Trajneri grek i Kosovës: Këtu mendojnë se grekët janë më të afërt me serbët

Periskopi.com Sporti

Shkurtin që lamë pas, para se të ndërpreheshin aktivitetet e basketbollit për shkak të pandemisë, Christos Marmarinos bëri debutimin e tij si trajner i Kombëtares së Kosovës me dy fitore ndaj Islandës (në Prishtinë) dhe ndaj Luksemburgut (fitorja e parë jashtë fushe në historinë e basketbollit në vend), në kuadër të para-kualifikimeve të Kupës së Botës të 2023.

Trajneri 43-vjeçar iu shtua listës së gjatë të trajnerëve grek që punojnë jashtë vendit të tyre dhe për intervistë që dha për AllStar Basket bisedojmë për “faqen” e re në karrierën e tij, në Kosovë, e cila u bë anëtare e FIBA në vitin 2015, matematikën dhe basketbollin, të cilat janë aktivitetet e tij të preferuara, ndërkohë që…hapi zemrën për Olimpiakosin, në të cilën qëndroi 14 vjet si ndihmës trajner i 8 trajnërëve të ndryshëm të parë.

Christos Marmarinosin e takuam tek “Eurohoops Dome” me seli “Eurohoops Academy” të Theodori Papalouka, Dimitri Diamanti dhe pyetja e parë që i bëmë ishte sesi ndodhi hapi i ri në karrierën e tij, që është shumë i guximshëm. “Gjithçka nisi prej nxitjes së ish lojtarit të Olimpiakosit dhe agjentit aktual, Boris Gorens, i cili është mik me Presidentin e Federatës së Kosovës” përgjigjet trajneri 43-vjeçar.

“Më pyeti nëse jam i interesuar të kaloj nëpërmjet një procedure intervistimesh për vendin e trajnerit të Kombëtares së Kosovës. Nga Federata më shpjeguan se kanë një vizion afat-gjatë dhe se nuk duan një trajner vetëm për një-dy vjet. E mora përsipër këtë rol për të “ndërtuar” një program për shumë vite të ardhshme, duke u bazuar në doktrinën e Federatës, siç e karakterizojnë ata. Të gjitha klubet duan të ndjekin një mënyrë të caktuar të luajturi. Një mënyrë të luajturi me të cilën do merremi dhe do e formësojmë duke u bazuar në karakteristikat e lojtarëve që tashmë kanë”.

A ekziston një mani për bashketbollin në Kosovë, siç thonë të gjithë ata që kanë udhëtuar atje?

“Po, është e vërtetë që ka një mani për basketbollin në vend. Për shumë vite, në Kosovë jetonin nën presion. Popullit nuk i lejohej të merrte pjesë në ngjarje sportive, të kishte bileta në grupe. E kam fjalën për vitet e fundit të presidencës së Millosheviçit në Serbi. Vitet e mëparshme, gjatë regjimit Jugosllav, Kosova ka pasur prezencë aktive sportive. I gjithë ai presion që kanë kaluar, u është kthyer tashmë në energji dhe dispozicion. Të gjithë përpiqem sa munden që të krijojnë diçka të mirë për vendin.”

A ekziston një mani për bashketbollin në Kosovë, siç thonë të gjithë ata që kanë udhëtuar atje?

“Po, është e vërtetë që ka një mani për basketbollin në vend. Për shumë vite, në Kosovë jetonin nën presion. Popullit nuk i lejohej të merrte pjesë në ngjarje sportive, të kishte bileta në grupe. E kam fjalën për vitet e fundit të presidencës së Millosheviçit në Serbi. Vitet e mëparshme, gjatë regjimit Jugosllav, Kosova ka pasur prezencë aktive sportive. I gjithë ai presion që kanë kaluar, u është kthyer tashmë në energji dhe dispozicion. Të gjithë përpiqem sa munden që të krijojnë diçka të mirë për vendin.

Kanë dhe traditë basketbolliste, a nuk është kështu?

Disa prej klubeve të kampionatit në Kosovë kanë buxhet mjaft të lart, siç më ka treguar Toni Konstantinidis, kur ishte trajner në Rethimno.

“Konstantinidis ishte në Prishtinë dhe pak para lockdown u rikthye në kryeqytetin e Kosovës. Dy skuadra kanë vërtet buxhet shumë të mirë, është diçka e vërtetë. Ka njerëz të cilat janë të interesuar realisht për bashketbollin. Isha prezent në Final 8 të Kupës së Kosovës dhe mbeta shumë i impresionuar. Palestra e basketbollit në qytetin e Rahovecit ishte e re dhe e bukur, plot me tifozë të gjitha klubeve. Për fat të keq nuk zhvillojmë Final 8 në Greqi”.

