Meliza Haradinaj: AAK – PSD do të dalin fituese në këto zgjedhje

Periskopi.com Lajme

Meliza Haradinaj, përfaqësuese e koalicionit AAK-PSD në një konferencë për medie tha se koalicioni AAK-PSD do të dalë fitues i këtyre zgjedhjeve

Ajo shtoi se në këto zgjedhje përqindja e votuesëve është më e madhe për 2 përqind se sa në zgjedhjet e kaluara.

“I kam tri gjëra te ndaj me ju. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate do të jenë fituesit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve. Sipas të dhenave del të jetë rezulatati më i mirë që kemi pasur këto vite. Procesi po shkon mirë pa incidente dhe pa vërejtje. Dalja del te jetë deri 30 përqind dhe krahasuar me vitin 2017 del te jetë 2 përqind më e madhe dhe kjo është një shenjë e mirë”, ka deklaruar ajo.

Haradinaj u bëri thirrje komisionerëve që ta ruajnë votën pa dallime partiake.

“I ftojmë qytetarët që të dalin dhe të votojnë për ardhmërinë e Kosovës. Poashtu i bëjmë thirrje gardianëve të votës ta ruajnë atë pa dallim”, përfundoi ajo.

Zbulohet keq kandidati për deputet i VV’së: Ka dosje në Polici për posedim të drogës

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga radhët Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj po akuzohet se ka dosje në Polici për posedim të narkotikëve.

Këto akuza po i thotë kandidati për deputetët nga radhët e koalicionit AAK – PSD, Ilir Baldedaj.

Ai ka akuzuar publikisht kandidatin për deputet nga VV, Arbër Rexhajn se ka dosje në polici për posedim narkotikësh.

‘Në 2005 ka procesverbal në Polici për posedim narkotikësh’, ka thënë Baldedaj duke thënë se shumë shpejt do të dalin dhe do të bëhen publike.

Baldedaj ka thënë tha e gjitha mund të argumentohet nëse shkohet në Polici dhe gjendet dosja./gazetametro.net