Kërkohet ndihmë për të riun që u aksidentua para një jave- është në gjendje të rëndë shëndetësore

Periskopi.com Lajme

Bedri Kadrija, nga Prishtina po kërkon ndihmë pasi që një javë më parë ka pësuar një aksident të rënd me motoçikletë, ku ka mbetur i palëvizshëm dhe është në gjendje kome.

Momentalisht i riu nga Kosova gjendet në një ndër spitalet më të avancuara në Republikën Veriore te Maqedonisë, ku kostoja për qëndrimin e tij ditor sillet nga 250 deri 350 euro.

Mirëpo, për shërimin dhe tretmanin e tij të mëtutjeshëm mjekësor kërkohet një rehabilitim me afatgjate ne shtetet perëndimore.

Por për ndihmë ndaj të aksidentuarit Bedri Kadrijajt, sot, miqët e tij do të mblidhen për të mbledhur mjete financiare.

Deri me tani mjetet janë siguruar nga vetë familjarët me mundësitë e tyre, por familja tani po kërkon ndihmë edhe të gjithë ata që kanë vullnet e mundësi të ndihmojnë.

Ndihmën financiare mund ta dhuroni duke u lajmëruar tek numri i vëllait të Bedriut që është : 046153961 (Viber) Rexhep Kadrija.

 

Policia kërkon ndihmë për ta gjetur 44-vjeçarin nga Podujeva

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka njoftuar se tash e një javë një person i moshës 44 vjeç është raportuar i zhdukur.

Policia që nga data 16 maj nuk ka pasur asnjë rezultat në zbardhjen e rastit.

Ata gjithashtu kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për të zbardhur këtë rast.

“Në lidhje me këtë person, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij, të informojnë policinë në linjën emergjente 192”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ky është njoftimi i Policisë:

Ju njoftojmë  se më datë 16.05.2019, në polici është raportuar për një person të zhdukur.

Që nga kjo datë deri më tani, nuk ka asnjë rezultat për zbardhjen e rastit, prandaj kërkojmë edhe ndihmën e qytetarëve.

Bëhet fjalë për Hetem Dedaj, i lindur në vitin 1975, banues në rrugën 19 Qershori në Podujevë.

Në lidhje me këtë person, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij, të informojnë policinë në linjën emergjente 192.