Njihuni me “Rriqnat” tifogrupin më të ri në Kosovë

Periskopi.com Sporti

Futbolli i Kosovës është pasuruar edhe me një tifogrup të ri, me një emër tejet interesant.

“Rriqnat” nga Malisheva është grupi më i ri i fansave i bashkuar, e që për qëllim ka të përkrah skuadrën e futbollit “Malisheva”, që është promovuar në Ligën e Parë.

Në mesazhin e tyre thuhet se grupi nuk ka karakter politik dhe çdokush që e ndjen veten tifoz të Malishevës mund t’iu bashkohet atyre. /Periskopi.com/