Secila femër duhet t’i dijë këto hile rreth këpucëve

Periskopi.com Zoya

Nuk ka rëndësi nëse i keni blerë mënjëherë sapo i patë në Instagramin e bloggeres suaj të preferuar, apo i keni në dollap prej shumë kohësh. Kur bëhet fjalë për KËPUCËT gjëja më e rëndësishme është të keni sa më shumë.

Ne do ju mësojmë disa gjëra që duhet t’i dijë secila femër rreth këpucëve dhe mirëmbajtjes së tyre;

Këpucë që rrëshqasin

Sapo keni blerë një palë sandale të reja dhe keni frikë t’i mbathni pasi rrëshqasin? Nuk është nevoja t’i strukni në një cep të dollapit. Majfton t’i fërkoni nga poshtë me letër smerili të lagur me ujë dhe do të shpëtoni nga ky problem.

Kujdes: Nuk duhet ta ekzagjeroni, mjafton vetëm ta kaloni 2 a 3 herë.

Era e pakëndëshme e këpucëve

Këpucët tuaja vijnë erë? Asgjë për t’u shqetësuar, u ndodh të gjithëve madje edhe maniakëve të pastërtisë. Mjafton t’u hidhni nga brenda pudër bebesh, shampoo për flokë të thatë ose sodë buke me kripë dhe era e keqe do të avullojë menjëherë.

Si t’i pastroni këpucët

Keni filluar t’i vishni atletet e bardha converse apo akoma? Nëse jo bëni mirë t’i pastroni duke përzier 2 lugë gjelle sodë bukë, peroksid hidrogjeni dhe ujë. Fërkojini si pjesën e gomës dhe atë të copës dhe atletet tuaja do të duken sikur i keni blerë sot.

Si t’i ruani format e këpucëve dhe çizmeve të gjata

Nëse keni ankesa rreth formës së çrregullt që marrin nga qëndrimi në dollap, mjafton të vendosni brenda 2 shishe vere dhe nuk do të keni më probleme të tilla. Falë formës dhe peshës së tyre, shishet e verës janë perfektë për të ruajtur formën e çizmeve tuaja duke i futur brenda tyre.