Ish-deputeti i LDK’së e ndalë në kafe Blerim Latifin dhe i tregon për ‘klikat’ dhe intrigat në këtë parti

Periskopi.com Lajme

Këshilltari i Kryetarit të Kuvendit, Blerim Latifi ka takuar një ish – deputet të LDK’së më të cilin ka biseduar për situatën aktuale në LDK, shkruan Periskopi.

Ky ish – deputet i LDK’së i ka thënë Latifit së në LDK po ndodhin intriga mes pretendentëve për kryetar të kësaj partie.

“Po ndodhin intriga kaq të ulta të pretendentëve për kryetar, saqë ndërgjegja njerëzore tronditet prej tyre”, i ka thënë ish – deputeti i LDK’së, Latifit.

Shkrimi i tij në FB:

Në Tophane, derisa po kaloja rrugës, më ndaloi një ish deputet i LDK-së, që po pinte kafe tek “De Rada”. U ula dhe biseduam për pak kohë. Natyrisht për temën e pashmangshme të zgjedhjeve. E pyeta: Çfarë po ndodh në LDK? Po ndodhin intriga kaq të ulta të pretendentëve për kryetar, saqë ndërgjegja njerëzore tronditet prej tyre – ishte përgjigjja e tij. Duket se termi “klikë” që dje e përmendi Isa Mustafa, nuk është thënë kot, sa për të thënë diçka. Edhe një shembull i ligjit të lashtë që thotë se lufta brenda llojit i’a kalon egërsisë së çdo lufte tjetër.