Portieri i PSG-së me gjest human: Me nismën ‘Shporta e Shpreses’ ndihmon familjet në vendlindjen e tij

Periskopi.com Sporti

Keylor Navas vendos të ndihmojë vendlindjen e tij, Costa Rican.

Portieri i PSG-s dhe bashkëshortja e tij, Andreas Salas do të ndihmojnë familjet të cilat janë në vështirësi në këtë kohë koronavirusi, me një nismë të quajtur “Shporta e Shpresës”.

Ata në bashkëpunim me donatorë të tjerë kanë bërë gati plot 3700 pako me të gjitha gjërat e nevojshme për një familje. Këto shporta do i shpërndahen po aq familjeve sa më shpejt të jetë e mundur, pas lejes nga ana e autoriteteve. Dhurimet nuk do të ndalen me kaq, por pritet të marrin përmasa më të mëdha në të ardhmen.

 

 

Zyrtare: PSG transferon portierin më të mirë të Real Madridit, Keylor Navasin

Periskopi.com Sporti

Paris Saint Germain dhe Real Madrid kanë shkëmbyer portierët. Tashmë është zyrtarizuar kalimi i Keylor Navasit drejt kampionit të Francës ndërsa pritet që Alphonse Areola pritet të transferohet gjatë ditës në Madrid. 

Shuma që do të paguajë PSG-ja për portierin kostarikan është veëtm 13.5 milionë euro. Ai pritet të bëhet portieri i parë i skuadrës parisiene për sezonin e ri.

Në anën tjetër, Areola pritet të jetë zëvendësues i Courtois te Real Madridi i drejtuar nga Zinedine Zidane, shkruan Periskopi.

Navas ka qenë e Real Madridit prej vitit 2014, dhe ka arritur që t’i bëj 104 ndeshje në La Liga. Ai është fitues i trefishtë i Champions League, por asnjëherë nuk është vlerësuar shumë për shkak të moshës së shtyer dhe vendit të vogël nga i cili vjen.

Navas, shkaku i formës së dobët të Courtois, ishte potieri më i mirë te klubi madrilen.

Tre emrat e njohur që pritet të largohen nga Real Madridi këtë verë

Periskopi.com Sporti

Zinedine Zidane duke se nuk do t’i kursejë as ata lojtarë që e mundësuan suksesin e tij në herën e parë kur ishte trajner i Real Madridit.

Trajneri francez po mendon që në këtë afat kalimtar t’i largojë disa lojtarë, që kishin luajtur standard në herën e parë kur ishte si trajner në Santiago Bernabeu, transmeton Periskopi.

Sipas AS, Lucas Vazquez, Isco dhe Keylor Navas, priten të largohen në këtë verë nga Real Madridi, në mënyrë që ta kthejnë bilancin pozitiv në skuadër.

Los Blancos kanë bërë pesë transferime deri më tani për sezonin e ri, e që u kanë kushtuar mbi 300 milionë euro.

Madrilenët aktualisht kanë larguar nga skuadra disa lojtarë, mirëpo që në listën e strategut francez janë edhe dy spanjollet e portieri kosta rikan.

Thibaut Courtois do të jetë numri një i Real Madridit në portë, ndërsa në mesfushë, mbretërit shpresojnë ta transferojnë Paul Pogba nga Manchester Unitedi, derisa në krahë do jenë Eden Hazard dhe Sadio Mane, natyrisht nëse mund ta transferojë nga Liverpooli. /Periskopi.com/