Njihuni me Kobën, tifozin special të Ballkanit që do të jetë i vetëm në tribuna për ndeshjen ndaj Feronikelit

Periskopi.com Sporti

Bujar Gollopeni i njohur ndryshe si Koba është tifozi i veçantë që ka skuadra e Ballkanit


Ai është me sindromën Down dhe ka marrë leje speciale që të ketë të drejtë të shikojë ndeshjen Ballkani-Feronikeli që do të luhet këtë të mërkurë, sipas ‘Reporteri’, transmeton Periskopi.

Koba është mjaft i respektuar në qytetin e Suharekës dhe ndjek Ballkanin për më shumë se 20 vite.

Në storien e Reporterit ‘Koba’ jep edhe një parashikim për ndeshjen Ballkani-Feronikeli.

Kush është votuesi i veçantë i Suharekës? (VIDEO)

Periskopi.com Lajme

Suhareka ka një votues të veçantë – atë me një kromozom më tepër.

Bujar Gallopeni i njohur në këtë qytet si “Koba”, ka hedhur votën e tij në gjimnazin “Jeta e Re”.

Ai ishte i shoqëruar nga vëllai i tij i cili tha se pret më shumë nga këto zgjedhje për njerëz me sindromën Down.

Ndryshe, deri në orën 11:00 në këtë qendër e cila është më e madhja në Suharekë, kanë dalë vetëm 8.92% e qytetarëve por sipas menaxherit të kësaj qendre, numri pritet të rritet.

Kush është votuesi i veçantë i Suharekës?

Kush është votuesi i veçantë i Suharekës?

Posted by Klan Kosova on Sunday, 6 October 2019