Prishtina-Ferizaj zhvillohet nga ora 18:00, publikohet formacioni zyrtar i skuadrës nga kryeqyteti

Periskopi.com Sporti

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet sot nga ora 18:00 ballafaqohen Prishtina e Ferizaj sfidë kjo e javës së 23-të e Ipko Superligës së Kosovës në futboll.

Pikët janë tejet të rëndësishme si për Prishtinën që lufton për titull ashtu edhe për Ferizajn që synim kryesor e ka mbijetesën.

Tashmë gjithçka duket gati dhe Prishtina ka publikuar formacionin zyrtar për këtë sfidë, ku nuk vërehen shumë ndryshime nga ajo e ndeshjes së kaluar kur bardhekaltrit e mboshtën Drenicën me rezultat 3:0 në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Image

A luhet pa rrogë? Futbollistët e Ferizajt nuk po paguhen, planifikojnë më të keqen

Periskopi.com Sporti

Futbollistët e klubit të Superligës së Kosovës në futboll, Ferizaj, kanë paralajmëruar bojkot për shkak se nuk u janë kryer obligimet financiare.

Lajmin e ka konfirmuar vet faqja zyrtare e Ferizajt në Facebook, derisa në komunikatë thuhet se investitorët anglezë po japin “premtime të kota”, raporton Periskopi.

Më poshtë, komunikata e plotë:

Futbollistët e skuadrës sonë janë duke kërkuar pagat e tyre. Problemet financiare janë duke e përcjellur klubin tonë edhe në këtë kampionat, edhe përkundër premtimeve të shumta.

Ndërsa investitorët Anglez ende nuk kanë shprehur gatishmërinë për t’i ndihmuar klubit tonë me mjete financiare ata po dhojn vetem premtime te kota.

Sipas informacioneve brenda klubit, nëse futbollistët pagat nuk i marrin me kohë mund të vijë edhe tek më e keqja – bojkoti nga futbollistët.

Sic ka ndodhur edhe në vitet e kaluara, po përsëritet edhe këtë vitë. Vonesat e pagave për futbollistët, të cilët janë të pakënaqur me gjendjen e klubit.

Në ditët në vazhdim do të shiqohet se çfarë do të ndodhë. /Periskopi.com/

Klubi nga Superliga bëhet me autobus – nuk mund t’i përmbajë emocionet në rrjetet sociale

Periskopi.com Sporti

Klubi nga Superliga e Kosovës në futboll, Ferizaj është bërë me autobus të ri, i cili është i specifikuar vetëm për kryerjen e shërbimeve të skuadrës.

Kjo gjë e ka ngazëllyer tejmase klubin që me ngazëllim të madh e ka kumtuar lajmin në Facebook:

Ky është postimi i plotë:

Autobusi i ri i klubit tonë.

30/08/2019 – Ferizaj; sot skuadra jonë është berë me autobus.
Ky autobus eshte vetem ne sherbim te futbollistave tanë,ketë autobus naj ka mundesuar kompanija transportuese”Vahidi” si sponzorizim, te cilen e falenderojmë ne emer te klubit.

Ky eshtë vetëm fillimi. FC Ferizaj po bëhet skuadër europiane.

Shumë shpejtë ndryshimet brenda klubit do të vazhdojnë edhe më shumë.

Infrastruktura, organizimi, cilësia e skuadrës do të ndryshohen shume.

FC Ferizaj është i juaji.?⚪️

Pronari i ri i Ferizajt për mediet britanike: Kosova është krejt ndryshe nga ajo që mendoni ju

Periskopi.com Sporti

“Lojtarët mund të kenë makina me vlerë 100 000 funte, por në fund mbeten të shfrytëzuar”. Nga Bramall Lane në Kosovë përmes Perthit, Brian Dean e ka bërë këtë rrugë prej që shënoi golin e parë në Premier Ligë….por sot kritikon futbollin modern

Lojtari i cili u shndërrua në fenomen global duke shënuar një gol me kokë nga një largësi të paparë, tani ka kritika për futbollin modern. Shumë para, por që tërheqin njerëz të ligë, që shfrytëzojnë futbollistët dhe shkatërrojnë garën, transmeton Periskopi.