Prej lojtarëve është ndonjë i njohur?

“Lojtari më i njohur i tyre është Dardan Berisha, i cili ka luajtur në të kaluarën në Itali, Poloni, ka bërë një karrierë mjaft të mirë nëpër palestrat evropiane. Është kthyer në Kosovë, pas shumë viteve jashtë vendit dhe dëshiron të qëndrojë me familjen e tij. E shikon më shtruar basketbollin tashmë, pasi është i madh në moshë. Ka dhe lojtarë të tjerë të cilët kanë luajtur për Kombëtare të vogla të vendeve të tjera, si, të Sllovenisë apo Turqisë. Për shembull, kosovar është Sipahi që luan me vite për Kombëtaren e Turqisë. Kosovar ishin dhe familja Beçiroviq. Kush në të kaluarën ishin të mirë, largoheshin nga Kosova dhe merrnin nënshtetësi tjetër në vendet e tjera fqinje. Ky është një problem dhe dëshirojmë që të riatdhesojmë ata të cilët kanë ndryshuar nënshtetësinë.”

Sa është popullsia e Kosovës?

“Është diku tek dy milion. Por, kanë shumë diasporë të madhe, shumë emigrantë jashtë vendit. Në Amerikë, në kolegje, luajnë 5, 6 lojtarë. Ka gjithashtu, diasporë të madhe edhe në Evropë. Kosovarë ka shumë në Zvicër, Gjermani, kur luajtëm në Luksemburg, palestra ishte e stërmbushur 80% nga emigrant kosovarë.”

Është një risk, gjithsesi, ta marrësh përsipër në punën tënde të parë si trajner në Ekipin Kombëtar, se nuk ke të njëjtin kontroll me një klub.

“Kur mu afrua kryetari i Federatës së Kosovës, më tha se mund të mos kemi instalimet dhe infrastrukturat siç i kanë kombëtaret e vendeve të tjera, por kemi durimin që ato nuk e kanë. Ky ishte një faktor kryesor që unë të pranoj propozimin. Nga këtej e tutje, besoj se gjithçka është roli. Në basketboll nuk besoj se vetëm një i vetëm mund të drejtoj, janë të nevojshme grupet. Në Federatë, ekziston një grup trajnerësh të cilët punojnë dhe besoj se grupi i trajnerëve e shtyn një skuadër të shkojë përpara dhe jo një i vetëm. Nuk jetojmë më në vitet 80-ta ku ekzistonte një diktator-trajner dhe gjithë të tjerët ishin të disiplinuar ndaj tij.

Tashmë, të gjithë trajnerët kanë grupin e tyre dhe kjo është ajo çka po përpiqem të bëj në Kosovë. Është një detyrim i imi të ndihmoj në trajnimin e trajnerëve kosovarë. Në thelb, të formoj një grup dhe me 4-5 vetë të tjerë të mund të bëjmë diçka të gjithë së bashku. Kështu ndahen përgjegjësitë dhe detyrimet dhe ajo që në fakt duhet të bësh është të menaxhosh. Është një rol krejt i ndryshëm me atë çka kisha më parë, por sërish unë nuk kam dëshirë të dukem si udhëheqës dhe gjithë të tjerët të më ndjekin mua. Jo, jemi një ekip, që sigurisht do jem ai që do i akordoj, por jo ti imponoj. Për ditët e sotme, ky është model i vjetër.”

Të gjithë bashkëpunëtorët e tu janë kosovarë?

“Po, të gjithë bashkpunëtorët e mi janë kosovarë. Kam një bashkpunëtor me eksperiencë i cili është pjesë e Federatës prej vitesh dhe tre trajner të rinj dhe shpresdhënës të cilët trajnojnë ekipe në A1 dhe në A2 dhe janë ata të cilët veçoi Federata, që i kanë dhënë provat për tu përmirësuar me praninë time. Dinë të komunikojnë në gjuhën angleze, kanë nivel përvojë, etj.”

Çfarë do që të “ndërtosh” në Kosovë? Cili është vizioni yt?

