Pritje deri në katër orë në pikën kufitare Merdare

Periskopi.com Lajme

Mërgimtarët që ia kanë mësyrë Kosovës përmes Merdares po përballen me pritje të gjata.

Aty janë krijuar kolona deri në 700 metra, teksa për të hyrë në Kosovë ata po presin deri në katër orë. E për të dalë nga vendi, në të njëjtën pikë kufitare ata po presin deri në dy orë.

Në pikat tjera kufitare gjendja është dukshëm më e mirë, dhe nuk ka pritje të gjata.

Në Merdarë kolona të gjata, deri në dy orë pritje

Periskopi.com Lajme

Ardhja e bashkatdhetarëve në Kosovë, ka bërë që të shkaktohen kolona të gjata në pikë kalimet kufitare të Kosovës.

Sipas njoftimit nga Qendra për Menaxhim Kufitar, kolonat më të gjata janë shkaktuar në pikë kalimin Merdare ku në hyrje kolonat janë deri në 250 metra, ndërsa në dalje deri në 700 metra, ndërsa pritjet në këtë pikë kalim janë në hyrje deri në një orë ndërsa në dalje deri në dy orë.

Po ashtu në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë kolonat në hyrje janë deri në 150 metra e po ashtu edhe në dalje. Pritjet në këtë pikë kalim janë deri në gjysmë ore.

Në pikë kalimin kufitar Muçibabë kolonat në hyrje janë deri në 40 metra kurse në dalje deri në 300 metra, ndërsa pritjet deri në 40 minuta në dalje.

Ndërsa kolona janë shkaktuar edhe në Jarinje deri në 60 metra në hyrje, si dhe në pikë kalimin kufitar Hani i Elezit kolonat janë deri në 60 emtra në hyrje dhe dalje. Kurse pritjet te këto pikë kalime janë deri në 10 minuta.

Në vendkalimet e tjera kufitare të Republikës së Kosovës nuk ka pritje të gjata as në hyrje as në dalje nga vendi ynë.

Për të përcjellë në kohë reale gjendjen në pikë-kalimet kufitare qytetarët mund të informohen duke klikuar në web faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Kolona të gjata në pikë-kalimet kufitare në Muçibabë dhe Dheu Bardhë

Periskopi.com Lajme

Ardhja e mërgimtarëve për pushime në Kosovë, ka bërë që të shkaktohen kolona dhe pritje të gjata në pikat e kalimit kufitar me Serbinë.

Sipas njoftimit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona janë krijuar në pikat kufitare në Muçibabë deri në 300 metra në dalje dhe në pikë kalimin kufitar te Dheu i Bardhë deri në 80 metra në dalje, ndërsa në pikë kalimin kufitar në Merdare kolonat janë deri në 20 metra në hyrje.

Ndërsa pritjet sipas kësaj qendre në pikë kalimin kufitar Muçibabë janë deri në një orë, në dalje, te Dheu i Bardhë deri në gjysmë ore në dalje, ndërsa në Merdare deri në 15 minuta në hyrje.

Për të përcjellë në kohë reale gjendjen në pikë-kalimet kufitare qytetarët mund të informohen duke klikuar në web faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Mërgimtarët sërish mbesin rrugëve, kolonë deri në katër kilometra nga Kroacia në Serbi

Periskopi.com Lajme

Tashmë ka filluar sezona kur nisin pushimet, e mërgimtarët ia mësojnë Kosovës, raporton Periskopi.

Por, edhe këtë vit – ngjashëm si herave të tjera, ata po përballen me kolona të gjata teksa po kalojnë nëpër vende të ndryshme të BE’së.

Së fundmi është publikuar një fotografi e cila thuhet se është bërë rrugës nga Kroacia për në Serbi.

Mërgimtarët që kanë kaluar asaj rruge sot kanë bërë të ditur se është krijuar kolonë e gjatë deri në katër kilometra.

Si rrjedhojë, ata po presin me orë të tëra. /Periskopi