Kryeministri malazez i ofron bisedime Kishës Ortodokse Serbe rreth Ligjit për liritë fetare

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, tha se është i gatshëm të vazhdojë bisedimet me mitropolitin Amfilohije të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, në lidhje me Ligjin për liritë fetare.

Amfilohije e kundërshton ashpër këtë ligj, duke thënë se me të, shteti malazez do të konfiskojë pronën e Kishës.

Markoviq tha se nuk do ta tërheqë ligjin dhe se opsioni i vetëm për Kishën do të jetë sfidimi i tij në Gjykatën Kushtetuese.

Me ligjin e ri, të miratuar në Parlamentin malazez në fund të dhjetorit, komunitetet fetare duhet të dëshmojnë pronësinë mbi pasurinë para vitit 1918 – në të kundërtën, asetet do të konsiderohen pronë e shtetit.

Mali i Zi, me shumicë të krishterë ortodokse, iu bashkua Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve në vitin 1918 dhe Kisha Ortodokse Malazeze u përvetësua nga Kisha Ortodokse Serbe dhe humbi gjithë pronën e saj.

Kisha Ortodokse Serbe, mbështetësit e saj dhe opozita pro-serbe e Malit të Zi druajnë se ligji i ri do t’i mundësojë Qeverisë malazeze të konfiskojë pronën e Kishës, edhe pse autoritetet e mohojnë një synim të tillë.

Duke i komentuar protestat e shpeshta kundër ligjit, të organizuara nga Kisha Ortodokse Serbe në të gjithë Malin e Zi, Markoviq tha se ato janë shndërruar në një përballje me institucionet e shtetit malazez.

“Këto sulme dhe propaganda të papara po kryhen jo vetëm nga aktorët brenda vendit, por edhe nga aktorët më drastikë dhe brutalë të Serbisë fqinje”, tha Markoviq.

Ai shtoi se marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Serbisë janë në nivelin më të keq të mundshëm që nga shpallja e pavarësisë së Malit të Zi, më 2006.

 

Aktorja e njohur ngacmohet për dërgimin e fëmijëve në kishë

Periskopi.com Showbiz

Aktorja australiane zbuloi se ajo shpesh ngacmohet nga miqtë kur i dërgon fëmijët e saj në kishë.

Ajo tregon se miqtë e saj shpesh komentojnë për besimin e saj dhe mënyrën se si vajzat e saj Sunday Rose, 10, dhe Faith Margaret, 8, ndjekin kishën si familje.

“Shumë miq të mi më ngacmojnë”, tha Kidman, e cila është katolike dhe e pranon se besimi i saj është një pjesë integrale e jetës së saj.

Aktorja 52-vjeçare tha se gjyshja e saj “shumë katolike” kishte një ndikim të madh në të.

“Jam rritur duke u lutur,” tha ajo për Allure.

Edhe pse burri i saj, superylli i muzikës Keith Urban, nuk e ndan besimin e saj katolik, të dy rregullisht frekuentojnë kishën me vajzat e tyre.

“Kështu po rritim fëmijët tanë,” tha ajo.

Duke folur për prindërit, nëna e katër fëmijëve tha që ajo dhe Keith përpiqen t’i mbajnë fëmijët e tyre të bazuar.

“Mundohem të mbaj një lloj kufijsh. Fëmijëve nuk u lejohet të kenë telefona. Instagram është gjithashtu jashtë kufijve, pasi është potencialisht i rrezikshëm për adoleshentët,”tha Kidman.

Kidman shpesh ka qenë shumë e hapur dhe e zëshme për besimin e saj – madje edhe përkundër mashtrimeve nga miqtë e saj të ngushtë dhe se ajo kishte dashur të bëhej murgeshë përpara se të gjente një karrierë në aktrim.

“Unë jam shpirtërore në atë që besoj absolutisht në Zot.  E doja shumë idenë për të qenë murgeshë. Natyrisht, unë nuk zgjodha të shkoja në atë rrugë, por isha shumë e tërhequr”, tha aktorja e njohur australiane.

 

 

 

 

Grabitet një kishë në Shtërpcë

Periskopi.com Lajme

Dje në Drajkovc të Shtërpcës është grabitur me dhunë një kishë.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se është vjedhur një sasi parash, por që s’dihet shuma.

