Këto janë fjalët e Klopp pas humbjes dëshpëruese nga Brightoni

Periskopi.com Sporti

Liverpool humbi ndeshjen e dytë në shtëpi këtë sezon pikërisht sonte kundër Brighton me rezultat 1-0.

 

“I zhgënjyer, asgjë për të buzëqeshur në të vërtetë. Goditje vështirë për tu përballur,” tha Jurgen Klopp për BBC.

“Një javë me të vërtetë e vështirë, dy ndeshje jashtë, dy ndeshje shumë intensive dhe sonte ne dukeshim me të vërtetë sikur të mos ishim të freskët mendërisht dhe fizikisht” u shpreh ai.

“Brighton e meritonte të fitonte, pa dyshim për këtë. Për mua, është më e rëndësishme të gjej një shpjegim pse e humbëm këtë lojë dhe të kuptojmë se çfarë ndodhi këtu sonte. Ne nuk dukeshim aspak bindës”.

The Reds duhet të marrin veten shpejt dhe të bëhen gati të përballen me Man City në Anfield të dielën.

Zbulohet se çka folën Klopp e Mourinho pas ndeshjes

Periskopi.com Sporti

‘Të kuqtë’ e Liverpoolit mbrëmë fituan derbin ndaj Tottenhamit, duke ua rrëmbyer pozitën e parë Spurs, përcjell Periskopi.

Ekipi I Klopp e fituan këtë takim me rezultat 2:1, falë golave të Salah e Firmino, kurse golin e vetëm për Spurs e shënoi jugkoreani, Son.

Pas ndeshjes Mourinho e zbuloi bisedën me Klopp, ku i tha se ekipi më i mirë humbi.

 

“Unë i thashë Jurgen se ekipi më i mirë humbi, dhe ai nuk ishte dakord”, deklaroi Mourinho.

Klopp thur elozhe për Mourinhon: E ka bërë Tottenhamin makineri të rezultateve pozitive

Periskopi.com Sporti

Ish- trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka marrë komente pozitive nga ish- trajneri i Dortmundit, Jurgen Klopp, përjcell Periskopi.

Trajneri i Liverpoolit e ka cilësuar portugezin si ‘makineri e rezultateve’ duke i mbyllur gojën kritikëve.

“Është me të vërtetë impressive ajo çfarë ka bërë Jose te Tottenhami. Mënyra se si ata luajnë sivjet është shumë e mirë. Ai e ka bërë klubin ‘makineri të rezultateve. Harry Kane është duke luajtur njejtë sikur Firmino tek ne” deklaroi Klopp.

Kampioni anglez do të ballafaqohet të mërkurën me ‘Gjelat’ nga ora 21:00.

Kujtojmë se, dy skuadrat kanë pikë të barabarta nga 25.

Liverpool ndahet nga ‘gjysma e zemrës’ pas 70 vitesh histori, emocionohet edhe Klopp

Periskopi.com Sporti

Liverpool i thotë lamtumirë qendrës historike të stërvitjes së Melwood pas më shumë se 70 vitesh, në të cilën janë stërvitur lojtarët që kanë shkruar historinë jo vetëm të të kuqve, por edhe të futbollit anglez dhe ndërkombëtar.

Në pamundësi për të zgjeruar më tej strukturën, klubi vendosi të zhvendosej në një seki tjetër, pikërisht Kirkby, 10 km nga Anfield.

Jurgen Klopp rule that has shaped Liverpool's new £50m Kirkby training ground - Liverpool Echo

Qendra e Trajnimit AXA, siç u thirr për arsye sponsorizimi, kushtoi 56 milion euro dhe mbulon një sipërfaqe prej 9,200 metra katrorë në të cilën ka tre fusha futbolli, një palestër, dy dhoma peshe, një pishinë dhe pajisje për rehabilitim dhe hidroterapi.

Trajneri Jurgen Klopp tha: “Unë kam emocione të përziera. Nga njëra anë jam i lumtur të shkoj në Kirkby, nga ana tjetër shumë i trishtuar të largohem nga Melwood.

