Nderohen me çmime kinematografike Azem Shkreli, Burbuqe Berisha dhe Kushtrim Hoxha

Periskopi.com Lajme

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë sot Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu” në fushën e kinematografisë poetit dhe kritikut letrar Azem Shkreli – post mortum, ndërsa çmimi vjetor iu nda regjisores Burbuqe Berisha dhe aktorit Kushtrim Hoxha.

Nikoqiri i kësaj ngjarje, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se të gjitha ato rezultate  që kanë ndodhur në fushën e kulturës po kurorëzohen me shpërblime.

“Natyrisht që është një ditë shumë e rëndësishme edhe për ju edhe për ministrinë dhe  Qeverinë e Kosovës, por edhe për të gjithë qytetarët, sepse të gjitha ato rezultate që kanë ndodhur në fushën e kulturës, përkatësisht në kinematografinë e filmit dhe industrinë kosovare të filmit sot po shpërblehen”, tha Gashi.

Krahas sukseseve të filmit në arenën ndërkombëtare, Gashi tha se edhe buxheti është rritur.

“Është fat i mirë që viti 2018 dhe viti aktual dhe viti 2017 kanë shënuar rezultatet të mëdha të filmit tonë edhe në arenën ndërkombëtare, dhe për këto rezultate për këto suksese ne e kemi rritur edhe buxhetin për qendrën kinematografike të Kosovës”, tha ai.

Me çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu” në fushën e Kinematografisë u nderua poeti dhe kritiku letrar Azem Shkreli – post mortum, çmim që e pranoi trashëgimtari i tij, Valon Shkreli.

Shkreli falënderoi Ministrinë e Arsimit, për siç tha, ruajtjen dhe kultivimin e vlerave artistike.

“Ne si familje jemi të nderuar që e morëm këtë çmim me këtë emër kaq të madh. Unë të falënderohem ty dhe gjithë stafit për angazhimin maksimal dhe për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave artistike”, tha ai.

Fituesja e çmimit vjetor për kinematografi, regjisorja Burbuqe Berisha, e cila ndau çmimin bashkë me aktorin Kushtrim Hoxha, tha se çmimi “Bekim Fehmiu” është privilegji më i madh që mund ta ketë në karrierën e saj.

“Çmimi ‘Bekim Fehmiu’ për mua është privilegj më i madh që mund ta kem. Faleminderit ministër që je gjithmonë afër neve dhe shpresoj që kjo veti shumë e mirë të vazhdojë në vazhdim, sidomos për filmin”, tha ajo.

E vajza dhe bashkëshortja e aktorit, Kushtrim Hoxha, pranuan çmimin dhe falënderuan për vlerësimin e aktorit.

Pjesë e jurisë profesionale që vlerësuan dhe vendosën për fituesit e çmimit janë More Raça, skenariste dhe regjisore Nëntor Fetiu, aktor, Fisnik Ademi, aktor, Marigona Bekteshi Ferati, dramaturg  dhe regjisore teatri, si dhe Safet Beqiri, dramaturg.

Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “ Bekim Fehmiu” u shoqërua me një statuetë dhe një certifikatë të nënshkruar nga ministri Gashi, dhe shpërblim në vlerë monetare prej 5,000 euro. Ndërsa, Çmimi Vjetor për Kinematografi  kap vlerën 1.250 euro.

 

Producenti Kajtazi konfirmon mbështetjen e rëndësishme për kinematografinë kosovare

Periskopi.com Showbiz

“The Stroke” me skenar e regji të Isa Qosjes, ka marrë mbështetje prej 80 mijë eurove nga Euroimages, shkruan Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur producenti Bajrush Kajtazi, i cili ka thënë se e kanë hapur rrugën dhe se filmi është mbështetur me 80 mijë euro nga Euroimages.

“Filmi “The Stork” me skenar dhe regji nga Isa Qosja, mbeshtetet edhe nga Eurimages me 80.000 euro.
Ky film eshte bashkeprodhimi i pare zyrtar mes Kosoves, Malit te Zi dhe Shqipërisë. Ky bashkëprodhim ishte 1 ndër 23 projektet që fituan ndër 65 aplikuesve”, ka shkruara ndër të tjera Kajtazi.

“The Strok” sjellë në rolin kryesor aktoren Arta Dobroshi, ndërsa për herë të parë do ta trajtojë vendlindjen e regjisorit Malin e Zi.

Në lidhje me këtë film dhe rëndësinë e lokacioni, regjisori Qosja, pati thënë se ky projekt ndrysh nga filmat e kaluar të tij.

“Dua të shpreh qëndrimin tim për filmin “The Stroke” jo vetëm për faktin që ndryshon nga filmat e mi të mëhershëm “Kukumi”, “Tri dritare dhe një varje” etj, por edhe për faktin që pas shumë vitesh kthehem në vendlindje Gusi, Mal të Zi për t’a realizuar këtë projekt. Inspirimi im nuk është vetëm vendi ku kam lindur por janë njerëzit, ndodhitë dhe shkretëtira që kanë ata brenda shpirtit. Janë familjet e ndara në dysh: të vjetrit që jetojnë aty dhe të rinjtë që kanë emigruar në Amerikë. Kështu ngadalë dhe heshturazi shuhen familjet, qytetëzat, fshatrat. Jam i bindur që kjo temë do komunikojë emocionalisht me shumë njerëz që e njohin dhe e dinë shijen e hidhur të emigracionit”, pati thënë në një deklaratë më herëtë Qosja.

Filmi i fundit i Qosjes, “Tri Dritare dhe një Varje” (2014), kishte një qarkullim të gjerë në festivale ndërkombëtare ku gjithashtu është shpërblyer me çmime të shumta. Ai është mbrapa disa prej klasikëve të kinematografisë të Kosovës si “Proka” (1985), “Rojet e Mjegullës” (1988) dhe “Kukumi” (2005).

Pjesa tjetër e ekipit përfshin Arben Bajraktaraj dhe Mirush Kabashin. Gjithashtu, Qosja do të bashkëpunojë përsëri me Gökhan Tiryaki, kinematograf turk i mirënjohur ndërkombëtarisht dhe i vlerësuar me shumë çmime, i cili është veçanërisht i njohur për punën e tij në “Ëinter Sleep” nga Nuri Bilge Ceylan, fitues i çmimit Palme d’Or, dhe “Ivy” nga Tolga Karaçelik.

Filmi është prodhuar nga 4MM Productions dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.