Ledri me projektin e ri dy milionë klikime për pesë ditë

Periskopi.com Showbiz

Ledri Vula është një nga reperët më të talentuar dhe më të suksesshëm shqiptar.

Ai vazhdon të jetë një nga artistët më numrin më të madh të hiteve dhe koncerteve.

Së fudmi Ledri erdhi me projektin muzikor “Rio”, kënga e cila u bë hit brenda ditës, ndërsa për pesë ditë ka arritur të klikohet në kanalin Youtube mbi dy milionë herë.

Ndryshe, pjesë e klipit të këngës është edhe modelja tashmë me famë botërore, Lorena Haliti.

 

Këngëtari shqiptar ironizon me klikimet e kolegëve, përfshin Dua Lipën: Rri ti rri

Periskopi.com Showbiz

Vedat Ademi ka ironizuar të gjithë kolegët që marrin miliona klikime në pak ditë pas publikimit të këngëve të tyre në Youtube.

Ai është nisur nga suksesi i fundit i këngëtares shqiptare Dua Lipa, e cila ka marrë 9 milionë klikime me këngën “Swan Song” në vetëm 3 ditë pas publikimit.

“Rri ti Dua rri, këta tanët i bëjnë për 3 ditë 10 milionë”, shkruan Vedati në një foto të publikuar në Instastory.

Blerja e klikimeve është parë si një fenomen shqetësues në indistrinë e muzikës shqiptare që vijon të vërë në dyshim suksesin e mjaft artistëve.

Luana në festë, po shijon milionat

Periskopi.com Showbiz

Luana Vjollca dhe Bujar Qamili sollën hitin e kësaj vere me projektin e tyre “Mi dhe flakë mallit tim”.

Kurse, sot Luana ka njoftuar se kënga e tyre sot ka arritur të prek shifrën prej 10 milionë klikimesh.

“10 milion reale”.

Akoma e dua me zemer kete kenge e kete klip! Kaq shume energji pozitive..

Faleminderiit gjigand” ka shkruar Luana në postimin e bërë në llogarinë e saj në “Instagram”.