Konfirmohet: Bernard Berisha luan kundër KF Arbërisë

Periskopi.com Sporti

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha, do të luajë nga fillimi në miqësoren kundër klubit kosovar, KF Abrëria.

Para pak minutave, klubi rus Akhmat publikoi formacionin zyrtar, ku shihet edhe emri i Bernard Berishës. Madje kosovari do të jetë kapiten në këtë përballje.

Ndeshja do të zhvillohet me dy pjesë me nga 30 minuta dhe luhet në Antali të Turqisë nga ora 15:00.

Ndeshjen mund ta shikoni në këtë link: https://vk.com/akhmatgrozny

Super Arbëria pret sot Feronikelin në ‘Agron Rama’

Periskopi.com Sporti

Superliga e Kosovës do të vazhdojë me ndeshje edhe sot.

Vonesa e fillimit për shkak të pandemisë COVID-19, kanë bërë që skuadrat kosovare të kenë një orar të ngjeshur.

Befasia e këtij fillim kampionati, Arbëria do të takohet me Feronikelin me fillim nga ora 15:00.

Ekipi që drejtohet nga Arbnor Morina ende nuk ka pësuar humbje pas tre ndeshjeve të para, duke marrë dy fitore dhe një barazim. Ndërkohë, Nikli ka tubuar katër pikë pas tre takimeve të para.

Skuadra nga Lipjani ndeshjet si vendas i luan në ‘Agron Rama’ në Obiliq, për shkak se fusha e tyre nuk i plotëson kushtet për ndeshje në Superligë.

Sfida nis nga ora 15:00.

Morina i lumtur me fitoren kundër Besës së Pejës: Djemtë edhe kur s’po kane rezultat, nuk po bien psikologjikisht

Periskopi.com Sporti

Eshtë mbyllur takimi i parë i javës së tretë të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja hapëse e kësaj xhiroje u zhvillua në Pejë mes dy ekipeve të inkuadruara këtë sezon në elitën e futbollit vendor, Besës dhe Arbërisë.

Arbëria vazhdon formën e lartë duke fituar ndaj Besës 0-3 në udhëtim, dhe tani kanë 7 pikë nga tri ndeshjet e para.

Golat në fitoren e Arbërisë i shënuan Labinot Ibrahimi, Agon Llugiqi dhe Clirim Kashtanjeva.

“Gjatë dy ditëve përgatitëm ndeshjen dhe e kemi ditë që janë me lojtar të ri Besa dhe janë ekip që dëshirojë të dëshmohen, edhe pse ne krijuam tri raste të mira”, tha ai në Art Motion, transmeton KORREKT SPORT.

“Në pjesën  e dytë realizuam dhe morëm tri pikë për të cilat ishim nisur nga Lipjani”.

“Më pëlqeu angazhimi, por ky është prej ditës së parë, e dyta është karakteristik që djemtë edhe kur s’po kane rezultat nuk po bien psikologjikisht dhe po japin më të mirë”.

“Ne kemi fol çdo herë të të merren ndeshjet një nga një, pasi kundërshtarët janë me specifika të ndryshme, dhe u përgëzojë djemtë për angazhimin ku na mbetet” – përfundoi ai.

Arbëria momentalisht është në pozitën e parë të Superligës së Kosovës.

Arbëria vazhdon me formën impresive, shpartallon Besën midis Peje

Periskopi.com Sporti

Arbëria ka vazhduar me formë të mirë në Superligë, kësaj radhe duke e shpartalluar Besën e Pejës si mysafire, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në kampionat.

Skuadra nga Lipjani triumfoi me rezultat 3-0, me Agon Llugiqin që fillimisht kaloi në epërsi mysafirët me një gol në minutën e 49-të, shkruan Periskopi.

Për 2-0 realizoi në minutën e 70-të Labinot Ibrahimi nga penalltia, ndërsa goditjen përfundimtare nikoqirëve ia dha Clirim Kashtanjeva në minutën e 87-të.

Pas kësaj fitoreje, Arbëria grumbullon shtatë pikë nga tri ndeshjet e para, që është mjaft impresive për një skuadër të sapo promovuar, ndërsa Besa e Pejës mbetet në pozitën e fundit me tri humbje nga po aq ndeshje. /Periskopi.com/

Zyrtare: Arbnor Morina emërohet trajner i skuadrës së Superligës

Periskopi.com Sporti

KF Arbëria ka arritur marrëveshje me trajnerin e shquar, Arbnor Morinën.

“Trajneri Morina punën me KF Arbëria do ta fillojë pas përfundimit të kampionatit të Ipko Superliges ngase momentalisht është angazhuar me KF Flamurtari.

Në këtë rast KF Arbëria, aventuren e re në Superligen e Kosoves do ta filloje me një trajner si Arbnor Morina.

Kryesia KF Arbëria i dëshiron mirëseardhje njëkohësisht shëndet dhe suksese trajnerit Morina”, njofton klubi nga Dobraja.

Morina aktualisht është drejtor sportiv te Flamurtari.

Sezoni i ardhshëm do të jetë i pari në elitë për Arbërinë.

Reagon Besa dhe Arbëria pasi siguruan rikthimin në Superligë me vendimin e fundit të FFK-së

Periskopi.com Sporti

Tri herë kampioni i Superligës së Kosovës në futboll paslufte, Besa dhe Arbëria kanë siguruar promovimin në elitën e futbollit kosovar nga Liga e Parë.

Pejanët kualifikohen nga vendi i parë, pasi u mor vendimi nga FFK të mërkurën që ligat inferiore kosovare të anulojnë edicionin, shkruan Periskopi.

Besa promovohet nga pozita e parë me 40 pikë, ndërsa Arbëria nga vendi i dytë me 36 pikë.

Kujtojmë se këtë fushatë do të bien nga Superliga plot katër skuadra, ndërsa promovohen vetëm dy, derisa nga fushata e ardhshme do të kemi një kampionat me dhjetë skuadra.

Më poshtë, reagimet e Besës dhe Arbërisë pasi siguruan promovimin. /Periskopi.com/