“Ankuesja femër K/Serbe ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në objektin fetare-kishë dhe nga aty kanë vjedhur një shumë parash vlera e të cilave nuk dihet”, thuhet në raportin e PK-

Dy shqiptarë riparuan kishën në Itali: Jemi myslimanë, por të gjithë janë fëmijët e Zotit

Periskopi.com Lajme

Ata nuk janë të krishterë, por ku panë gjendjen e kishës së San Rocco-s në Popoli, nuk mund të shtireshin sikur asgjë nuk kishte ndodhur.

Dy muratorë shqiptarë, të zhvendosur në Itali para 30 vitesh, kanë ndërmarrë rinovimin e brendshëm të kishës, e cila ishte lënë në harresë. Muret me lagështi, suvaja që vazhdimisht binte mbi dysheme me besimtarët e detyruar të luten midis pluhurit dhe rrënojave…ishin një pamje që e bindën Luan Hallullin dhe Albert Muçën që të merrnin këtë vendim human.

‘Çdo gjë ishte e shkatërruar. Muret e rrënuara në çdo cep. I thashë Albertit, “të bëjmë diçka duhet të bëjmë diçka”. Shkuam te furnitorët tanë për të blerë produktet që përdorim për ambientet e brendshme. Kur mbërriti zonja që kujdeset për Kishën, ishte shumë e lumtur. Ajo na tha” Zoti ju bekoftë, askush nuk e kishte bërë këtë për kishën”, tha Luan Hallulli, shkruan Shqiptarja.

Ndonëse janë mysliman nga Shkodra dhe nuk bëjnë asgjë për ta fshehur këtë, për Luanin dhe Albertin, Zoti është një.

“Ne jemi fëmijë të Zotit. Nuk ka lidhje me të qenurit katolik, ortodoks ose mysliman. Ne besojmë në Zot dhe është ai që na udhëzon në atë që bëjmë”, u shpreh Alberti.

Falënderimet nuk kanë të sosur për dy shkodranët. “Dora e Zotit ka vepruar ndaj këtyre njerëzve të mirë, të cilët komuniteti ynë fetar nuk do të pushojë kurrë t’i falënderojë”, tha kujdestarja e kishës, Liliana Cavalieri.

Mbetjet e një pallati dhe kishe gjenden nën tokën te Kalaja e Artanës

Periskopi.com Lajme

Kompania ‘KOTO’ që është duke u marrë me restaurimin e Kalasë së Artanës kanë lëshuar një komunikat për media duke treguar se kanë gjetur disa mbetje të një pallati dhe një kishe.

“Ky është thesar kulturor i paçmuar i cili është fshehur nën tokë dhe shtatë metra shkëmb me shekuj.”, thuhej në komunikatë.

Kjo kala ishte pjesë e disa debateve politike gjatë verës, për shkak se serbët pretendonin se kjo kala ju takon atyre.

Po ashtu disa mediume serbe pretendonin se ishte hequr flamur i Kosovës nga aty por ky lajm doli të jetë i vërtet.

Mali i Zi i kërkon sqarime Serbisë pas ofendimeve ndaj tyre

Periskopi.com Lajme

Ambasadori i Serbisë në Podgoricë Zoran Bingulac është ftuar sot për bisedë në Ministrinë e Punëve të Malit të Zi, për shkak të, siç është publikuar në sajtin e kësaj Ministrie, deklaratave negative të shtetarëve dhe zyrtarëve të tjerë serbë për punët e brendshme të Malit të Zi.

Ministria e Jashtme malazeze ka vlerësuar se ato deklaratat “kanë kulmuar me deklaratën e anëtarit të Qeverisë së Serbisë, ministrit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik Nenad Popoviq”, transmeton Koha.net.

Theksohet se sekretari shtetëror malazez Zoran Jankoviq me këtë rast ka shfaqur shpresën se Beogradi zyrtar do të kufizohet nga këto deklarata.

“Cilësime të ashpra të bëra kundër presidentit të Malit të Zi janë të papranueshme, ato nuk janë në linjën e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe nuk i kontribuojnë bashkëpunimit të përgjithshëm ndërmjet dy shteteve”, ka thënë Jankoviq duke vlerësuar se në Serbi po zhvillohet një fushatë e padrejtë lidhur me Ligjin për liritë fetare.