Do të më marrë malli për të por kështu duhet të jetë. Melwood ishte me të vërtetë një vend i rëndësishëm në jetën time. Por Kirkby do të jetë i shkëlqyeshëm

Klopp i kritikon tifozët e Liverpoolit

Periskopi.com Sporti

Menaxheri i skuadrës së Liverpoolit, Juergen Klopp thotë se klubi “ua ka borxh tifozëve të pambrojtur, të cilët nuk mund të mblidhen masivisht për të festuar titullin e tyre të parë të ligës që nga viti 1990”.

Tifozët u mblodhën në një numër të madh për të festuar titullin duke shkaktuar dëme në prona dhe duke ngjallur kritika nga të gjitha palët.

Liverpool i dënoi skenat si “krejtësisht të papranueshme” dhe në një letër të hapur në gazetën ”Liverpool Echo”, Klopp tha se tifozët e klubit janë më të mirët në botë, por u bën thirrje që të sillen me përgjegjësi për të mbrojtur njerëzit nga koronavirusi.

“Unë e dua pasionin tuaj, koret tuaja, refuzimin tuaj për të mos pranuar humbjet, angazhimin tuaj, të kuptuarit tuaj të lojës dhe besimin tuaj në atë që ne po bëjmë”, shkroi Klopp.

Futbollistët e Liverpoolit nisën në stërvitje me Lamborghini e Bentley, Klopp me një Opel modest

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp zgjodhi një Opel modest, për të shkuar në stërvitje, kjo pasi ai ka marrëveshje sponsorizimi me prodhuesit gjermanë të Opel që nga viti 2012, transmeton Periskopi.

The Liverpool manager looked every inch the understated silver fox on Sunday

Jurgen Klopp arrives at Melwood for training in his Opel Insignia

Ndërsa nuk munguan edhe krahasimet e veturës së Klopp dhe të lojtarëve – Firmino u pa të voziste një Lamborghini të verdhë si cili besohet të kushtojë rreth 250,000 £.Teammate Roberto Firmino cruised in in a bright yellow Lamborghini Urus

Ndërkohë, anësori Sadio Mane u pa me një Bentley të bardhë 150,000.

Sadio Mane arrives at Melwood in a Bentley Continental

Pa rënë në sy nuk mbeti as makina superluksoze e Salah, i cili u fotografua me Bntleyn e tij ngjyrë të zezë Continental, me vlerë rreth 160,000.

Mo Salah arrived in a black Bentley Continental GT, worth around £160,000

 

 

Messi nuk pajtohet me Klopp për ta përkrahur Van Dijk për ‘Topin e Artë’, ia mban krahun Manes

Periskopi.com Sporti

Sadio Mane edhe njëherë ka marrë mbështetje e Lionel Messit lidhur me ‘Topin e Artë’, pasi Jurgen Klopp dhe Liverpooli vendosen që në skenë për atë çmim ta vendosin Virgil van Dijkun.

Sipas ‘France Football’, Mane nuk ka qenë aspak i lumtur me trajnerin dhe klubin që publikisht mbështetën Van Dijkun për ‘Topin e Artë’, dhe jo atë.

Van Dijk në fund përfundoi i dyti pas Messit, kurse Mane i katërti pas Cristiano Ronaldos.

Për Leo Messin është për të ardhur keq që Mane përfundoi në atë klub dhe i gjithë faji bie mbi klubin dhe Kloppin, që nuk vendosën publikisht t’i bëjnë më shumë reklamë Sadio Manes lidhur me Topin e Artë, pasi shkëlqeu sezonin e kaluar duke ndihmuar Liverpoolin me gola që të fitojë tre trofe, Champions League, UEFA Super Cup dhe Kupën e Botës për Klube.

“Është për të ardhur keq që Mane përfundoi në vendin e katër”, tha Messi për Canal+.

“Por, mendoj se ka pasur shumë lojtar të mirë vitin që lamë pas”.

