Liverpooli u ndihmua dukshëm nga gjyqtari mbrëmë: Mane meritoi direkt të kuqin për këtë ndërhyrje të tmerrshme

Periskopi.com Sporti

Liverpooli dhe Arsenali u ndeshën kokë më kokë në Premier League, në ”Anfield”, të hënën mbrëma.

Skuadra e Jurgen Kloppit ishte favorite para ndeshjes, edhe pse Arsenali është përmirësuar dukshëm nën trajnerin aktual, Mikel Arteta, transmeton Periskopi.

”Topcinjtë” udhëtuan drejt ”Anfield” pas dy fitoreve nga dy ndeshjet e para.

Sidoqoftë, gjyqtari, Craig Paëson u detyrua të merrte një vendim të madh herët gjatë ndeshjes, pas një ndërhyrjeje nga Sadio Mane në Kieran Tierney.

Duke vrapuar, së bashkua me Tierney, pas topit, Mane goditi me grusht kundërshtarin në fytyrë.

Ky incident ndodhi në dy minutat e parë dhe kjo mund të ketë ndikuar te Paëson që ta ndëshkojë atë vetëm me të verdhë.

Shikoni videon e incidentit më poshtë. /Periskopi.com/

Tierney i Arsenalit e turpëron Mustafin në stërvitje

Periskopi.com Sporti

Kieran Tierney e turpëroi Shkodran Mustafin duke ia futur atij topin nën këmbë qysh në seancën e tij të parë stërvitore me skuadrën e Arsenalit.

Mbrojtësi anësor skocez u rikuperua plotësisht nga lëndimi i tij dhe të enjten iu bashkua skuadrës së Arsenalit në stërvitjen e tij të parë stërvitore. Ai e prezantoi veten para bashkëlojtarëve duke e shkatërruar Shkodran Mustafin gjatë një ushtrimi, transmeton Gazeta Express.

Kjo gjë bëri që lojtarët e tjerë të Arsenalit të fillonin të qeshnin, përkundër tentimeve të Mustafit për ta arsyetuar veten.

Tierney ende nuk ka luajtur në asnjë ndeshje për Arsenalin, pasi e kompletoi transferimin e tij nga Celticu për 25 milionë funte këtë verë. Ai është duke u rikuperuar nga një lëndim i gjurit, përderisa verës edhe ishte bërë operacion për shkak të një problemi tjetër.

Ai ishte njëri ndër gjashtë transferimet e Arsenalit gjatë këtij afati kalimtar të verës dhe trajneri i klubit, Unai Emery, ka thënë se dëshiron që lojtarët e rinj të skuadrës të përshtaten më shpejt me ligën dhe ekipin.

“Së pari, ne duhet ta përmirësojmë përshtatjen e lojtarëve të ndryshëm që kanë ardhur në skuadër në momentet e fundit. Gjithashtu, ne duhet të përmirësohemi edhe në mënyrën tonë”, tha Emery.

Tierney pritet të debutojë për Arsenalit para fundit të këtij muaji. Ai mund ta veshë fanellën e Arsenalit për herë të parë ose në ndeshjen kundër Aston Villës, ose në atë kundër Manchester Unitedit.

Ndërkohë, “Topçinjtë” i kanë fituar dy nga katër ndeshje hapëse të sezonit të ri të Premierligës. Ata radhiten në pozitën e pestë në tabelën e ligës dhe të dielën do ta luajnë kundër Watfordit.

https://twitter.com/Arsenalian6/status/1172171894306627584

Kieran Tierney theu rekord tek Arsenali për kërcim vertikal pavarësisht se është i lënduar

Periskopi.com Sporti

Arsenali kompletoi transferimin e Kieran Tierney në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Mbrojtësi i majtë skocez raportohet se ishte në radarin e Unai Emeryt që nga fundi i edicionit të kaluar, kur ishte e qartë se “Topçinjtë” kishin nevojë për një mbrojtës të ri.

Negociatat vazhduan për muaj dhe të enjten në ora 17:48, Arsenali më në fund e konfirmoi transferimin, transmeton Periskopi.

Tierney u transferua nga Celtic për rreth 28 milionë euro, por 22-vjeçari do të duhet të pres për debutim pasi është i lënduar.

Celtic v Hearts - Ladbrokes Scottish Premiership

Shenjat e para aludojnë se ai nuk do të mund të fillojë stërvitjet për katër deri në gjashtë javë.

Sidoqoftë, pavarësisht kësaj, Tierney prapë arriti ta thyejë rekordin e Arsenalit në testet mjekësore te klubi.

Në fakt, ai vendosi rekord të ri në kërcim vertikal.

Pierre-Emerick Aubameyang e mbante rekordin e mëhershëm, pasi kishte kërcyer 54cm, por Tierney kërceu një centimetër më lartë.

Shikoni videon e mëposhtme nga minuta 3:24. /Periskopi.com/

Fjalët e para të transferimit më të ri të Arsenalit: Isha në park me shokë, më thanë se duhej të udhëtoja shpejt

Periskopi.com Sporti

Arsenali ka kompletuar transferimin e mbrojtësit Kieran Tierney nga Celticu.

22-vjeçari ka marrë fanellën me numrin 3 tek Arsenali.

Ai ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare dhe ka dhënë një deklaratë interesante pasi nënshkroi kontratën.

“Më thanë mbrëmë rreth orës 19:00 se duhej të isha në aeroport brenda një ore, kështu që u desh të shkoja shpejt,” tha ai.

“Në fakt unë isha në park me shokët e mi.” /Periskopi.com/