 

Studentët: Muzeu për gjenocidin të ngritet në objektin e kishës ortodokse serbe

Periskopi.com Lajme

Kryetarit të organizatës studentore “Demokracia studentore” nuk i pëlqen ideja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, që muzeu i gjenocidit të Serbisë të ndërtohet në lagjen “Arbëria”.

Ky muze, sipas Mexhid Ramusës, e ka vendin në objektin e kishës së pashfrytëzuar ortodokse serbe, e cila gjendet në kampusin e Universitetit të Prishtinës, raporton KTV.

Ramusa thotë se nga e hëna do të nisin nënshkrimin e një peticioni, të cilin pastaj do ta dorëzojnë në zyrën e Kuvendit.

Për këtë iniciativë, ai ka deklaruar se ka mbështetjen edhe të Parlamentit studentor.

Një kërkesë të tillë, organizata e kishte shfaqur edhe tre vjet më parë, mirëpo nuk është marrë parasysh nga institucionet.

Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, nuk ka folur për këtë çështje me arsyetimin se nuk ka pranuar ndonjë material nga organizata.

“Në aspektin formal nuk kam informacion e as ndonjë material. Deklaratat e kryetarit nuk i komentoj”, ka thënë Krasniqi.

Për këtë kërkesë, televizioni ka pyetur edhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahemti, por ai nuk ka kthyer përgjigje.

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka thënë se muzeu që synon të paraqesë krimet e Serbisë në Kosovë, do të ndërtohet në objektin e ish-tjegullores në kryeqytet.

Personi me probleme mendore tenton të hyjë në një kishë në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Në kishën e Jehovait në Prishtinë ka tentuar të hyjë një person mëngjesin e sotëm në rrugën “Tringë Smajli” në Prishtinë.

Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes bëhet fjalë për një person me probleme psikike.

Te banorët e lagjes është krijuar panikë, ndërsa policia dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Jovanoviq: Qëndrimi i Kishës serbe i qartë – s’ka ndarje dhe as njohje të Kosovës

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë (Demokratska stranka Srbije – DSS) Milosh Jovanoviq ka vlerësuar se është mirë që patriarku serb Irinej, pas takimit me kreun shtetëror serb për Kosovën, ka thënë se është me rëndësi që shteti e kisha kanë mendim të njëjtë për Kosovën, transmeton Koha.net.

„Kjo është shumë e rëndësishme pasi që qëndrimi i Kishës Ortodokse Serbe është absolutisht i qartë dhe si i tillë ai është paraqitur në mesazhin e Kuvendit të Sinodit e mesazhi thotë se Kosova është Serbi dhe se kurrfarë ndarjeje, rikufizimi apo njohje të secesionit nuk vjen në konsiderim”, ka thënë Jovanoviq njofton agjencia serbe e lajmeve beta.

Ai ka shtuar se edhe pse Serbia është shtet sekular, është mirë që kreu shtetëror është takuar me patriarkun dhe ka folur për Kosovën për të cilën qëndrimi i Kishës është shumë i rëndësishëm.

„Këto takime do të duhej të mbaheshin në format më të gjerë dhe në to do të duhej të përfaqësoheshin të gjithë aktorët relevantët politikë“, ka vlerësuar Jovanoviq.

 

Thyhen xhami e kishë në Mitrovicë

Periskopi.com Lajme

 Dje rreth mesditës është thyer objekti i xhamisë që ndodhet në rrugën “2 korriku” në Istog.

Policia njofton përmes raportit 24 orësh se nga arka e xhamisë janë vjedhur para.

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe është dërguar në mbajtje.

Po kështu ka ndodhur edhe me një objekt fetar katolikë në Suhodoll të Mitrovicës.

Ankuesi serb ka njoftuar se persona të panjohur kanë thyer dyert e kishës dhe brenda kanë marrë 200 dinarë.

Ky rast është ende duke u hetuar.

 

 

 

Plaçkitet kisha ‘Shën Abrahami’ dhe disa shtëpi në Llapushnik

Periskopi.com Lajme

Janë plaçkitur disa shtëpi dhe kisha “Shën Abrahami” në Llapushnik. 

