Boksieri përfundon në koma pas nokautit në rundin e 10-të

Periskopi.com Sporti

Patrick Day është dërguar me urgjencë në spital pas humbjen kundër Charles Conwell në meçin e kategorisë super të mese të dielën.

Dayn u desh ta largonin nga ringu në barelë pas nokautit që e pësoi në rundin e 10-të.

Sipas televizionit që e transmetoi meçin, DAZN, boksieri amerikan është në kujdes intensiv pasi kishte pësuar sulm pas nokautit.

ESPN raporton se 27-vjeçari i është nënshtruar një operacioni emergjent në tru.

Sqarohet QKUK: 6-vjeçari nga Peja erdhi në gjendje kome tek ne, i morëm gjitha masat

Periskopi.com Lajme

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare ka reaguar pas raportimeve se një 6 vjeçar nga Peja ka ndërruar jetë në QKUK për shkak të neglizhencës së mjekëve.

Në një përgjigje dërguar Periskopit, thonë se fëmija kishte ardhur në komë nga Peja.

‘’Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës njofton se fëmija A.B (2013) ka ardhur në gjendje të rëndë kome nga Peja në Klinikën Infketive me diagnizë meningoencephalit purulent (ndezje të trurit) dhe ka qëndruar vetëm 25 minuta në klinikë.

Përkundër masave reanimatore të ekipit kujdestar nga ekipi i infektivës dhe masave të ndërmarra, pas 25 minutave, i njëjti ka ndërruar jetë, meqë gjendja ishte shumë e rëndë’’, thuhet nga Klinika.

‘’Klinika Infektive siguron gjithë qytetarët se ka marrë të gjitha masat që kërkohen në të tilla raste, por përkundër masave reanimatore, ai nuk mbijetoi’’.

Rastin e kishin lajmëruar familjarët e tij, të cilët po thonë se vdekja e djaloshit ka ardhur krejt si shkak i mospakujdesisë së mjekëve në QKUK.

Ky është njoftimi i plotë i një familjareje të viktimës:

Vazhdojshin me e sille ne spital pa oksigjen ne goje, po na prap majshim shpresa qe ka me u bo mire.

Shkun do t’familjes me pa ne dhome,e e pane qe s’asht hiq mire…Po prap ata thojshin mire osht, tash fillon edhe me levize e e pane qe infuzionin mo nuk po e pranon, e e kapen ne dore e i thirren mjekt tu kerku me kqyr se nuk asht mire po ata vazhdojshin njejt me thane qe hajt se mire osht, e dha frymen e fundit e u nxi krejt ata qather vendosen me ja qit oksigjenin e na i kallzum qe tash aj ka vdek e oksigjeni si duhet mo a prap na jepshin shpresa qe s’ka dek…

Gjersa secili nga ju po m’tregon qysh me e kqyr edhe anën pozitive të Kosovës,Kosova po merr jetë.

Gjersa ju më tregoni se qysh unë jom veq statistikë për Kosovën,Kosova po merr jetë
E në anën tjetër gjersa plotë nga ju më tregoni që unë nuk muj me ndryshu sen për Kosovën, Kosova na myti tu marr jetë…

E perkraha edhe grevën e mjekve të cilët mendova që janë vetë jeta,po mjekt po marrin plot jetë…

Ani pse e ngritët e e stërlavdëruat profesionin tuaj si një i shquar dhe aty ku lindën fillet e humanitetit dhe vetëdijes se kinse është krijuar mbi një përgjegjësi shumë të madhe, bash aty po mirret jeta…

Arbëri është vec një ndër viktimat e mjeksisë të lodhët të Kosovës.

Pas një sëmundje në tru, këshillat mjeksore gjithmonë përcjellëshin duke iu qasur një gripi të lehtë që kalon me antibiotik edhe s’mbet sen tjetër.

Po, i kemi besu se mendum që ata jane te duhurit me i identifiku cfaredo sëmundje që ka njeri, po s’kane pas as qysh me e vrejt kur s’janë interesu me kqyr diqka ma thellë se “temperature”.

Edhe nji natë para se me ndërru jetë, temperatura hala ish arsye, po edhe atë ditë kur ndërroj jetë prap një “qiri per temperaturë” edhe kalon…

Në mesditë, ra ne kom, e cilësuan si një “shtrengim të muskujve”, edhe e derguan në spitalin tjetër në Infektive, aty na kish qëllu dikush që na kallzon qka ka, tha pse jeni vonu kaq shumë?!

