Zyrtare: Tjetër largim nga PSG

Periskopi.com Sporti

Paris Saint-Germain ka njoftuar shitjen përfundimtare e Kevin Trapp tek Eintracht Frankfurt, për shifrat 7-10 mln euro.

Portieri gjerman firmosi kontratë deri në vitin 2024 me “Shqiponjat”, me të cilët sezonin e fundit luajti në huazim, transmeton Periskopi.

Për Trapp është një rikthim në shtëpi, pasi në vitin 2015 PSG e bleu pikërisht nga klubi gjerman portierin.


Me këtë lëvizje, PSG qartëson strategjinë në merkato: Duhet të blihet patjetër një portier.

Buffon dhe Trapp u larguan, ka mbetur vetëm Areola, i cili nuk konsiderohet si portier i parë dhe Leonardo është vënë në lëvizje për të marrë shërbimet e portierit të Milani, Gianluigi Donnarumma. /Periskopi.com/

“Kur fiton PSG bëjmë seks pesë herë në javë dhe mbetemi zgjuar deri në mëngjes”

Periskopi.com Sporti

E dashura e portierit të PSG-së, Kevin Trap, modelja braziliane, Isabel Gunar, i ka mahnitur të gjithë me pamjen e saj në ditëlindjen e futbollistit brazilian, Neymar. 

Sipas shumicës, femra më e bukur në botë, ka shkëlqyer në përqafimin e të dashurit të saj, me të cili është në lidhje që një kohë të gjatë.

Gular e ka tërhequr vëmendjen e opinionit kur i ka zbuluar fshehtësitë e dhomës së saj të fjetjes. Ai ka folur hapur edhe për jetën e saj seksuale.

“Kevin dhe unë bëjmë seks 4-5 herë në javë. Por, nëse PSG humb, e ai mbron, nga marrëdhënia intime nuk ka asgjë. Por, nëse klubi i tij fiton, ne të dy mbetem zgjuar deri në mëngjes”, ka zbuluar bukuroshja braziliane.

Trapi i Gjermanisë e harron shpejt eliminimin e kombit gjerman, zbavitet me modelen braziliane

Periskopi.com Sporti

Kevin Trapp nuk ka humbur shumë kohë pas eliminimit të kombëtares së tij nga Kupa Botërore… ai tashmë po kalon pushimet me modelen braziliane Izabel Goulart.

Portieri i PSG, 27-vjeçar, i ka dhënë fund paraqitjeve në Kupën e Botës me Gjermaninë pas eliminimit në fazën e grupeve.

33-vjeçarja, ish-modele e Victoria’s Secret, Izaebl u paraqit në disa foto në gishtin e saj me një unazë diamante duke treguar momentet e mira që po kalojnë në plazh.

Më parë, modelja braziliane zbuloi: “Kevin dhe unë bëjmë shumë dashur – katër ose pesë herë në javë”.

Pavarësisht se gjyshi i saj është gjerman, ajo nuk e mbështeti kombëtaren e Gjermanisë, raportoi “The Sun”, transmeton Periskopi.

Në fakt ajo është parë në stadiumin ku Brazili e zhvilloi kundrejt Serbisë për t’i dhënë kurajo vendit të saj në një fitore të rëndësishme prej 2-0.

Ajo asnjëherë nuk ka postuar ndonjë mesazh publik për të mbështetur Trappin, por për Brazilin ajo nuk u kursye duke i uruar fat në përballjet e ardhshme./Periskopi/