të Kosovës, Gjonbalaj: Jo, Zemaj: A e keni ditur se çka janë bazuar se ku do të vendosen antenat, a ka të interesuar kjo punë hiq. Gjonbalaj: Më ka interesuar se ata i gjejnë pikat frekuentore, aq di, aq kam informacione, Zemaj: a e ke ditur që pikat frekuentore janë me njerëz të lidhur me politikën, Gjonbalaj: Jo, Zemaj: Ministria, zëvendësministra, kryeministër, familjarë, Gjonbalaj: Jo. Zemaj: A je interesuar qysh furnizohen me material, kontratat, çmimet, Gjonbalaj: Jo” ,u shprehen gjatë debatit të tyre të zhvilluar në mes të deputetit Zemaj dhe ish kryesuesit të Bordit, Gjonbalaj.

Në anën tjetër deputeti, Milaim Zeka ka kërkuar sqarime se në bazë të ligjit Bordi a ka rol mbikëqyrës mbi menaxhmentin apo rol urdhërdhënës. Gjonbalaj tha se si bord kanë vetëm rol mbikëqyrës.

Zeka tutje ka dashur të di se a janë të nënshkruara të gjithë ankeset që i parasheh kontrata me Z Mobile, e për këtë Gjonbalaj tha se parimet kryesor janë nënshkruar.

“A ka aneks kontrata të cilat janë bërë në mes të Valës dhe Z Mobile, e të cilat nuk janë të nënshkruara…Gjonbalaj: Nuk e di, duhet t’u them se parimet kryesore si kontrata në bord çdo detal nuk është nënshkruar parimet kryesore të kontratës janë aprovuar” u shprehen Zeka dhe Gjonbalaj.

Pyetje për ish-kryesuesin e Bordit të Telekom-it pati edhe deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Liburn Aliu, i cili e pyeti Gjonbalaj se a ka punësuar vajzën e tij në Postë teksa ishte anëtarët i bordit. Ai tha se kjo nuk qëndron dhe se sipas tij, vajza e tij u punësua në Postë përmes një konkursi pasi kryerjes së mandatit të tij si kryesues i bordit.

“Nuk është e saktë, vajza ime është punësuar në Postë në një konkurs publike një 3 vite pasi është ndarë Posta kompani në vete edhe për dijeni jo që nuk kanë pasur nevojë edhe fëmijët e mi edhe gruaja ime por sa kam qenë e kanë pasur të ndaluar me pretendua me u punësua aty, dhe ashtu ka ndodhur”, u shpreh Gjonbalaj.

Para se të fillonte intervistimi i ish-kryesuesit të Bordit të Telekomit të Kosovës, Rexhë Gjonbalaj deputetët e komisionit parlamentar hetimor për gjendjen në PTK kanë diskutuar lidhur me deklaratën e pavërtetë të ish-kryeshefit të Telekom-it, Shyqyri Haxha i cili e ka akuzuar deputeten e PDK-së, Blerta Deliu se i ka kërkuar të punësojë familjarët e saj, dhe të nesërm pati kërkuar falje që e kishte ngatërruar me një deputete tjetër. E për këtë veprim komisioni vendosi që ta ftojë për intervistim përsëri Shyqyri Haxhën.

Po ashtu, me kërkesë të anëtarëve të komisionit u morë vendim që të kërkohet nga Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) të dhënat zyrtare rreth pronarëve të kontratave të nënshkruar në Telekom me theks të veçantë të kontratës Dardanfon.

Po ashtu, pati një pajtim që të kërkohen edhe listat e pagave për punëtorëve nga viti 2009 deri në vitin 2019, si dhe të kontrata për furnizim të antenave 2009-2019.

Surroi i kërkon komunës t’i largojë nga sheshi lypsarët që ende po këndojnë: “Mirëseerdhe Ramazan”

Periskopi.com Lajme

Drejtoresha e grupit ‘Koha’ dhe publicistja Flaka Surroi, i ka bërë një thirrje komunës së Prishtinës, përkatësisht drejtorit të Inspekcionit, Adonis Tahiri, që të ndërhyjnë në largimin e lypsarëve nga sheshi.

