Zyrtare: Flamurtari nënshkruan me futbollistin e kombëtares

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Flamurtarit ka forcuar radhët e veta me një futbollist.

Bëhet fjalë për talentin, Endrit Demolli.

Këtë lajm e ka bërë të ditur klubi në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

Demolli ka luajtur për kombëtaren e Kosovës në grupmoshat u17 dhe 19.

Ekipi nga kryeqyteti duket se sezonin e ardhshëm do t’ia besoj skuadrën futbollistëve të ri të dal nga akademia.

Testohet edhe Flamurtari, të gjithë negativ

Periskopi.com Sporti

KF Flamurtari ka bërë testimet për COVID-19, dhe të gjithë lojtarët kanë dalë negativ.


Skuadra e Superligës janë duke u testuar për COVID-19, derisa po bëhen planet për vazhdimin e sezonit.

Skuadra nga kryeqyteti, ka njoftuar se ka bërë testimet, dhe gjithë lojtarët janë negativ.

“KF FLAMURTARI ka kryer me sukses testimet per Covid 19 dhe të gjithë futbollistët dhe stafi kanë dalë negativ, falenderojmë të gjithë ata që e kanë bërë të mundur këtë testim”, thuhet në komunikatë, përcjell lajmi.net.

Me 22 xhiro të zhvilluara në Superligën e Kosovës, Flamurtari renditet në vendin e tetë me 28 pikë, dy më shumë se Trepça ’89, që ndodhet në zonën e rrezikuar për rënie nga kategoria.