Zafir Berisha i quan pallavra deklaratat e Avdullah Hotit për koalicionin Nisma-AKR

Periskopi.com Lajme

Formimi i koalicioneve të reja në vend ka ngjallur reagime të shumta, si nga partitë ashtu edhe nga qytetarët.

Për koalicionet  AAK-PSD e Nisma-AKR sipas Avdullah Hotit nga LDK-ja shihen  si koalicione  të  frikës.

Sipas këtij të  fundit këto parti që kanë hyrë në koalicion, të gjitha kanë qenë të rrezikuar për të kaluar pragun në zgjedhjet të cilat priten të mbahen.

Sipas tij zgjidhja e tyre ka qenë koalicioni.

“Kërkoj mirëkuptim këtu, por problemi i PSD-së ka qenë se a do ta kalojë pragun. Të gjitha sondazhet e kanë treguar se ata nuk do ta kalojnë pragun. Njësoj, edhe Nisma e AKR-ja këtë problem e kanë pasur, se a do ta kalojnë pragun zgjedhor prej 5 për qind”, ka thënë Hoti.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Zafir Berisha nga radhët e Nisma-s.

Berisha në një prononcim për Periskopin, deklaratat e Hotit i ka quajtur “pallavra”.

Sipas tij boshti politikë rrethë Nismas është alternativa poltike që ja devalvon deklaratën e Hotit.

“Pallavra të tilla nuk ja vlen me komentu. Boshti politikë rrethë Nismës është alternativa politike që ja devalvon atë të Avdullah Hotit”, ka thënë Berisha për Periskopin./Periskopi