E konfirmuar: Nisma dhe AKR do ta dorëzojnë koalicionin në KQZ

Periskopi.com Lajme

Aleanca Kosova e Re do ta dorëzojë koalicionin me Nisman Socialdemokrate në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli e ka konfirmuar lajmin për Periskopin, ai tha se pak para orës 21.00 do ta dorëzojnë koalicionin.

Gjithashtu edhe Islam Pacolli në një prononcim për Persikopin tha se ata do të veprojnë sipas rregullave: “Na i respektojmë rregullat dhe do ta dorëzojmë koalicionin” tha shkurt Pacolli.

Ky koalicion do të dorëzohet rreth orës 20:45 në KQZ.

Ndërsa, LDK dhe VV ende nuk kanë arritur të gjejnë një marrëveshje të pranueshme për të dyja partitë.

Posti i kryeministrit ka lënë pezull mundësinë e një koalicionit mes këtyre dy partive./Periskopi/