Ende nuk dihet vendi i samitit të dytë Trump-Kim

Periskopi.com Lajme

Presidenti Donald Trump njoftoi sot se kanë zgjedhur vendin për samitin e dytë që do të mbajë në fund të shkurtit, me kreun koreanoverior, Kim Jong Un.

Këtë takim presidenti amerikan e konsideron si një progres të madh drejt denuklearizimit të gadishullit korean, shkruan ATSH.

“Ne kemi zgjedhur vendin, që do të njoftohet në të ardhmen”, deklaroi Trump në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë.

Një ditë më parë, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Trump do të takohet sërish me Kim Jong Un në fund të shkurtit.

Ky njoftim erdhi pas takimit të tij në Zyrën Ovale me krahun e djathtë të liderit koreanoverior, gjeneralin Kim Yong Chol.

Vietnami është shprehur se është i gatshëm të presë këtë takim të ri, pas atij historik të zhvilluar më 12 qershor 2018 në Singapor.

Megjithatë në listë janë edhe Tajlanda me Mongolia.