Për plaçkitjen në fjalë ka njoftuar Ismet Sopi, i cili këtë veprim e ka quajtur të shëmtuar.

“Është thyer dhe plaçkitur Kisha Shën Abrahami në Llapushnik. Në lagje janë plaçkitur edhe disa shtëpi. Hetimi detaj policor do ndriçojë nëse është thjeshtë një plaçkitje ordinere apo fshihet diçka më tepër rreth kësaj ngjarjeje të shëmtuar”, ka shkruar Sopi në facebook. /Periskopi/

Shpërthim eksplozivi në një Kishë, dhjetëra mbesin të vrarë

Periskopi.com Lajme

Dy bomba në një katedrale katolike në jug të Filipineve, kanë lënë të vrarë 20 persona si dhe dhjetëra të plagosur. Eksplodimi i parë ndodhi gjatë meshës të së dielës, në kishën Jolo ku militantët islamikë janë mjaft aktivë.

Gjatë intervenimit të ushtarëve, një pajisje e dytë u gjet në një parking veturash.

Sulmi vjen disa ditë pas votimit për autonomi të plotë në zonën me shumicë myslimane.

Përgjegjësinë për sulmin ende nuk e ka marrë askush. Jolo ka qenë për një kohë të gjatë bazë për militantët. Shumica e viktimave janë civilë. (REL)

Polici humb jetën gjatë çaktivizimit të bombës në kishë

Periskopi.com Lajme

Një polic egjiptian humbi jetën dje në mbrëmje në përpjekje për të ç’aktivizuar një bombë në një kishë koptike në qytetin Nasr, në periferinë Lindore të Kajros. Po ashtu edhe dy policë të tjerë u plagosën në shpërthim.

Ngjarja ka ndodhur në prag të Krishtlindjes për të krishterët Koptë, që kremtohet sot, me pjesëmarrjen edhe të presidentit egjiptian, Abdel Fatah al-Sisi.

Ai do të inaugurojë Katedralen e Lindjes së Krishtit, kisha më e madhe e krishterë në Lindjen e Mesme.

Kishat koptike në Egjipt edhe në të shkuarën kanë qenë objekt sulmesh. Në prill të vitit të kaluar, dy bomba shpërthyen në dy kisha në Tanta dhe Aleksandri, duke vrarë 45 vetë.

Protestuesit në Gjakovë vendosin në dyert e kishës ortodokse emrat e serbëve që kryen krime

Periskopi.com Lajme

Qytetarë të shumtë të Gjakovës janë duke protestuar sot në qytetin e tyre, siç kanë thënë ata “kundër ardhjes kriminelëve, të cilët nën petkun e pelegrinëve sot vijnë në Gjakovë”

Protestuesit kanë vendosur në dyert e kishës ortodokse banerin me emrat e serbëve, që sipas tyre kanë kryer krime në Gjakovë.

Kanë vendosur edhe dy pankarta të tjera me mbishkrimin, “I keni duart me gjak” dhe “Gjakova nuk harron”.

Ambasadori amerikan vizitoi Prizrenin, shkoi në Xhami dhe në Kishë (Foto)

Periskopi.com Lajme

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett me bashkëshorte ka vizituar dje qytetin antik të Prizrenit.

Ai gjatë ecjes nëpër rrugët e qytetit është takuar me qytetarë, për të vizituar pastaj Xhaminë Bajrakli dhe Katedralen e Shën Gjergjit.

Në njoftimin e Ambasadës Amerikane thuhet se Kosnett-it i ka pëlqyer shumë Prizrenit, duke thënë se ky qytet u bukur është i mbushur me histori e kulturë të pastër.

Më poshtë njoftimi i Ambasadës:

Ambasadori dhe zonja Kosnett janë të etur të udhëtojnë jashtë Prishtinës dhe të takojnë njerëz nga të gjitha sferat e jetës në Kosovë. Dje, ata udhëtuan për në Prizren ku edhe vizituan qytetin me vullnetarë të Korpusit të Paqes në Kosovë, vizituan xhaminë Bajrakli dhe Katedralen e Shën Gjergjit , duke mësuar më shumë rreth programeve kulturore të Prizrenit dhe Rrjetit të Organizatave të Kulturës në Prizren.