“Duam të “ndërtojmë” një mentalitet për të gjithë basketbollin në vend. Një gjë e tillë kërkon shumë punë, shumë promovim i punës, kontaktimet nëpërmjet gazetarëve, që të ketë mbështetje nga komuniteti. Duam të “ndërtojmë” një mënyrë të luajturi dhe trajnimi, i cili të jetë i njejtë për të gjithë dhe ngaqë Federata ka kontroll të madh ndaj shoqatave, të përhapet edhe në sindikata. Të kemi një model, ku të kemi mbrojtje të fortë, do befasojmë dhe do shënojmë me tre pikësha. Modeli i cili do zgjedhim, do përhapet në të gjithë basketbollin kosovar. Të bëjmë një trajnim të trajnerëve, të bëjmë një trajnim të gjyqtaëve- është një punë e madhe e cila do bëhet në të gjitha drejtimet.”

Je përgjegjës edhe për Kombëtaret e tjera?

“Jam përgjegjës edhe për ekipet e tjera të Kombëtares së Kosovës, sepse bashkëpunëtorët e mi janë dhe trajnerë të parë në moshat e vogla. Basketbolli që duam të luajmë, do përcillet nga bashkpunëtorët e mi edhe në moshat e tjera. Një nga arsyet për të cilat do shkoj në Kosovë në gusht, është që të shoh dhe talentet e moshave më të vogla”.

Ëndrra është që Kosova të marrë pjesë në evente të mëdha si psh. Eurobasket?

“Po, të marrim pjesë në Eurobasket. Ëndrra e njerëzve që merren me bashketbollin në Kosovë është që të arrijmë të ndërtojmë një sistem akademik, për ta lidhur atë me sportet shkollore, në mënyrë që çdo vit të mund të formohet një numër i mjaftueshëm lojtarësh për grupet A1 dhe për “trupin” e kombëtares për 10 sezonet e ardhshme. Plani që kanë është shumë afatgjatë. Më shumë u intereson të arrijnë të prodhojnë lojtarë, dhe ti përgatisin ata që të luajnë në nivelin e Basketball Champions League, Eurocup, Euroliga. Në këtë mënyrë besojnë së do rritet dhe Kombëtarja. Më tepër rëndësi  i japin zhvillimit të lojtarëve në lidhje me zhvillimin e një ekipi.”

Të kujton Greqinë e viteve 80.

“Pikërisht, kjo është ajo çfarë doja të thoja. E gjithë struktura të kujton Greqinë e viteve 80 kur sapo kishte filluar të zbatohej Programi i Zhvillimit të EOK, ‘lufta’ të cilën jepte atëherë Giorgos Vasilokopoulos në mënyrë që basketbolli të transmetohej çdo të shtunë në televizion etj. Si Greqia e viteve 80. Ngjasojnë shumë dhe mekanizmat dhe veprimtaritë e Federatës së Kosovës me ato të atyre që drejtonin basketbollin në Greqi gjatë viteve 80.”

Si u mirprite në Kosovë?

“Pritja në fillim ishte pak e vakët pasi kishte një paragjykim në lidhje me prejardhjen greke. Në Kosovë mendojnë së ne jemi më të afërt me serbët dhe se nuk i mbështesim në luftën e tyre të pavarësisë. Personalisht, u fokusova më shumë tëk të përbashkëtat që kemi si popuj ballkanik sesa tek ato gjëra që na ndajnë. Më pas e përqafoi ekipi dhe u mbush plot palestra në ndeshjen që u zhvillua me Islandën. Ekziston akoma një grup njërëzish në Kosovë të cilët akoma mendojnë në bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, dhe nuk e mbështesnin aq shumë diçka kombëtare të Kosovës, por gjithsesi palestra u mbush plot me njerëz dhe e mbështetën ekipin. Ishte një bast i cili duhej fituar. Bëmë një përpjekje shumë të madhe komunikative në mënyrë që njerëzit të kuptojnë çfarë duam dhe të mbështeste ekipin. Për fat të mirë, një gjë e tillë ndodhi dhe Kombëtarja u mbështet shumë. Për nga popullariteti po i afrohet Kombëtarës së Futbollit, e cila vërtet është krenaria e Kosovës.”

Fakti që je trajner grek, të ndihmoi në Kosovë të merrje punën? Shumë trajnerë grek punojnë jashtë vendit dhe shumica në nivele të larta.

“Jo, nuk ndihmoi. Ishin shumë ata të cilët nuk më shihnin me sy të mirë, jo për arsye të basketbollit. Kur u përqëndrua puna tek basketbolli, njerëzit e ‘përqafuan’ 100% projektin si brenda Federatës, ashtu edhe jashtë saj. Ajo që ndihmoi të merrja punën ishte eksperienca zhvilluese që kisha tek Olimpiakosi. Kur isha tek Olimpiakosi, u shfaqën lojtarë të rinj prej programit të ekipit. Kjo mendoj se ishte arsyeja që unë e mora punën. Metodologjinë dhe eksperiencën që kisha tek Olimpiakos, duan që ta përcjell edhe në Kosovë.”./Periskopi.com/

Kosova e jashtëzakonshme kundër Islandës: Triumfon në kualifikuesen për Kampionat Botëror

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka mposhtur Islandën në ndeshjen e vlefshme për parakualifikimet për Kampionatin Botror, me rezultat të ngushtë 80-78, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

“Dardanët” e mbyllën pjesën e parë me epërsi minimale 35-34, derisa në vazhdim poashtu rezultati ishte i ngushtë deri në fund.