“Ka qenë e vështirë për të zgjedhur në përgjithësi lojtarët. Por, unë zgjedh Sadio Manen sepse ai është lojtar që më pëlqen”.

“Mane ka arritur shumë gjëra të mira atë vit për ekipin e Liverpoolit, për këtë e zgjedh atë”.

“Po e përsëris, ka pasur shumë lojtarë të mirë vitin 2019, kështu që ka qenë e vështirë”.

Messi rrëmbeu të gjashtin Top të Artë në karrierë, duke lënë prapa Ronaldon.

Pas fjalëve të mira për Manen, Messi mund ta ketë atë së shpejti në La Liga.

Real Madridi është duke u interesuar për Manen dhe raportohet se është i gatshëm të paguajë 132 milionë funte.

Liverpool frikësohet se do ta humbas Kloppin

Periskopi.com Sporti

Skuadra angleze e dëshiron gjermanin për një kohë të gjatë.

“The Reds” po frikësohen se mund ta humbasin teknikun Jurgen Klopp, i cili thuhet se nuk do të nënshkruajë një kontratë të re.

Tekniku gjerman ka një kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2022, dhe Klopp nuk e ka ndërmend të largohet nga klubi para përfundimit të kontratës, ai po konsideron largimin pas përfundimit të saj.

Gjithashtu thuhet se gjermani nuk ka dashur të filloj bisedimet me drejtuesit e klubit të Liverpoolit për një kontratë të re.

 

Kloop: Lojtarët e mi i kanë të gjitha

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Kloop është shumë i kënaqur me ekipin e tij dhe iu ka dërguar ekipeve rivale një sinjal.

“Të kuqt”, e fituan Ligën e Kampionëve për herë të gjashtë në histori të klubit, por për një pikë nuk mundën ta fitojnë Premier Leaguen.

Kloopi beson se ekipi i tij mund ta fitojë Premier Leaguen duke ditur se skuadra nuk e ka fituar atë për një kohë të gjatë.

“Lojtarët e mi bën gjëra të pabesueshme këtë vit, i thirra gjigant pasi e mposhtëm Barcelonën”, tha ai.

“Aftësi, inteligjencë, emocion”, ata i kanë të gjitha, përfundoi ai

Klopp flet para ndeshjes: Bayerni i rrezikshëm

Periskopi.com Lajme

Jurgen Klopp beson se Bayern Munichu mund të jetë më i rrezikshëm se më parë, pavarësisht formës së luhatshme që po kalon këtë sezon.

“Të kuqët” do të presin ekipin e Niko Kovacit të martën në “Anfield” për të zhvilluar ndeshjen e parë të vlefshme për fazën e 1/8-ës të Champions Leagues.

“Janë dy pikë pas Dortmundit, do të përballen me ta në shtëpi, janë ende në Kupë, në mesin e 16 më të mirave gjithashtu në Champions League, kështu që është situatë shumë normale”, ka thënë Klopp.

“Ndoshta nuk kishin atë dëshirën për të fituar në fillim të sezonit, por nga pikëpamja ime, tani gjërat janë ndryshe dhe kjo vetëm sa i bën edhe më të rrezikshëm”, ka shtuar ai.

Klopp tha se ndeshja e nesërme, nuk do të jetë aspak vendimtare për kualifikimin në çerekfinale.

“Dy ekipe të mira përballen me njëra-tjetrën dhe nuk vendoset asgjë me një ndeshje”, u shpreh Klopp.

“Kemi dy ndeshje për t’i luajtur dhe duhet të jemi të fokusuar 100% në të dy takimet. Do të jetë e vështirë, por gjithçka është e mundshme”, përfundoi strategu gjerman.

Bayerni vjen në këtë ndeshje pas fitores së vështirë të premten në transfertë ndaj Augsburgut.

Guardiola dhe Klopp tregohen të matur, këto janë deklaratat interesante para ndeshjes

Periskopi.com Sporti

Është ndeshja më e madhe e këtij sezoni në Premier Ligë, por Pep Guardiola dhe Jurgen Klopp kanë dhënë deklarata të matura para takimit mes Manchester Cityt dhe Liverpool. 