Po t’dashtun mjek,pse jeni vonu aq shume, pse kjo shkalla e ulët e nivelit të zhvillimit të mjeksisë na ka lendu,aq sa nji shofer të ndihmës së shpejt nuk mujshin me e gjetë e djali nuk mujke me qëndru pa oksigjen e u dasht me prit dy or pa vetëdije tu mos guxu me e nisë me kerr,e 1 ore e gjysme boni me ardh në Prishtinë e na qe pritshim aty thojshim veq 30 min vonohet.

Ma n’fund erdh e hyni ne Infektive, na tregun qe ka pas sulm ne kry po kalon shume leht, deri ne 00:00 qohet e fol me juve si mos me pas kurgjo.

Vazhdojshin me e sille ne spital pa oksigjen ne goje, po na prap majshim shpresa qe ka me u bo mire.

Shkun do t’familjes me pa ne dhome,e e pane qe s’asht hiq mire…Po prap ata thojshin mire osht, tash fillon edhe me levize e e pane qe infuzionin mo nuk po e pranon, e e kapen ne dore e i thirren mjekt tu kerku me kqyr se nuk asht mire po ata vazhdojshin njejt me thane qe hajt se mire osht, e dha frymen e fundit e u nxi krejt ata qather vendosen me ja qit oksigjenin e na i kallzum qe tash aj ka vdek e oksigjeni si duhet mo a prap na jepshin shpresa qe s’ka dek…

Fatkeqsisht Arberi kish ndrru jetë, tuj pas dhimtë e na pa e ditë, po ka qenë e shkrume, vec mjekt janë per me tentu me sheru!!!

Past dritë shpirti yt i bardhë Arbër, e të shpresojmë që je rasti i fundit qe nuk mirren masa prej fillimit…A deri sa ata mjek janë aty, raste të tilla kane me qenë të përditshme./PERISKOPI/

Schumchaer nuk është më në koma, çohet në këmbë

Periskopi.com Sporti

Më 29 dhjetor mbushen 5 vjet që nga aksidenti i tmerrshëm që Michael Schumacher pësoi në një pistë skish duke u “zhdukur” praktikisht nga vëmendja publike.

Që prej asaj dite të errët për familjen dhe miliona mbështetës të 7-herë kampionit të Formula 1, shumë gjëra kanë ndodhur. Leëis Hamilton ka thyer rekordin e gjermanit për pole position në karrierë, 83 me 68.

Megjithatë, ish-piloti i Benetton, Ferrari dhe Mercedes mbetet në avantazh për sa i përket garave të fituara (91 me 73) dhe titujve kampion (7 me 5).

Tifozi i tij i zellshëm, Sebastian Vettel, ka ndjekur gjurmët e tij te Ferrari por nuk ka mundur të përsëri suksesin e tij.

Madje edhe djali i tij Mick, i cili ishte vetëm 14 vjeç kur babai u aksidentua, tashmë është kampion i Formula 3 dhe premton të ndjekë gjurmët e Shumacher në Formula 1.

Por edhe pse deri tani pak është folur për rikuperimin e gjermanit, “Daily Mail” raporton se Schumi ka bërë përmirësime në javët e fundit e madje është çuar në këmbë, nuk qëndron më i shtrirë në krevat dhe nuk mbijeton më vetëm falë pajisjeve.

Gjithsesi, trajtimi të cilit po i nënshtrohet kushton më shumë se 55 000 euro në javë dhe përkundër asaj që është raportuar muaj më parë, ai vazhdon të qëndrojë në shtëpinë e tij në Galand të Zvicrës dhe nuk është transferuar në Majorka.

Kryepeshkopi tregon gjendjen e Schumacher: Ai e ndjen se ka njerëzit e dashur afër

Periskopi.com Sporti

Michael Schumacher ‘ndjen se njerëzit që e duan i ka përreth’ pasi gjendet në koma pas aksidentit që e pësoi pesë vite më parë, ka zbuluar një kryepeshkop gjerman.

Kryepeshkopi Georg Gänswein ka folur për vizitën emocionale në shtëpinë e kampionit të shtatëfishtë të Formula 1 në verën e vitit 2016, përcjell Periskopi.

Sipas kryepeshkopit, fytyra e Schumacher ‘është bërë pak më e plotë’, por pamja e tij nuk ka ndryshuar.

Visits: Archbishop Georg Gänswein is seen with Pope Francis in 2016

”U ula përballë tij, e kapa me dy duar dhe e shikoja”, tha udhëheqësi 62 vjeçar i katolikëve.