Basketbollisti më i dalluar te Kosova ishte Dardan Berisha me 18 pikë, ndërsa Kari Jonsson spikati te mysafirët me 21 pikë.

Kosova tregon fuqinë kundër Islandës: Mbyllet pjesa e parë, ky është rezultati

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës në basketboll e ka mbyllur me epërsi pjesën e parë, 35-34, të ndeshjes parakualifikuese për Kampionat Botëror, kundër Islandës.

Ishte një paraqitje dominuese nga “Dardanët” në Prishtinë, derisa u treguan superiorë në të gjitha repartet, shkruan Periskopi.

Te Kosova, koshashënuesi më i mirë ishte Shawn Jones me tetë pikë, ndërsa Sigtryggur Arnar Björnsson ishte më i dalluari te Islanda me nëntë.

Sa i përket kërcimeve, Drilon Hajrizi spikati te nikoqirët me nëntë.

Në emër të bamirësisë për viktimat e tërmetit organizohet ndeshje jo shumë e zakontë në basketboll

Periskopi.com Sporti

Klubi i basketbollit Ylli dhe Federata e Basketbollit e Kosovës të hënën me dy dhjetor do të organizojnë një ndeshje miqësore bamirëse, njofton FBK.

Takimi do të zhvillohet në palestrën “13 qershori” në Therandë dhe fillon nga ora 19:00.

Ylli do të ketë rival Kombëtaren e Kosovës e cila do të përbëhet me lojtarë të Superligës së Kosovës.

Adhuruesit e basketbollit do të kenë mundësi të shohin një ndeshje atraktive por edhe të kontribuojnë për familjarët e të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.

Këtë ndeshje të Kosovës do ta drejton trajneri aktual i Prishtinës, Bujar Loci.

Në dhjetor zyrtarizohet trajneri i ri i Kosovës

Periskopi.com Sporti

Basketbolli i Kosovës çdo ditë e më shumë është duke shënuar ngritje, si nga cilësia, ashtu edhe nga paraqitja e ekipeve kombëtare në arenën evropiane dhe botërore.

Elvira Dushku, sekretare e përgjithshme në Federatën e Basketbollit të Kosovës, në një intervistë për KosovaPress, ka folur për takimet e mbajtura nga kjo federatë me grupet e interesit duke u shprehur se kanë dashur t’i njoftojnë rreth formimit të iniciativës së FBK-së për formimin e qendrës nacionale të basketbollit, sepse këta të gjithë janë njerëz të basketbollit.

“Bordi i FBK-së, pra me iniciativën e kryetarit të FBK-së, ka vendosur që të mbaj takime me grupe të interesit në shërbim të mbledhjes së informatave të ndryshme nga këta persona që i kanë përbërë grupet e interesit në lidhjen me formimin e qendrës nacionale të basketbollit të Kosovës. Takimi i parë ka qenë me mediat, pastaj takimi i dytë ka qenë me veteranët, më pas ka qenë me trajnerët dhe po ashtu me klube, si dhe me shoqatën e trajnerëve të basketbollit të Kosovës. Të gjitha këto takime kanë qenë shumë të mirëseardhura por në të njëjtën kohë i kemi marrë edhe opinionet e tyre dhe secili prej tyre është treguar i gatshëm që të kontribuojë në mënyrë të ndryshme”, tha Dushku.

Dushku shtoi se bordi i kësaj federatë do të vazhdojë të punojë edhe më shumë për të mirën e këtij sporti. Ajo pohoi se në shtator do të fillojë qendra nacionale në konkurrencën e meshkujve, ndërsa në nëntor ajo e femrave.“Ne do të vazhdojmë të punojmë se kjo është në të mirë të basketbollit, atëherë në muajin nëntor, dhjetor gjithçka do të konkretizohet dhe në fillim të janarit do të fillohet me fillimin e implementimit të qendrës së basketbollit, pra projektit, duke filluar me basketbollistët në këtë rast në konkurrencën e meshkujve, ndërsa në shtator do të fillojmë edhe me konkurrencën e femrave”, tha ajo.