Të dy trajnerët që janë sfidues për titull dolën në të njëjtën kohë në konferencë për shtyp, të martën pasdite, duke folur njëkohësisht dhe pothuajse identikisht në lidhje me pikat e forta dhe cilësitë e kundërshtarit të tyre, raporton Periskopi.

Një respekt i ndërsjellë ekziston qartë mes dy homologëve, me Klopp që e konsideron ekipin e Guardiolas si ‘më të mirin në botë’.

Edhe trajneri spanjoll tha të njëjtën gjë për ‘Të Kuqtë’.

Speaking at the same time, over in Manchester, Guardiola labelled Liverpool the best in Europe

”Duhet të jemi sa më të mirë që është e mundshme, të mbushur me dëshirë, të zemëruar, por me njohurinë se ata janë për mua, ende, ekipi më i mirë në botë”.

”Ky është 100 për qind opinioni im,  se si ata luajnë, çfarë kanë arritur, çfarë do të arrijnë. Asgjë nuk ka ndryshuar, vetëm pikët”, deklaroi ish trajneri i Barcelonës.

Jurgen Klopp has heaped praise on his 'outstanding' counterpart Pep Guardiola

Në anën tjetër, po fjalët e njëjta i tha edhe Jurgen Klopp:

”Tifozët duhet ta dinë që Premier Liga ende nuk ka përfunduar dhe do ishte mungesë respekti nëse fillojmë të festojmë që tani”.

”Do ta kemi përballë skuadrën më të mirë në botë dhe gara për titull është ende e hapur”, tha ai. /Periskopi

‘Për pak sa nuk shpërtheva në lot’, Klopp preket nga gjesti i Salah

Periskopi.com Sporti

Jurgen Klopp pranoi se ai “pothuajse qau” kur Mohamed Salah lejoi Roberto Firminon të marrë penalltinë e dytë të Liverpoolit për të kompletuar het-trikun e tij në fitoren e madhe ndaj Arsenal 5 me 1. 

Arsenali kaloi në epërsi i pari nëpërmjet Maitland-Niles, por më pas pasuan pesë gola nga ‘Të Kuqtë’, të cilët janë nëntë pikë diferencë si lider të Premier Ligës, shkruan Periskopi.

Penalltia e dytë u dha pas shtyerjes së Kolasinac ndaj Dejan Lovren, ndërsa sulmuesi egjiptian vendosi që t’ia lë shokut të tij Firmino.

Image result for Liverpool vs Arsenal

Për këtë, Klopp ka folur për BBC: ”Ne e dimë se në pjesën e dytë ndeshja nuk kishte përfunduar, prandaj donim ta kontrollonim atë”.

”Mo Salah i dha penalltinë Bobbyt [Firmino] dhe pothuajse fillova të qaj sepse ne të gjithë e dimë se sa  dëshiron të shënojë gola Mo. Ishte me të vërtetë e bukur”.

”Krishtlindjet kanë përfunduar, por jo për ta”, deklaroi gjermani pas ndeshjes. /Periskopi

Klopp frikësohet nga ky lojtar i Arsenalit

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka folur para ndeshjes së rëndësishme kundër Arsenal. 

‘Të Kuqtë’ sonte me fillim nga ora 18:30 zhvillojnë ndeshjen ndaj ‘Topçinjëve’, derisa janë lider në Premier Ligë, raporton Periskopi.

Trajneri gjerman ka deklaruar se ai e di që Pierre-Emerick Aubameyang është një lojtar tejet i rrezikshëm.

Related image

”Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, një person i jashtëzakonshëm, një djalosh argëtues”.

”Pierre është një golashënues i lindur, gjithmonë i relaksuar para golit. Ndoshta jo gjithmonë, por shpesh”.

”Shpejtësia dhe nuhatja para golit e bënë atë një lojtar të jashtëzakonshëm”, deklaroi Klopp. /Periskopi

Klopp thumbon Ronaldon: Të vetmen selfie e kam me Messin

Periskopi.com Sporti

Me buzëqeshje si gjithnjë dhe me të vërtetën e drejtpërdrejtë.