”Ai e kupton se njerëzit e dashur janë rreth tij, duke u kujdesur për të dhe, falënderoi Perëndinë, duke e mbajtur publikun në enigmë”, ka treguar Georg për Bild.

Shtatëherë kampioni i Formula 1 ishte duke skiuar me djalin tij Mick në Meribel në Alpet franceze më 29 dhjetor 2013, ku edhe u aksidentua, duke vazhduar gati tash e pesë vite të qëndroj në komë. /Periskopi/

 

Nëna përqafon djalin pasi zgjohet nga koma

Periskopi.com Lajme

25 vjeçarja, Rachel Elliott, ka javë që kishte qenë e shtrirë në spitalin Beaumont në Dublin.

Fotograftë e publikuara tani, tregojnë se Rachel është mirë dhe ajo u zgjua nga koma duke e përqafuar djalin e saj të vogël Ronnie.

Elliot vuajti nga dëmtimi në tru, pasi ishte përplasur për muri në një dritë shtyllash rrugore një muaj më parë.

Rachel was in the coma for weeks after the August crash

The mother was involved in a horrific smash in a blue Peugeot

Zgjohet pas një viti në koma talenti i Ajaksit

Periskopi.com Sporti

Pak më shumë se një vit nga pragtragjedia në fushën e blertë, gjatë miqësores së 8 korrikut të 2017-s me Werder Bremen, Abdelhak “Appie” Nouri është rizgjuar nga gjendja e komës.

Për shkak të një aritmie, talenti i Ajaksit pësoi një kolaps kardiovaskular, i cili i shkaktoi një dëmtim të rëndë dhe të përhershëm cerebral, por këtë të martë ka mundur të komunikojë me familjarë të tij përmes mimikës.

Momenti i frikshem, kur Nouri u shemb ne fushe.

“Gjendja e tij neurologjike është më e mirë nga disa muaj më parë”, thotë i vëllai Abderrahim.

Përgjatë këtyre muajve, djaloshi i ri nuk është harruar as në Itali. Ish-shokët e tij të skuadrës, Justin Kluivert (sot te Roma) dhe Younes (te Napoli) kanë vendosur të mbajnë veshur fanellën me të njëjtin numër që kishte Nouri tek Ajaksi, 34-n.

Shqiptari çohet nga koma në momentin që familja futet në dhomën e tij

Periskopi.com Lajme

Muharrem Vuçitërna, i njohur nga shoqëria e tij si Muki, ditë më parë ka rënë viktimë e një aksidenti të rëndë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shqiptari nga Kosova ka qëndruar shtatë ditë në koma, dhe është çuar në momentin që familja e tij është futur në dhomën e tij, në spital.

Muki pësoi dy ditë para ditëlindjes së tij të 27-të një aksident tejet fatkeq, ku teksa po merrte gjësende nga bagazhi i tij, nga prapa në një rrugë njëkahore u godit prej një veture që po drejtohej prej një femre ende të panjohur, duke e shtypur Muharremin në mënyrë tronditëse dhe duke ia rrezikuar jetën.

Mjekët në SHBA bënë çmos ta shpëtojnë Mukin, dhe ia dolën – pas shtatë ditëve në koma dhe disa operacioneve të mundimshme, ata arritën që t’ia kthejnë vetëdijen.

Kjo ka ndodhur pikërisht në vizitën e familjarëve të tij të ngushtë, të cilët me shumë vështirësi arritën që të udhëtojnë drejt SHBA-së që të vizitojnë djalin e tyre, raporton Rahoveci24.

Lumturia shihet në fytyrat e të gjithëve pas rastit tragjik që ndodhi, epilogu i të cilit ka mundur të jetë edhe më i tronditës.

Muki vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, pasi që këmba e tij e cila u shtyp në përplasjen mes dy veturave rrezikon të infektohet dhe ai pritet që t’u nënshtrohet së paku edhe 7 operacioneve, të cilët janë secili më i kushtueshëm se tjetri.

Muki do ta ketë një rikuperim të vështirë, të mundimshëm dhe shumë të gjatë, i cili vetëm sa ka filluar, dhe ai vështirë se do të mund të punojë një kohë të gjatë.

Shoqëria e komuniteti shqiptar në SHBA, por edhe njerëz vullnetmirë në Kosovë, kanë kontribuar ditëve të fundit në një fushatë të nisur për t’i ndihmuar atij në GoFundMe, ku janë mbledhur mbi 60 mijë dollarë.