Kroacia s’përzihet në bisedimet Kosovë-Serbi, thotë Kitaroviq

Periskopi.com Lajme

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka qëndruar në Kroaci, në një vizitë zyrtare, dhe është takuar me presidenten Kolinda Grabar Kitaroviq.

Presidentja kroate tha e në takimin me shefin e NATO-s kanë biseduar, veç tjerash, edhe për gjendjen e sigurisë në rajon, e po ashtu edhe për Kosovën.

“Kroacia e mbështet Maqedoninë në përpjekjet e saj për t’u bërë anëtare e NATO-s. Nuk është inkurajues referendumi në Maqedoni, por vendimi i takon Parlamentit. Kosova është po ashtu arsye për brengosje. Të gjithë ne në BE duhet të mbështesim Kosovën dhe Serbinë në rrugën e tyre dialoguese. Kroacia nuk do të përzihet në bisedimet mes Prishtinës e Beogradit, por do t’i përcjellim me kujdes. E kur bëhet fjalë për investime në mbrojtje, Kroacia do të vazhdojë të shtojë investimet për të arritur në 2 për qind të BPV”, u shpreh e sigurt presidentja e Kroacisë.

Ndërkaq, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se është i impresionuar me zhvillimin që ka bërë Kroacia.

“Kroacia është aleat i respektuar. Kemi biseduar për gjendjen e sigurisë në rajon, para së gjithash për zgjedhjet në Bosnje e Hercegovinë, në Kosovë dhe në Maqedoni. Jemi të përkushtuar ndaj stabilitetit në rajon”, shtoi Stoltenberg.

Presidentja kroate Kitaroviq takohet me presidentin Thaçi

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar në New York të SHBA-së, presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq.

Në këtë takim, siç raporton Vecernji.hr, mes Thaçit dhe Kitaroviq është disktuuar edhe për të shumëpërfolurin ndryshim të kufijve në Ballkan.

“Ishte interesant takimi me Presidentin e Kosovës, Thaçi rreth marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës dhe asaj që është dëgjuar së fundmi – ndryshimit të mundshëm të territoreve”, është shprehur Kitaroviq.

“Ne jemi tejet të kujdesshëm dhe kemi përcjell argumentet tona se fakti i principeve të Komisionit të Badinterit rreth kufijve territorial në ish Jugosllavi duhet të mbetet i gdhendur në gurë”, ka shtuar ajo.

Kryetarja e Kroacisë kandidate për udhëheqje të NATO-s

Periskopi.com Lajme

Edhe pse sekretarit aktual të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg i është vazhduar mandat deri në nëntorin e vitit 2020, tashmë kanë filluar spekulimet se kush mund të kandidojë për këtë post.

Sipas portalit politico, për herë të parë përmendet se në ballë të organizatës më të fuqishme ushtarake perëndimore mund të jetë një femër.

Thuhet se kandidate për këtë post është presidentja aktuale e Kroacisë Kolinda Grabar- Kitaroviq.

Rivali i saj, njofton ky portal, është ish – kryeministri i Britanisë Madhe David Cameron (dha dorëheqje pas Brexitit).

Cameron tani është i angazhuar për projekte ekonomike në Kinë.

E krahasoi ‘Ollujën’ kroate me ‘Holokaustin’, Kitaroviq i reagon ashpër Vuçiqit

Periskopi.com Lajme

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, ka reaguar pas deklarimeve të presidentit serb, Vuçiq, i cili e ka krahasuar ‘Ollujën’ kroate me perskutimin e Anna Frank.

“E shoh që asnjëherë nuk do të pajtohemi me Serbinë për të kaluarën, por ne duhet të punojmë së bashku për të ardhmen”, ka thënë Kitaroviq, raporton Periskopi, marrë nga Tanjug.

Këtë deklaratë Vuçiq e kishte bërë gjatë një organizimi me rastin e përvjetorit të rënjës së serbëve në konfliktin e armatosur me Kroacinë.

Ai ka thënë se ‘Olluja’ ngjason me persekutimin që nazistët gjerman i kishin bërë Anna Frankut./Periskopi/

 

Presidentja Kitaroviq e pikëlluar pas vdekjes së këngëtarit kroat

Periskopi.com Showbiz

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović ka postuar në Facebook pas vdekjes së këngëtarit të njohur kroat Oliver Dragojeviq që vdiq sot në moshën 71 vjeçare, duke thënë fjalë të mira për të dhe muzikën e tij.

“Na la një njeri i madh dhe një muzicient i tingujve unik dalmat, zëri i të cilit na ka përcjellë gjithë jetën, ngushëlluar në vuajtjet tona, na ka forcuar në dashnitë tona dhe që i ka bërë më të bukura gëzimet tona. Oliver, do të jetosh përgjithmonë në këngët tua dhe zemrat tona” ka shkrur Presidentja kroate.

 

Kitaroviq e thotë hapur: E mbështesim Kosovën në rrugën e integrimit

Periskopi.com Lajme

Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq e ka shprehur edhe një herë përkrahjen e shtetit të saj për Kosovën.

Kitaroviq sot tha se Kroacia do ta mbështesë Kosovën drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Madje sipas saj, problemi i Kosovës dallon me atë të shteteve të tjera, të cilat çështjet e tyre të brendshme i përdorin si justifikim për mos ta njohur pavarësinë e Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Kroacia do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në anëtarësimin nëpër organizata ndërkombëtare, dhe në rrugën e saj drejtë anëtarësimit në BE, përkundër asaj që ende ka shtete të cilat nuk e kanë njohur Kosovën. Situata e statusit legal të Kosovës ndryshon shumë me atë të shteteve të tjera, ku vende të ndryshme e krahasojnë atë me çështje të brendshme, për arsye të së cilave ato ende nuk e kanë njohur Kosovën”, u shpreh Kitaroviq.