Serbia 1 milion euro për Kishën Ortodokse – A po ia mbyll gojën për ‘korrigjimin e kufijve’

Periskopi.com Lajme

Kisha Ortodokse serbe ka qenë njëra nga kundërshtaret me të ashpëra të idesë së prezantuar nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, për “korrigjim të kufijve” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si pjesë finale të marrëveshjes në Bruksel.

E duke e parë gjithë këtë kundërshtim, shteti i Serbisë duket se ka vendosur që t’ua mbyll atyre gojën duke iu dhuruar para.

Siç shkruan Radio Evropa e Lirë në edicionin e gjuhës serbe, qeveria e Serbisë ka dhuruar një milion euro për Kishën Ortodokse.

Këto para të dhuruara nga shteti serb do të konsiderohen si para të dhuruara për organizata joqeveritare.

Ky vendim i Qeverisë serbe do të hyjë në fuqi brenda dy dite.

Më herët Vuçiç kishte kritikuar deklarimet e Kishës Ortodokse për çështjen e kufijve duke thënë se nuk iu takon atyre që të përzihen në këto punë.

 

Vuçiq refuzon të flasë para shqiptarëve për Kishën serbe

Periskopi.com Lajme

Aleksandar Vuçiq nuk deshi të flasë para mediave shqiptare në Bruksel kur u pyet nga një gazetare serbe lidhur me mendimin e tij sa i përket qëndrimit të Kishës Serbe se “me çdo çmim duhet që të ruhet sovraniteti i Serbisë mbi Kosovën”.

“Nuk mund të flas dhe nuk dua të flas lidhur me këtë para mediave shqiptare. Për çështje të brendshme do të flisja lirshëm po të mos kishte këtu media shqiptare edhe për ata që më sulmojnë përditë edhe për ata që më shpallin tradhtar. Nuk dua të flas para shqiptarëve!”.

Gjatë javës, Kisha Ortodokse Serbe po përpiqet që ta pengojë çfarëdo marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe krah të saj shpeshherë bëjnë fushatë edhe kundër vet Vuçiqit.

Aleksandar Vuçiq në paraqitjen e tij para mediave shqiptare ishte shumë i tendosur.

Megjithëse, disa herë prej se ka ardhur në pushtet ka deklaruar se do t’i publikojë të dhënat për vrasjen e kurdisur në Pejë më 1998, të njohur si rasti “Panda”, kur u pyet se a ka ngjashmëri ky me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, ai sërish tregoi arrogancën ndaj shqiptarëve duke akuzuar palën kosovare se s’po bën asgjë për zbulimin e vrasjes. Vuçiqi disa herë pati thënë se ka të dhëna se rasti “Panda” është bërë nga vet serbët, por asnjëherë askush nuk u dënua për këtë, përveç shqiptarëve që qenë arrestuar më 1998.

Edhe për viktimat e dhunës seksuale Vuçiqi nuk mori guximin që t’i dënonte, së paku me një deklaratë.

Në kryeqytetin e Bashkimit Evropian, Vuçiqi vazhdoi avazin e manipulantit duke thënë se “Serbisë i janë dënuar njerëz për krime lufte, kurse asnjë në Kosovë”, gjë që s’është e vërtetë!.

 

Edhe kisha katolike e Kosovës del kundër ndryshimit të kufijve

Periskopi.com Lajme

Drejtuesi i Kishës Katolike në Republikën e Kosovës, Don Lush Gjergji, ka dalë hapur kundër idesë për lëvizje të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që u propozua nga presidenti Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq si zgjidhje përfundimtare ndërmjet dy vendeve.

Gjergji në një intervistë për mediumin italian ‘Agensir.it’, ka thënë se serbët dhe shqiptarët duhet të pajtohen me situatën aktuale në Kosovë dhe Serbi, pasi sipas tij prekja e kufijve do të shkaktonte një reaksion zingjiror në Ballkan.

Përfaqësuesi i Kishës Katolike e thotë prerë kufijtë nuk duhet të prekën në asnjë mënyrë.

“Kufijtë e të gjitha vendeve të Ballkanit janë rezultat i zgjidhjeve të negociuara për kompromis. Megjithatë, unë besoj fuqimisht se kufijtë nuk duhet të ndryshohen, sepse një vendim i tillë do të shkaktonte një reaksion zinxhiror të pafund. Kombet-Shtetet pa komb ose fe nuk ekzistojnë më”, është shprehur drejtuesi i Kishës Katolike në Kosovë.

