Në Munih të Gjermanisë u mbajt sesioni informues “Klima e investimeve në Kosovë”

Periskopi.com Lajme

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike organizoi në Munih  sesionin informues “Klima e investimeve në Kosovë”.

Me këtë rast, bizneset pjesëmarrëse të diasporës u informuan për shërbimet e KIESA-s, shkëmbimet tregtare, statistikat e investimeve dhe të tjera informata lidhur me investimet Kosovë-Gjermani.

Nga MDIS-i, drejtoresha e Departamentit për Hulumtime dhe Përkrahje të Investimeve të Diasporës, Shqipe Krasniqi, foli për projektet konkrete, të cilat MDIS-i ka ndërmarrë, siç janë themelimi i grupit të punës  për hartimin e konceptdokumentit  për lehtësimin e investimeve nga diaspora.

“Ky grup është i përbërë nga institucione relevante dhe biznese nga diaspora, për të krijuar një  klimë më të favorshme për të bërë biznes në Kosovë”, ka thënë Krasniqi.

Ajo, gjithashtu, ka përmendur se përmes këtij grupi do të mundësohet një shkëmbim përvojash me shtetet, si Italia Kroacia, Irlanda e të tjera.

Krasniqi ka prezantuar edhe platformën “online” DIKOS, e cila mundëson komunikimin direkt mes bizneseve të diasporës.

Përmes DIKOS-it do të krijohet bashkëpunimi me komuna, duke bërë kështu një mekanizëm lokal që ndikon në nxitjen  e investimeve nga diaspora.

Në këtë sesion gjithashtu u bë prezantimi i verërave të Kosovës.

Ndër verat që u prezantuan ishin: Stone Castle, Daka Wine, Labi Wine, Bodrumi i Vjetër Rahovec, Suhareka Verari, Eko Rahovec, Kosova Wine.

Mbahet sesioni informues në Zvicër

Periskopi.com Lajme

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, me 22 qershor 2019 në Bern të Zvicrës organizuan Sesionin informues: “Klima e investimeve në Kosovë”.

Në këtë sesion informues, u njoftuan bizneset pjesëmarrëse të diasporës shqiptare në Zvicër rreth shërbimeve të KIESA-s dhe informatave statistikore të shkëmbimit tregtar dhe investimeve Kosovë – Zvicër.

Gjatë sesionit u bënë prezantime edhe nga përfaqësues të  Administratës Tatimore, Agjencisë Kosovare të Privatizimit si dhe Doganat e Kosovës. Ndërsa Arbër Muhaxheri, Drejtor i Drejtoratit për Promovim të Sektorit Privat në KIESA, para të pranishmëve prezantoi sektorët potencial për investime në Kosovë.

Pas sesionit përfaqësuesit e KIESA-s kanë zhvilluar takime me bizneset pjesëmarrëse ku janë dhënë sqarime rreth fushave të cilave kanë shprehur interesim.