Kolinda Grabar Kitaroviq është politikane kroate duke shërbyer si presidente e katërt e Kroacisë prej vitit 2005. Është gruaja e parë e zgjedhur në pozitën më të rëndësishme shtetërore që prej kur në trojet dalmate mbahen zgjedhjet shumëpartiake, nga viti 1990 saktësisht. Ajo është bërë po ashtu politikania më e re që synon presidencën, duke garuar qysh në moshën 46-vjeçare.
Kitaroviq sot është 50 vjeç dhe është e martuar për Jakov Kitaroviqin. Bashkëshorti i saj është inxhinier dhe me të ishte martuar në vitin 1996. Kanë dy fëmijë, Katarinën dhe Lukën. Martesa e çiftit duket të jetë e palëkundur meqenëse nuk ka pasur asnjë lajm për probleme mes tyre apo thashetheme për afera jashtëmartesore deri tani.


Fëmijëria dhe shkollimi
Presidentja kroate ka lindur në Rekë të Kroacisë më 29 prill, 1968. Ajo pjesën më të madhe të fëmijërisë e kishte kaluar në fshatin e prindërve, Dubravkës dhe Brankos, në Lopaqë. Prindërit e saj kishin një kasaphane dhe një ranç, biznese prej të cilave siguronin jetesën. Politika botërore, gjithnjë e kishte intriguar Kolindën si fëmijë.

Me të nisur edukimin, ajo kishte arritur ta sigurojë një vend në një prej programeve amerikane për shkëmbim të studentëve. Kishte diplomuar në një shkollë të mesme të Los Alamos në SHBA, në vitin 1986. Pasi ishte kthyer në Jugosllavi, kishte nisur studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Zagrebit. Më pas, ishte diplomuar edhe nga Akademia Diplomatike e Vienës. Më tej, kishte siguruar sërish një bursë nga fondacioni Luksiq për në Shkollën e Qeverisjes Kennedy në Universittein e Harvardit. Studimet doktorale në marrëdhëniet ndërkombëtare, i ka nisur në Fakultetin e Shkencave Sociale në Zagreb në vitin 2015, shkruan Periskopi.
Karriera
Fillimisht, Kitaroviq ishte bërë këshilltare në kuadër të departamentit për bashkëpunim ndërkombëtar të Ministrisë së Shkencës dhe Teknologjisë në Kroaci. Më vonë, në vitin 1993, i ishte bashkuar Unionit Demokratik të Kroacisë. Në vitin 1997, kishte nisur punën si këshilltare diplomatike në ambasadën kroate në Kanada.
Tonino Picula ishte bërë ministër i Jashtëm i Kroacisë pasi që Partia Socialdemokrate e Kroacisë kishte ardhur në pushtet, pas zgjedhjeve të vitit 2000. Pas dy viteve, Kitaroviq i ishte bashkuar Parlamentit të Kroacisë. Shumë shpejt ajo ishte bërë ambasadore e Kroacisë në SHBA, më 8 mars 2008. Pozitën e ambasadores e kishte lënë në vitin 2000 për t’u bërë Ndihmës Sekretare e Përgjithshme e NATO-s për Diplomaci Publike, më 4 gusht, 2011.
Kitaroviq ka fituar 37.2 për qind të votave, në raundin e parë, në zgjedhjet presidenciale të 2014-15-ës në Kroaci. Në raundin e dytë, ajo kishte marrë 50.7 për qind të votave, më 11 janar 2015. Ajo u bë gruaja e parë në krye të shtetit në periudhën post-pavarësi. Me t’u zgjedhur presidente ajo e kishte mbështetur ligjin për të drejtën e martesës ndërmjet komunitetit LGBTI. I kishte përkrahur iniciativat e gjelbra dhe i kishte dhënë mbështetje të drejtës për abortim.
Ajo nuk e ka zbuluar asnjëherë se sa është paga e sajt. Nuk ka të dhëna as për pasurinë e saj.
Kundërthëniet dhe thashethemet
Ajo ishte bërë pjesë e një kundërthënie në vitin 2018 kur kishte folur për Luftën e II-të Botërore në Argjentinë. Për shkak të dukjes së saj, Kitaroviq shpesh u përzihet njerëzve me aktoren Damond Foxxx dhe modelen amerikane, Coco Austin.

Shpirti i saj sportiv gjatë Kupës Botërore të vitit 2018 ndaj lojtarëve kundërshtarë të Kroacisë që humbnin ndeshjet, ishte vlerësuar lartë nga të gjithë njerëzit kudo në botë. Aktualisht nuk ka thashetheme lidhur me jetën dhe karrierën e saj.

Rrjetet sociale
Presidentja kroate është shumë aktive në rrjetet sociale. Ka një numër të madh përcjellësish në këto rrjete, siç është Facebook-u, Instagram-i dhe Twitter-i. Ka më shumë se 73 mijë ndjekës në Twitter, mbi 150 mijë në Instagram dhe mbi 560 mijë në Facebook. /Periskopi/