Ajo thotë se në prag të 20 vjetorit të çlirimit, ndoshta i bie në mend dikujt t’i largojë ‘lypsarët që ende po këndojnë këngën ‘Mirëseerdhe Ramazan’.

Ajo shkruan në FB:

“Ndoshta këto ditë të kremtes së 20-vjetorit të çlirimit dikujt i bie ndërmend t’i largojë lypsarët nga sheshi, të cilët ende e këndojnë këngën “Mirëseerdhe muaj i Ramazanit” — një nga katër këngët e repertorit të pasur…

Adonis Tahiri – nuk e di a është kjo punë për inspektoratin, porse do të ishte shumë i mirëseardhur një bashkëveprim me Policinë… ky eksploatim i këtyre njerëzve fund nuk po ka!”

Kërkesë për mbylljen e Pavijonit të Paraburgimit në Dubravë

Periskopi.com Lajme

Ditë më parë KMDLNJ ka kërkuar që Pavijoni i Paraburgimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë duhet të mbyllet urgjentisht.

Në këtë qendër thuhet se përafërsisht janë 35 deri 40 të paraburgosur që i shkakton shumë probleme këtij institucioni korrektues, si gjatë përcjelljes së shpeshta në seanca gjyqësore ashtu edhe gjatë dërgimit në spitale rajonale dhe në QKUK.

KMDLNj ka pasur vërejtje edhe për Shërbimin Shëndetësor të Burgjeve që sipas tyre përkundër përpjekjeve të vazhdueshme, asnjëherë për shkaqe objektive apo subjektive nuk ka arritur t’i plotësojë kërkesat dhe nevojat e personave të privuar nga liria për një trajtim shëndetësorë që parashihet me standardet ndërkombëtare .

Sipas Florent Gashin nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Korrektuese të Kosovës, aktualisht Pavijoni i Paraburgimit në Dubravë plotëson kushtet për mbarëvajtjen e personave të paraburgosur.

“SHKK, Pavijonin e lartcekur e përdorë vetëm në rastet kur nuk ka hapësirë të mjaftueshme  në pavijonet tjera. Me rritjen e kapaciteteve në qendrat e paraburgimit në Gjilan dhe Prishtinë, pavijoni në fjalë do të destinohet për kategori tjera të të burgosurve”, tha Gashi.

E nga Ministria e Shëndetësisë kanë deklaruar se KMDLNJ ka pasur vërejtje për mungesë të Spitalit të Burgjeve dhe vështirësi në trajtimin e disa rasteve vështirë të menaxhueshme.

Madje të njëjtit mohuan që KMDLNJ të ketë deklaruar se ‘për shkaqe objektive apo  subjektive nuk është arritur të plotësohen kërkesat dhe nevojat e personave të privuar nga liria për trajtim shëndetësor që parashihet me standardet ndërkombëtarë’.

“Ministria e Shëndetësisë, përmes Departamentit Shëndetësor të Burgjeve dhe Njësive Shëndetësore të Burgjeve, ofron shërbime shëndetësore ekuivalente me atë të sektorit publik. Të gjitha shërbimet të cilat nuk mund të kryhen në këto njësi, referohen ne spitalet e përgjithshme dhe në ShSKUK për trajtim specifik. Kjo çështje është rregulluar edhe me UA 05/2014 të QRK mbi funksionimin e shërbimeve shëndetësor te burgjeve”, u tha nga Zyra për Informim e MSh-së për Indeksonline.

Tutje të njëjtit kanë deklaruar se sa i takon standardeve ndërkombëtare shëndetësore në burgje, ato janë të harmonizuara në plotni me Rekomandime të Këshillit të Evropës dhe Rregullat evropiane të Burgjeve.