Brian Dean kishte shënuar golin e parë në kohën e tij, në Premier Ligë për Sheffield United kundër Manchester United – pesë minuta pasi kishte hyrë në ndeshje më 15 gusht 1992-kurse ekipi i tij kishte filluar shumë mirë të udhëhequr nga Chris ëilder, njëri prej shokëve të tij të skuadrës.

Ai e kishte adhuruar klubin kur kishte nënshkruar me ta kontratë tri herë si lojtar. Ai e konsideron atë shtëpi dhe sa herë shkon aty e konsideron vetën legjendë. Ai e mbështetet ëilderin që të del kundër parashikimeve në Premier Ligë sivjet por ka frikë për të ardhmen e futbollit.

“Shumat që jepen për lojtarë me bëjnë të mendoj negativisht për futbollin”, tha Dean. “Mënyra se si jam rritur unë nuk aplikohet më dhe ne kemi arritur në një pikë ku tregimi për Davidin dhe Golian është pothuajse i pamundshëm”.

Dean është kthyer nga Kosova, ku është aksionar i gjysmës së aksioneve të KF Ferizaji, e ku ky sport është larg nga shkëlqimi që ka Premier Liga.

Por, për pronarin e ri të klubit kosovarë futbolli është bërë një emblemë e rezistencës gjatë luftës së tyre për pavarësi, ku me parë ata luanin në fusha sekrete vetëm që ti shmangeshin forcave serbe të cilët godisnin çdo gjë që ka të bëj me kulturën e tyre lokale.

Që nga ajo kohë tani kemi një ndërtim të infrastrukturës së tyre, kurse Anglia do ta zbulojë kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, kur do të luan në kualifikime për Euro 2020 në muajin nëntor.

“Sa herë që shkoj, kuptoj më shumë për këtë vend dhe historinë e tij”, tha Dean. “Është shumë ndryshe nga ajo që ju e shikoni: apo si unë që e kam parë në fillim. Është një vend në Europën jugore me popullsinë më të re dhe e kanë kulturë kafenenë. Ju mund të merrni një biftek tepër të shijshëm apo fileto pule, për një shumë të vogël parash”.

“Kur fillova të shkoj atje, tri vite më parë, ju udhëtoni nga Prishtina në Ferizaj dhe shihnit shumë më pak gjëra, ndoshta biznese të çuditshme që prodhojnë mermer, por tani hapësira është mbushur edhe me gjëra të tjera ku mund të gjeni KFC por edhe Burger Kingun”, tregon Dean i cili dje edhe zyrtarisht privatizojë gjysmën e klubit kosovar.

“Ata janë popull shumë pro-britanik dhe pro-amerikan. Në pike-vështrimin e tyre ne i kemi shpëtuar ata gjatë fushatës ajrore të NATO kundër Serbisë. Kjo është arsyeja pse aty do të gjeni fëmijë me emrin Tony Blair. Ata e duan kulturën angleze dhe ata llogaritin shumë në ne. Ata me respektojnë si një anglez”.

Dean nuk shkoj në Kosovë për futboll por gjërat nuk shkuan si mendoi ai dhe u rilidh me lojën ku lojtarët e nivelit më të mirë marrin në shtëpi pagën që ndoshta në Angli do ta kenë në Ligën e dytë (niveli i tretë i futbollit në Angli), por ata e fitojnë bukën e gojës duke luajtur me top.

“Në moshën 51 vjeçare, kam arritur në një përfundim ku e di dallimit për të pasur para dhe për të qenë i lumtur”, ka thënë ai, në një intervistë të gjatë për Daily Mail. /Periskopi.com/

Zyrtare: Bekim Isufi trajner i KF Ferizaji

Periskopi.com Sporti

Bekim Isufi është zyrtarizuar si trajner i ri i Ferizajt nga drejtuesit e klubit.

Tekniku gjilanas rikthehet të drejtojë një skuadër pas aventurës së tij të fundit te FC Drita, klub me të cilin arriti të shpallej kampion, ku u shkarkuar pas disa muajsh pastaj.

Lajmin për afrimin e Isufit te Ferizaj është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit që i kanë uruar mirëseardhje teknikut gjilanas.