Ai thotë që shqiptarët që jetojnë në Republikën e Serbisë duhet t’i kenë të drejtat e njëjta me serbët që jetojnë në Republikën e Kosovës.

“Në të vërtetë, popullit serb duhet t’u jepet mundësia për të gëzuar një autonomi më të madhe dhe pakica shqiptare në Serbi duhet të gëzojë të njëjtat të drejta dhe detyra si pjesa tjetër e popullsisë. Para bashkimit të territoreve është e nevojshme të bashkohen zemrat dhe mendjet e njerëzve. Vetëm atëherë kufijtë do të bëhen simbolikë”, ka thënë Gjergji.

Sipas tij është punuar mjaft shumë për të zbutur tensionet mes etnive të ndryshme, megjithatë ai thotë se ka ende vend për shqetësim.

Kundër kësaj ideje kanë dalë edhe shumë shtete përkrahëse të Kosovës dhe gjithashtu edhe diplomatë të ndryshëm të BE-së.

Edhe klasa politik kosovare është kundër, ndërkohë i vetmi që vazhdon ta promovojë idenë e ndryshimit të kufijve është presidenti Hashim Thaçi.

 

Abuzimet seksuale, protestuesit në kishë i drejtohen kardinalit: Turp të vijë

Periskopi.com Lajme

Ndërsa kryepeshkopi i Washington, Kardinali Donald Wuerl, po i drejtohej skandalit të abuzimeve seksuale të klerit të Kishës Katolike të dielën, një besimtar bërtiti “Turp të të vijë!”, ndërsa një tjetër i ktheu shpinën në shenjë proteste.

Wuerl, i cili përballet me akuzat e trajtoi pa kujdes sjelljen e keqe seksuale të klerit ndërsa ishte peshkop në Pittsburgh, po fliste në kishën Katolike Ëashington’s Annunciation, ku po emëronte një pastor të ri.

Gjatë një fjalimi të shkurtër pas Meshës, Wuerl u kërkoi 200 apo më shumë njerëzve në kongregacion që ta falnin për gabimet e tij në gjykim.

Wuerl gjithashtu i kërkoi famullisë të lutet dhe të qëndrojë besnike ndaj Papa Françeskut, pasi “gjithnjë e më shumë është e qartë se ai është objekt i një armiqësie të konsiderueshme”.

Por ndërsa kardinal përmendi papën një besimtar i ulur mes kishës bërtiti: ‘Turp të të vijë’ dhe u largua.

Por ai vazhdoi fjalimin duke thënë: “Po, vëllezërit dhe motrat e mia, turp. Do të doja që të ktheja mbrapsht çdo gjë gjatë këtyre 3 viteve si peshkop. Por ky nuk është rasti.  Unë thjesht kërkoj që të më mbani mua, të gjithë ata që janë abuzuar, ata që kanë vuajtur, të gjithë në kishë në lutjet tuaja.”

Gjithashtu Mary Challinor nuk pajtohet me kardinalin. Ndërsa Wuerl iu drejtua kongregacionit, Challinor qëndronte në korridorin e korit me kurriz nga kardinali.lif

Kandiq i shkruan Thaçit: Lejoni serbët ta vizitojnë kishën në Gjakovë

Periskopi.com Lajme

Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare ka një kërkesë për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ajo e ka ftuar atë që t’ua mundësojë serbëve të Gjakovës që sivjet ta vizitojnë kishën, pasi herëve tjera ata kishin shumë telashe.

“Ju lus që personalisht të angazhoheni në mënyrë që serbët nga Gjakova më 28 gusht 2018 të mundë ta vizitojnë kishën dhe shtëpitë e veta dhe të mos i nënshtrohen poshtërimit sikur në vitin e shkuar”, ka deklaruar Kandiq në letrën të cilën sot e boton gazeta “Danas”.

Knadiq ka thënë se përpjekja e Presidentit të Kosovës për pajtim ndërmjet serbëve e shqiptarëve dhe për ”Kosovën shtet multietnik”, ka përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe të shoqërisë civile, por kjo has në mosbesim te serbët e Kosovës që jetojnë në Serbi.