Molliqaj thotë se nuk ka pasur ndonjëherë koalicion më të mirë se ky ndërmjet PSD-AAK-së

Periskopi.com Lajme

Dardan Molliqaj nga PSD në debat ka treguar edhe rreth formimit të koalicionit, pëcjell periskopi

Ai në Rubikon tha se ky koalicion është ardhur si shkak i bashkëpunimit të mirë në mes të AAK-së dhe PSD më parë.

Sipas Molliqajt nuk ka pasur ndonjëherë koalicion më të mirë se sa ky i tyre, përcjell Periskopi

“Është e vërtetë që ka pas bashkëpunim që AAK me PSD dhe si rezultat i këtij ka ardhur  bashkëpunim . Për neve është e rëndësishme që ti fitojmë këto zgjedhje që ti realizojmë ato plane.  Nuk kam qenë kundër koalicionit me AAK-në. Ka qenë zgjidhja ma e mirë, për shkak se  të gjitha strukturat tona që i kemi vizituar kemi parë se me të vërtetët është koalicioni më i pëlqyer që ka qenë  ndonjëherë. As me LDK e as nuk ka pas oferta e as diskutim i vetmi negocim ka qenë me AAK-në. Koalicioni është duke funksionuar sikur të ishte një parti në kuptimin e sinjalit dhe mesazhit tek opininoni”, tha Molliqaj në Rubikon

Haradinaj: Kur të prishet marrëveshja në koalicion, u ndihmoj edhe me votat e AAK’së

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Ramush Haradinaj shprehet i bindur se taksa 100 për qind ndaj produkteve me prejardhje serbe dhe boshnjake nuk do të hiqet.

Partnerëve të koalicionit që po kërkojnë pezullim të taksës për ‘ruajte të raporteve me SHBA’të’ ai ua ka kujtuar momentin kur për pak nuk e zhbën Gjykatën Speciale në parlament.

“Për zhbërjen e Gjykatës Speciale veç s’mujtëm me i bo votat”, kujton ai.

“Pse s’më rrëzun mu pse dojsha me e rrëzu Gjykatën Speciale. Pse atëher s’u tuten se po ua prishi raportet me Amerikën. Çka ka ndryshu? A është ajo Amerikë a është tjetër?’, shton Haradinaj.

Thotë se nga pozita e tij në Qeveri mund të rrëzohet ama dorëheqjen nuk e planifikon.

“Kur të prishet marrëveshja politike brenda nesh…unë ju ndihmojë me votat e AAK’së’, tha Haradinaj.

 

 

 

 

 

 

 

 

Pacolli vendos vijat e kuqe: Kurrë koalicion me PDK-në dhe LDK-në

Ish-presidenti Behgjet Pacolli, këtë pozitë dhe atë që e kishte marrë për pak kohë në krye të shtetit i ka cilësuar si sakrificë. Të tillë e ka cilësuar edhe koalicionin me PDK-në.

Periskopi.com Lajme

“Unë kam sakrifikuar vetën dhe familjen time kur kam pranuar që të hyjë në koalicion me PDK-në e Hashim Thaçit. Qëllimi nuk ka qenë që t’i mundësohet qeverisja PDK-së, por ka qenë që mos t’i ndodhë një bllokadë politike Kosovës. Një shtet që s’i kishte as 4 vjet jetë një bllokadë do të ishte marri e madhe”, ka thënë Pacolli, në Interaktiv të KTV-së.

Ai ka mohuar se është kandidat i PDK-së për kryetar të Prishtinës.

E kur ka folur për koalicionet e mundshme paszgjedhore, ka thënë se nuk do të bëjë kurrë koalicion me këtë parti, LDK-në e as Nismën për Kosovën.

“Përdorimi i termit ‘vija të kuqe’ është pak banale. Për mua nuk ka vija të kuqe. Por e them si premtim dhe zotim para qytetarëve se nuk do të bëjë asnjëherë koalicion me PDK-në. Asnjëherë me LDK-në e cila po ashtu na ka mashtruar”, ka thënë Pacolli, përcjell Koha.net.

“Isa Mustafa si kryetar i LDK-së e ka mashtruar AKR-në dhe sa të jetë ai në krye të AKR-së nuk mund të jetë partner i AKR-së. PDK-ja e udhëhequr nga Kadri Veseli e Hashim Thaçi nuk mundet me qenë partner të AKR-së. Nuk mundet të jetë as Nisma e Fatmir Limajt e as partitë e tjera që kanë udhëhequr deri tash në Kosovë”, tha ai.