Kim Kardashian diagnostikohet me një sëmundje të rëndë

Periskopi.com Showbiz

Nëse jeni ndër miliona ndjekësit e Kim Kardashian në Instagram, e dini se ajo vuan nga sëmundja e psoriazës. Kjo sëmundje autoimune e lëkurës është mjaft e shpeshtë në SHBA, e cila prek rreth 8 milionë amerikanë, edhe pse mjekët nuk kanë gjetur ende kurë, fatmirësisht ka mënyra se si të trajtohet.

“Jam ndier kaq e lodhur dhe duart e mia janë vërtetë të fryra”, tha ajo. “Ndihem sikur po copëtohem. Duart e mia janë të mpira”.

Kardashian West spekuloi se bazuar në simptomat ajo besonte se ajo mund të ketë artrit reumatoid por vendosi të kërkojë një mendim profesional.

“Është kaq e frikshme”, tha ajo. “Kështu që, duhet të shkoj te mjeku dhe të shoh se çfarë po ndodh sepse nuk mund të jetoj kështu”.

Mjeku i saj thirri me lajmin se testet e saj të gjakut zbuluan antitrupa të shoqëruar me lupus dhe artrit reumatoid që e lanë Kardashian West në lot dhe “duke u frikësuar”.

Sipas Klinikës Mayo, lupus është një sëmundje autoimune që shfaqet kur sistemi imunitar i një personi sulmon indet dhe organet e tyre, duke shkaktuar inflamacion i cili mund të ndikojë në sisteme të ndryshme të trupit.

Kim Kardashian krah për krah me Trumpin

Periskopi.com Showbiz

Vetëm pak muaj më parë, ylli më i madh i realitetit në botë vendosi të bëhej avokat dhe në punën e saj ajo po i referohej ligjit penal.

Kjo është arsyeja pse ajo ishte pjesë e pritjes në Shtëpinë e Bardhë dhe qëndroi pranë presidentit Donald Trump, ku ai propozoi reformën e sistemit të drejtësisë penale.

Kim Kardashian, e cila filloi praktikën e saj disa muaj më parë në një zyrë të avokatisë në San Francisko, kishte ardhur tashmë sipas detyrës zyrtare. Në punën e saj, Kim pretendon për reformën e gjyqësorit, ku propozoi t’u jepte të burgosurve lirim kushte më të mira në liri.

Në fjalën e saj para dhjetëra njerëzve të mbledhur, ndër të cilët ishin Ivanka Trump dhe burri i saj, Kim theksoi se ishte një nder i madh të ishte pjesë e kësaj pritjeje, transmeton KosovaPress.

“Jam e nderuar që ndodhem këtu. Kjo është mënyra si i apeloj sektorit privat, si dhe aparatit shtetëror për të përshpejtuar krijimin e mundësive të punësimit për burrat dhe gratë që kryejnë dënimet e tyre në burg”,  tha Kim.