Meta takohet me futbollistin e kombëtares në pishinë : Si të kalohej e diela pa futboll?

Periskopi.com Lajme

Presidenti shqiptar Ilir Meta në të dielën e zgjedhjeve ka vendosur që të takohet me futbollistin e kombëtares shqiptare Klodian Duro.

Ai tha se ishte një surprizë e bukur takimi me të në pishinë, njofton Klan Kosova.

“E si mund të kalohej e diela dhe pa pak futboll. Surprizë e bukur të kaloja sot disa momente me yllin e Kombëtares sonë, Klodian Duro”, shkroi Meta në Facebook.

Meta përmes një dekreti i ka shpallur zgjedhjet e 30 qershorit të paligjshme, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka njohur këtë dekret.