Tag: KIESA

KIESA merr pjesë në takimin e organizuar nga OECD
Përfaqësuesi e Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), po marrin pjesë në takimin e radhës në Paris, i cili është organizuar nga OECD dhe në mbështetje të Komisionit Evropian.
Në këtë takim do të paraqiten të arriturat dhe sfidat e zbatimit të raportit të Konkurrueshmërisë në Evropën Juglindore: Pikëpamja për Politikat 2018”.
Po ashtu gjatë në takim janë diskutuar temat të rëndësishme që kanë të bëjnë me implementimin e 17 dimensioneve të raportit “Konkurrueshmëria në Evropën Juglindore: Pikëpamja për Politikat 2018”.
Takimi në fjalë njëherësh i paraprinë përgatitjes së raportit dhe hapave që ekonomitë e Ballkanit Perëndimor duhet t’i ndëmarrin për të përmirësuar më tutje politikat zhvillimore për NVM-të, të cilat do të vlerësohen në raportin e radhës, që do të publikohet nga OECD-së në vitin 2021.

Mbahet sesioni informues në Zvicër
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, me 22 qershor 2019 në Bern të Zvicrës organizuan Sesionin informues: “Klima e investimeve në Kosovë”.
Në këtë sesion informues, u njoftuan bizneset pjesëmarrëse të diasporës shqiptare në Zvicër rreth shërbimeve të KIESA-s dhe informatave statistikore të shkëmbimit tregtar dhe investimeve Kosovë – Zvicër.
Gjatë sesionit u bënë prezantime edhe nga përfaqësues të Administratës Tatimore, Agjencisë Kosovare të Privatizimit si dhe Doganat e Kosovës. Ndërsa Arbër Muhaxheri, Drejtor i Drejtoratit për Promovim të Sektorit Privat në KIESA, para të pranishmëve prezantoi sektorët potencial për investime në Kosovë.
Pas sesionit përfaqësuesit e KIESA-s kanë zhvilluar takime me bizneset pjesëmarrëse ku janë dhënë sqarime rreth fushave të cilave kanë shprehur interesim.