Gjermani Jurgen Klopp nuk fshihet teksa e pyesin për futbollistin e tij të preferuar. Sigurisht, ai është lojtari i zemrave për shumë futbollistë, trajnerë dhe tifozë në mbarë botën

“Im atë më ka thënë gjithnjë, se çfarëdo që të thonë njerëzit në të ardhmen, Pele ka qenë më i miri. Unë u takova me të në botërorin e 2006. Zakonisht nuk emocionohem, por përpara tij unë u djersita si i çmendur. Kështu që për mua lojtari më i mirë i të gjitha kohërave është Pele.”

Sa i përket futbollistëve që janë ende në aktivitet, trajneri i Liverpool e jep përgjigjen e tij në formën e një anekdode.

“Tani unë kam vetëm një selfie në smartphonin tim. Ajo është me Messin. Edhe Cristiano ishte në të njëjtën sallë…”.

 

Klopp flet pas ndeshjes: Falë Zotit kemi Shaqirin, ai bëri diferencën

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp është shprehur tejet i lumtur me fitoren ndaj Manchester United.

Ai ka theksuar se është gjithmonë e vështirë kur ke përballë një kundërshtar të tillë, megjithatë zëvëndësimet e bënë diferencën, shkruan Periskopi.

”Zëvendësimi funksionon vetëm kur situata është e tillë në ato momente. Djemtë po punojnë shumë, Clyne luajti ndeshjen e parë dhe ishte e pabesueshme çfarë ndeshje bëri”.

”Shaqiri hyri në fushë dhe falënderoj zotin që bëri dallimin. Ai është lojtar me tipare të veçanta”, deklaroi Klopp pas ndeshjes. /Periskopi

Klopp flet për Shaqirin para derbit me Manchester United

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka dhënë fjalë miradie për mesfushorin ofanziv Xherdan Shaqirin. 

Liverpool pas 16 javës mbetet ekipi i vetëm në Premier Ligë që nuk është mposhtur, ndërsa aktualisht gjendet në pozitën e dytë me një ndeshje më pak se sa Manchester City, shkruan Periskopi.

‘Të Kuqtë’ zhvillojnë nesër derbin e moçëm anglez me Manchester United, derisa tekniku gjerman ka thënë disa fjalë edhe për yllin e Zvicrës Shaqirin.

Related image

”Shaqiri është adaptuar shumë shpejt këtu, ka minutat e tij dhe po tregon se sa i vlefshëm është për skuadrën”.

”Para se ta transferoja, mendoja se nëse ai luan siç luante te Stoke City do ishte e shkëlqyeshme, prandaj nuk jam i befasuar nga ai”, deklaroi ish-trajneri i Dortmund. /Periskopi

Guardiola reagon për festën e ‘çmendur’ të Jurgen Klopp

Periskopi.com Sporti

Pep Guardiola ka mbrojtur rivalin për titull, Jurgen Klopp, pasi ky i fundit doli duke vrapuar në fushën e lojës pas golit të fitores të shënuar nga Liverpooli në sekondat e fundit ndaj Everton ditën e shtunë.

FA e ka akuzuar Klopp për sjellje anti-sportive, pasi është rrëmbyer nga emocionet në momentin e golit të Divock Origit në minutën e gjashtë shtesë.

Ai është futur me vrull në fushë duke festuar golin me portierin Alisson, dhe tani mund të dënohet nga FA.

Guardiola ka kaluar një incident të ngjashëm gati 12 muaj më parë, ditën kur Raheem Sterling shënoi golin e fitores në kohën shtesë ndaj Southampton.

“Edhe unë e kam bërë, ndaj Southampton, ka shumë emocione në ato momente”, shprehet Guardiola.

“E di që kur e bëra nuk isha i lumtur me veten time më pas, kështu që e kuptoj Kloppin. Por ndonjëherë ndodh në një ndeshje emocionuese”, theksoi tekniku spanjoll.