“Bordi udhëheqës i klubit futbollistik “Ferizaj”, sapo arriti marrëveshjen me trajnerin e mirënjohur z. Bekim Isufi, për të drejtuar skuadrën tonë, në kampionatin futbollistik 2019/2020”.

“Shëndet e suksese i dëshirojmë trajnerit Isufi me skuadrën tonë”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit ferizajas.

Isufi përveç Dritës, më parë e kishte drejtuar edhe Vllaznin e Pozharanit dhe Hajvalinë.

Bylbyl Sokoli largohet nga KF Ferizaj

Periskopi.com Sporti

Trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli ka shkruar se më nuk do të jetë trajner i KF Ferizaj

Sokoli ishte edhe njeriu kryesor që arriti ta mbaj klubin në Ipko Superligën e Kosovës.

Deri me tani është spekuluar shumë sidomos pasi që klubi i Ferizajit u mor në menaxhim nga një grup anglezësh.

Megjithatë, Sokoli ka falënderuar klubin, tifozët dhe të gjithë qytetarët e Ferizajit për mbështetjen që i kanë dhënë.

Statusi i Bylbyl Sokolit në Facebook:

Nga sot, më 29.07.2019 nuk do të jem me pjesë e K.F. Ferizaj.

Një falënderim, për “Ujqit” e K.F. Ferizaj, për simpatizantët, qytetarët dhe gjithë ata që e përkrahin K.F. Ferizaj, ngado që vijnë, brenda e jashtë Kosovës.

Një falënderim për Bordin (Kryesinë) e K.F Ferizaj ne krye me Mustafë Grainca.

Falënderim për Drejtorin Nadir Haxhimusa, shtabin Teknik, Ndihmës-trajnerët, Fizioterapeutet si dhe Sekretarin e klubit.

Falënderim futbollistëve të K.F. Ferizaj për angazhimin e tyre dhe arritjen e synimit për qëndrim ne superligën e Kosovës.

Falënderim për një bashkëpunim, të deri-sotëm, duke i dëshiruar suksese të gjithmbarshme e suksese të reja K.F. Ferizaj.

Nga B.Sokoli.

Ish përfaqësuesi i Anglisë e blen gjysmën e KF Ferizajit

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Ferizajt përmes një njoftimi ka bërë të ditur se sot do të bëhet prezantimi i blerjes së aksioneve nga një biznesmen anglez.

Investitori anglez do jetë legjenda e futbollit nga ky vend, Brian Deane.

Deane pritet të ketë në skuadrën e Ferizajt, 50 përqind të aksioneve në klub.

51 vjeçari ndryshe njihet si futbollisti i parë që ka shënuar gol në Premierligë të Anglisë, prejse kjo Ligë është emëruar me këtë emër në vitin 1992. Deane ka luajtur për ekipe si Sheffield United, Leeds United, Benfica, West Ham United, Leicester City etj.

Brian Deane Who scored the very first FA Premier League Goal for Sheffield United at Bramhall Lane Sheffield against Manchester United 25 years ago today with ball he used to score it
15 August 2017
Copyright Paul David Drabble
www.pauldaviddrabble.co.uk

Nesër del në pension futbollisti i njohur i Superligës: I dolën letrat për në Gjermani

Periskopi.com Sporti

Futbollisti i Klubit të Futbollit Ferizaji nga Ferizaji me emrin Avdyl Hamiti nesër pritet të dalë në pension.

Lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare e klubit.

Ferizaj falënderon Halitin për kontributin e dhënë.

“Avdyl Haliti pritet ti jep fund karrierierës si futbollist aktiv. Ne Ndeshjen ndaj Llapit qe zhvillohet te diellen dhe kjo pritet te jete ndeshja e fundit për Halitin me fanellën e Ferizajt.

Ftojmë qytetarët e Ferizajt që të dielën tē jenë në stadion për ta përshëndetur mesfushorin tonë, Avdyl Halitin ne ndeshjen e fundit me fanelen tonë.

Klubi e falenderon Halitin për kontributin e tij në klubin tonë dhe i uron shëndet dhe suksese në vazhdim. Haliti jetën pritet ta vazhdojë në Gjermani me familje”, shkruan faqja zyrtare./Periskopi/