Olayinka: Ende shpresoj t’i mbrojë ngjyrat e kombëtares shqiptare

Periskopi.com Sporti

Goli i shënuar ndaj Interit në Ligën e Kampionëve e ka kthyer përsëri në vëmendjen e opinionit sportiv emrin e Peter Olayinka dhe ka rihapur diskutimin – shkruan Periskopi.

Ish-sulmuesi Bylysit dhe Skenderbeut, në vitet kur ishte pjesë e ujqërve, u përfol vazhdimisht se do bëhej pjesë e kuqezinjve, por kjo nuk u bë asnjëherë realitet.

Me sa duket, sulmuesi i Slavia Prague shpreson ende që mund të bëhet pjesë e kombëtares kuq e zi.

“Kishte shumë diskutime rreth kësaj mundësie dhe nuk kam qenë kundër. Në një moment isha shumë afër. Unë mësova pak gjuhën dhe më tërhiqte ideja. Nuk është bërë ende realitet, por nëse çdo gjë shkon në rregull, do të dëshiroja të luaja për ata”, janë fjalët e Olayinkas.

Olayinka shënoi në minutën 63’, gol ky që e kaloi Slavian në epërsi kundër Interit. Në fund ndeshja mbaroi me rezultat baras 1-1. /Periskopi/