Klopp kritikon Neymarin: Ke gabuar profesion

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka shpërthyer me kritika kundrejt ylli të Paris Saint-Germain, Neymar.

PSG mposhti me rezultat 2 me 1 Liverpoolin mbrëmë, për t’ia vështirësuar edhe më shumë punët skuadrës së Jurgen Klopp për kalimin në fazën e 16 më të mirave, transmeton Periskopi.

Ylli brazilian shkëlqeu në fitoren e ekipit francez, derisa vazhdoi me rrëzimet e tij të zakonshme në fushë pas ndërhyrjeve të ashpëra nga lojtarët e ‘Të Kuqëve’.

Image result for Neymar vs Liverpool

”Neymar sigurisht që ka gabuar profesion, ai rrëzohet aq shpesh sa ndoshta nuk mund të numërosh”.

”Të rrëzohesh sikur je gati për të vdekur dhe të ngritesh pas disa minutave, meriton çdo herë karton të verdhë”, u shpreh gjermani. /Periskopi/

Klopp i shqetësuar me ecurinë e ekipit të tij

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka kërkuar falje për ecurinë e dobët të Liverpoolit dhe pse ata nuk po përformojnë sikurse Manchester City, nëse dëshirojnë fitimin e titullit të Premier Ligën.

Barazimi ndaj Arsenal dhe humbja shokuese nga Crvena Zvezda kanë shkaktuar stres tek ekipi i trajnerit gjerman, pas ecurisë pozitive që pati në ligë, përcjell Periskopi.

Mbrojtja e përmirësuar jashtëzakonisht shumë këtë sezon ka sjellur frytet në ecurinë e ‘Të Kuqëve’, por problemi qëndron tek treshja Salah, Firmino dhe Mane, të cilët nuk po japin shkëndijën e sezonit të kaluar.

Image result for Liverpool trio

”Me transferimet e reja, duket sikur automatikisht ju fitoni Ligën e Kampionëve ose Premier Ligën apo çfarëdo tjetër. Por ekipet e tjera nuk flenë. Ato përmirësohen dhe luajnë ndeshje të mira sikur ne”.

”Kemi 27 pikë. Ne nuk duhet të jemi të kënaqur, por ta shohim atë në mënyrë të drejtë, të jemi pozitivë. Ne fitojmë ndeshje por sërish nuk kënaqemi dhe themi pse nuk fituam sikurse City”.

”E kam në mendje këtë, kemi hapësirë ​​për përmirësim, por nuk ka asnjë arsye për ndonjë pikëpamje negative”, u shpreh Klopp./Periskopi/

E la Shaqirin në shtëpi, Klopp respektoi për 90 minuta serbët

Periskopi.com Sporti

Jurgen Klopp, trajneri i Liverpoolit, ka bërë një veprim mbrëmë në Beograd për të cilin po diskutohet gjatë ditës së sotme.

Ai ka vendosur në xhaketë lulen e quajtur, “Ramonda e Natalias”, raporton Insporti.

Sipas asaj që raportohet, kjo lule mbahet si simbol për nderimin e 1,247,000 serbëve të vrarë gjatë Luftës së Parë Botërore.

Më 11 nëntor 1918 në Compiègne fuqitë aleate dhe Gjermania nënshkruan armëpushimin dhe kështu i dhanë fund Luftës së Parë Botërore.

Pothuajse 95 vjet pas kësaj ngjarjeje të rëndësishme historike për mbarë botën, Republika e Serbisë nga 11 nëntori 2012 ka filluar ta festojë “Ditën e Armistikës (ose Dita e Armëpushimit) në Luftën e Parë Botërore” si një festë kombëtare dhe pikërisht për këtë, Klopp mbante mbrëmë lulen në xhaketë.

Liverpooli humbi mbrëmë në Beograd, për të cilën ndeshje nuk ishte ftuar Xherdan Shaqiri, pasi Kloppi nuk dëshironte “probleme”.