Hoti i quan koalicione të frikës AAK-PSD dhe Nisma-AKR

Periskopi.com Lajme

Duke folur për koalicionet e ditëve të fundit, Avdullah Hoti i LDK-së, i ka quajtur koalicione të frikës.

Koalicionin AAK-PSD, Hoti e ka quajtur koalicion të natyrshëm, meqë sipas tij, PSD-ja e ka mbajtur në jetë qeverinë e Ramush Haradinajt.

“Qeveria e PAN-it ka mbetur në këmbë pikërisht për shkak të PSD-së. Bashkëpunimi i tyre ka qenë i natyrshëm”, ka thënë Hoti, në Interaktiv të KTV-së.

“Ata (AAK-PSD) nuk janë në garë me neve. Mos të marrë tash rolin që të bëj prognoza për partitë politike, por nuk i shoh ata që të jenë në garë me LDK-në”, ka thënë Hoti.

Duke folur edhe për koalicionin Nisma-AKR, edhe për atë të parin, Hoti ka thënë se më shumë i sheh si “koalicione të frikës, sesa koalicione të parimeve”.

“Kërkoj mirëkuptim këtu, por problemi i PSD-së ka qenë se a do ta kalojë pragun. Të gjitha sondazhet e kanë treguar se ata nuk do ta kalojnë pragun. Njësoj, edhe Nisma e AKR-ja këtë problem e kanë pasur, se a do ta kalojnë pragun zgjedhor prej 5 për qind”, ka thënë Hoti.