Tag: koalcioni

A do të sjellë rezultate përfshirja e vendeve të Kuintit në negociatat LVV e LDK
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk po mund të merren vesh për formimin e koalicionit qeverisës.
Çështja për të cilën nuk po pajtohen të dyja partitë, ishte njëherë posti i Presidentit, e më pas edhe ai kryetarit të Kuvendit.
Takimi i djeshëm në mes kreut të LVV-së Albin Kurti dhe atij të LDK-së Isa Mustafa, nuk solli rezultat konkret.
Të dyja palët po insistojnë se posti i kyreparlamentarit duhet t’u takojë partive respektive. Si pamundësi e arritjes së marrëveshjes, është shfaqur nevoja për ndërhyrjen ndërkombëtare.
Palët janë pajtuar që sot të zhvillohet një takim bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së.
Se a do të arrijnë zyrtarët ndërkombëtarë që t’i bindin LVV –në e LDK-në të arrijnë një marrëveshje, kjo mbetet për t’u parë.
Kujtojmë se ndërhyrjet e ndërkombëtarëve në çështje të brendshme të vendit, nuk kanë qenë aspak të mirëpritura nga lideri i opozitës së atëhershme Albin Kurti. Ai në vazhdimësi kritikonte qeveritë e kaluara se pse nuk po vendosin vet.
Dakordimi i Kurtit për të përfshirë edhe vendet e Kuintit në procesin e negociatave me LDK-në, janë parë edhe si shantazh i tij ndaj partnerit e mundshëm qeverisës, LDK-së. /Periskopi/