“Lidhur me kushtet dhe standardet që ofrohen ne Njësit Shëndetësor të Burgjeve, ky shërbim funksion sipas Protokollit për hapësira, pajisje dhe kushte të punës të harmonizuara me ato të MSh-së për Institucionet Private në vend. Të gjitha njësit i kanë të gjitha këto hapësirë, pajisje dhe shërbime konform standardeve te vendit, te verifikuara nga Inspektoratet relevante te MSh-së”, u tha nga MSh.

Sipas tyre furnizimi me barëra është 100% sipas listës së barërave, më 701 artikull dhe e cila i mbulon të gjitha shërbimet e nevojshme.

“Furnizimi është stabil, buxheti i alokuar për këtë çështje, kontratat afatgjata. Në të gjitha NjShB ka shërbim infermierie 24 orësh, çka nuk ka as ne vendet e BE-së. Ka mjek çdo ditë punë, ka shërbim psikologjik, stomatologjik dhe psikiatrik të përhershëm. Ne dy njësi ka mjek 24 oresh sipas specifikave te shërbimeve. Këto shërbime mbulohen me staf prej profesionistësh shëndetësorë. Për shërbime të tjera specialistike janë të kontraktuar edhe 16 konsultant të cilët i vizitojnë njësit sipas nevojës, së paku një here në javë”, u tha tutje nga MSh.

Sipas të njëjtëve të gjitha shërbimet në ShSKUK për të burgosurit kryhen pa listë të pritjes, por në çdo kohë.

Aktori shqiptar ka një kërkesë intersante për presidentin Thaçi

Periskopi.com Showbiz

Adnan Blaku është aktori i njohur shqiptar i cili famën e tij më të madhe e mori me rolin e “Sofisë”.

Dita e sotme, 18 prill është mjaft e veçantë për të, pasi aktori feston ditëlindjen.

Por, në këtë ditë ai shprehur një kërkesë drejtuar presidentit Hashim Thaçi. Blaku do që dita e sotme të jetë festë për të gjithë.

“18 Prilli – Datë e rëndsishme per Kosovën sepse është Datlindja ime. Prandaj e lus Presidentin qe këtë ditë ta shpall ditë feste. Ju ftfoj te gjithve qe ti bashkangjiteni dhe te festojme se bashku”, ka shkruar aktori në fotografinë e tij të publikuar.

Ndryshe, Blaku fillimin e karrierës e nisi në emisionin “Prrallë me tupan”, ku dhe aty ai arriti të pëqlehet shumë nga publiku, ndërsa ka vite tani që është pjesë e Odeonit.

 

Image

Banorët e Hadës ndihen të rrezikuar, kanë një kërkesë nga institucionet

Periskopi.com Lajme

Të bllokuar tash e 14 vjet, të prekur në shëndet e, siç thonë, të diskriminuar nga pushteti, banorët e fshatit Hade të Obiliqit kanë kërkuar nga institucionet e shtetit që të marrin vendime konkrete për zgjidhjen e problemit të tyre me shpronësim, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas tyre, shteti është duke bërë shkelje të të drejtave të njeriut për këta banorë, pasi siç kanë thënë nuk ka respektuar asnjë kërkesë të tyre. Edhe Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ka thënë se banorët e fshatit Hade janë duke jetuar në një geto dhe se institucionet nga viti 2004 nuk kanë bërë ndonjë lëvizje në këtë drejtim.

Gjatë një raportimi para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Persona të Pagjetur, të mërkurën, Jashari ka folur për shkeljet e të drejtave të njeriut për banorët e Hadës, duke thënë se gjendja në terren nuk është normale dhe se të drejtat e banorëve të Hadës po shkelen.

“Banorët konsiderojnë se kanë mbetur me një oazë. Kjo vonesë nga viti 2004 e deri tash ka ngritur koston e shpronësimit të banorëve”, ka thënë Jashari. Sipas tij, gjendja aktuale në Hade është një lloj getoje dhe ka rezultuar me shkelje të të drejtave të njeriut. “Është momenti për të gjetur një vendim përfundimtar”, ka theksuar Jashari.