Kitaroviq ka folur sot edhe për marrëdhëniet e shtetit të saj me Serbinë, për të cilat tha se kanë mbetur ende shumë çështje ta pa sqaruara.

Ajo po ashtu tha se në një të ardhme mund ta vizitojë Serbinë, mirëpo vetëm kur kushtet për një vizitë të tillë të jenë plotësuar nga Beogradi.

Mediat serbe tronditen nga deklaratat e Kolinda Grabar në Tiranë

Periskopi.com Lajme

Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç, gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, ka falënderuar shqiptarët në Kroaci për kontributin e tyre për atdheun e saj, në kohën kur Kroacia ishte në luftë me Serbinë.

Nga kjo deklaratë e saj, mediat në serbi mbeten të tronditura, duke i cilësuar këto deklarata “shokuese”.

Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç, e cila ka qëndruar sot në Shqipëri, ka falënderuar komunitetin shqiptar në Kroaci për kontributin e tyre ndaj luftës së atdheut të saj me Serbinë.

Mediat në Serbi këtë deklaratë të saj e quajnë shokuese.

Në titullin e medias së Beogradit “B92”, shkruan “Kolinda shokon sërish: Shqiptarët dhe kroatët janë vëllezër në armë”.

“Ishim fjalë për fjalë vëllezër në armë, para se të bashkoheshim në NATO në vitin 2009. Shumë shqiptarë sakrifikuan jetën e tyre për Kroacinë dhe më besoni, Kroacia nuk do ta harrojë atë”, tha Grabar Kitaroviç, transmeton Express.

Ajo ka thënë se Shqipëria ishte mike e Kroacisë, atëherë kur miqtë ishin të paktë.

“Kjo është një çështje shumë e madhe për ne dhe u jemi mirënjohës shqiptarëve që luftuan për lirinë e vendin tonë”, tha Kitaroviç në një konferencë të përbashkët me presidentin Ilir Meta.

Putin hyn në zhveshtoren e lojtarëve kroatë

Periskopi.com Botërori 2018

Llogaria zyrtare e kombëtares kroate në Instagram e ka publikuar një fotografi nga zhveshtorja e ekipit të tyre, ku mes tyre shihet edhe presidentja Kolinda Kitaroviq, si dhe ai rus, Vladimir Putin.

Kitaroviq ka qenë një mbështetëse e flaktë e kombëtares ballkanase në rrugën e tyre drejt finales së Kupës së Botës “Rusia 2018”.

“Të argjendtët e botës”, është përshkrimi i fotografisë së publikuar nga kombëtarja kroate.

Emmanuel Macron: Faleminderit

Periskopi.com Botërori 2018

 “Faleminderit”.

Kaq i shkurtër kaq qenë falënderimi i Presidentit Emmanuel Macron për Kombëtaren e Francës, e cila u shpallë kampione bote për të dytën herë në ndeshjen e sotme kundër Kroacisë në Moskë të Rusisë.

Macron, ka qenë i pranishëm në ndeshjen finale të Kupës së Botës, ku ka mbështetur futbollistët e shtetit të tij.

E pranishme në ka qenë edhe presidentja e Kroacisë, e cila është treguar tejet mbështetëse ndaj kombëtares kroate, kombëtare e cila ka arritur për herë të parë të shkojë në finalen e Kupës së Botës, duke vendosur një rekord historik. /Periskopi/

Kitaroviq lojtarëve kroatë: Keni luftuar si luaj, keni bërë historinë

Periskopi.com Botërori 2018

Pak minuta pas përfundimit të ndeshjes finale të Kupës së Botës, ku Franca shënoi fitore kundër Kroacisë me rezultat 4:2, ka ardhur reagimi i presidentes kroate Kolinda Grabar Kitaroviq, e cila ka thënë se lojtarët kroatë kanë luftuar si luaj.

“Punë e mirë, të zjarrtë. Keni luftuar si luaj dhe kënë bërë historinë. Jemi krenar me ju”, ka shkruar në Facebook Kitaroviq.

Kitaroviq njihet si tifoja më e flaktë e kombëtares kroate.

Ajo ka marrë pjesë në ndeshjet vendimtare të Kroacisë. /Periskopi/

Kitaroviq dhe Macron shohin së bashku finalen e Botërorit

Periskopi.com Botërori 2018

Presidenti francez, Emmanuel Macron është fotografuar së bashku me presidenten kroate, Colinda Kolinda Grabar Kitarović duke ndjekur finalen e Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.

Franca është duke e fituar finalen e Kampionatit Botëror ndaj Kroacisë me rezultat 4:2

.

Mesazhi i fundit i Kitaroviq për lojtarët kroatë para finales

Periskopi.com Lajme

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq ka dhënë mesazhin e fundit për lojtarët kroatë para fillimit të finales me Francën.

Kitaroviq, në Facebook ka shkruar se lojtarët kroatë tashmë janë fitues.

Ajo i ka porositur ata që të jenë të relaksuar dhe të luajnë për veten dhe Kroacinë, shkruan Periskopi.

“Ju tashmë jeni fitues. Luani të relaksuar, për veten dhe Kroacinë. Shkojmë”, ka shkruar Kitaroviq. /Periskopi/