Sa i përket grupit të para kualifikimeve ku gjendet edhe Kosova, Dushku tha se ka shpresa që djelmoshat tanë të arrijnë rezultate të mira, dhe të kualifikohen tutje. Ndërsa sa i përket çështjes së trajnerit, ajo pohoi se në muajin dhjetor FBK, do të dal me emrin e trajnerit që do ta drejtojë Kosovën në këto takime parakualifikuese.“Ne e dimë për Luksemburgun se me çfarë skuadre do të përballemi, në të njëjtën kohë e dimë edhe për Sllovakinë sepse gjatë kësaj vere kemi pasur dy ndeshje miqësore me këtë kombëtare. Islanda është një risi dhe Islanda është një skuadër shumë e fortë dhe është e papërshtatshme për kombëtaren e Kosovës por megjithatë ne kemi filluar vetëm e kemi pritur grupin dhe jemi duke e profilizuar trajnerin. Pra jemi në bisedime me disa trajnerë, për ta profilizuar atë dhe për ta sjellë për të punuar në Kosovë. Ndeshjen e parë e kemi si vendas më 20 shkurt, pra në Kosovë dhe më pas luajmë me Luksemburgun, pra nëse e kalojmë këtë pengesën e parë me Islandën, nëse arrijmë të fitojmë këtu me ndihmën e tifozëve tanë, atëherë po besoj që edhe me Luksemburgun”, tha ajo.

Kosova tashmë ka vendosur se ku do t’i luajë ndeshjet si vendas. Sipas Dushkut, ato mund të luhen në dy qytete, atë të Prishtinës dhe Rahovecit, mirëpo prioritet i FBK-së, është që ndeshjet të luhen në kryeqytetin e Kosovës.“Ne duhet të regjistrohemi për parakualifikime, pra është dashur të regjistrohemi dhe ne aty është dashur t’i paraqesim dy deri në tri palestra. Ne i kemi paraqitur këto dy palestra. Prishtina është prioritet dhe opsioni i dytë është në Rahovec. Drejtori i përfaqësuesve të Kosovës, Granit Rugova është duke bërë një punë shumë të mirë, duke kontaktuar me disa lojtarë që në të kaluarën kanë luajtur edhe me përfaqësueset tjera dhe po shpresojmë që do të arrijmë t’i sjellim një deri në dy emra për në muajin shkurt në mënyrë që ata me qenë lojtarë që në të ardhmen të afërt me bart barrën kryesore tek përfaqësuesja e Kosovës”, tha ajo.

Kosova ndeshjen e parë të këtyre para kualifikimeve do ta zhvillojë në shtëpi, ndaj Islandës në shtëpi më 20 shkurt 2020, derisa më 23 shkurt 2020 përballet me Luksemburgun në udhëtim, me dy fitore në këto dy ndeshjet e para Kosova do të rriste shumë gjasat për kualifikim në raundin tjetër.Tashmë dihet që bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës, ka emëruar trajnerët e përfaqësuesve të reja, ku përzgjedhës i Kosovës U20 në konkurrencën e meshkujve është emëruar Mark Rodiqi, derisa i Kosovës U18 te meshkujt do të jetë Bekim Maxhuni, kurse Dritëro Sefaja është emëruar përzgjedhës i Kosovës U16 te meshkujt.

Publikohet lista e Kosovës për ndeshjen kundër Luksemburgut dhe Britanisë së Madhe

Periskopi.com Sporti

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Damir Mulaomeroviq e ka publikuar listën me 12 basketbollistët e ftuar për ndeshjet ndaj Luksemburgut dhe Britanisë së Madhe në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2021.

Kosova më 3 gusht ballafaqohet me Luksemburgun në udhëtim, derisa më 7 gusht në palestrën “Minatori” në Mitrovicë do të përballet me Britaninë e Madhe, transmeton Periskopi.

Më 14 gusht e pret Luksemburgun në Mitrovicë, kurse ndeshja e fundit është kundër Britanisë së Madhe më 17 gusht.

Fituesi i grupit kualifikohet në rrethin e ardhshëm.

Lista:

Divine Myles
Valon Bunjaku
Dardan Berisha
Mikaile Tmusic
Edmond Azemi
Drilon Hajrizi
Erjon Kastrati
Gëzim Morina
Fisnik Rugova
Meriton Ismaili
Dardan Kapiti
Samir Zekiqi
Damir Mulaomeroviq – trajner
Bujar Loci – ndihmëstrajner
Ilir Selmani  – ndihmëstrajner
Andin Rashica –  ndihmëstrajner