15 gola të pësuar në tri ndeshje, asnjë të shënuar: Ky është fundi i Afërdita Fazlijajt te Kosova

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e grave e ka mbyllur ciklin kualifikues në Kampionatin Evropian Euro 2021.

Vashat ‘Dardane’ u mposhtën mbrëmë me rezultat të thellë, 6-0 nga Holanda, duke e mbyllur grupin në vendin e katërt me 10 pikë, pa gjasa për kualifikim, shkruan Periskopi.

Do të faleshit nëse do ta kishit të vështirë ta kujtonit herën e fundit kur Kombëtarja e grave të Kosovës kishte shënuar fitore.

Në fakt, triumfi i fundit daton në gusht të vitit 2019 – fitore 2-0 kundër Estonisë në ‘Fadil Vokrri’.

Që nga ajo fitore, ‘Dardanet’ i kanë të gjitha humbje (8), veç një barazimi pa gola me Turqinë në gusht të vitit të kaluar.

Vetëm në tri ndeshjet e fundit, kosovaret kanë pësuar 15 gola duke mos realizuar asnjë.

Sigurisht, në këto rrethana, është e natyrshme të diskutohet për të ardhmen e selektores, Afërdita Fazlija, e cila kishte drejtuar Kombëtaren kaltër e verdh edhe në kualifikueset e Kupës së Botës më 2017/18.

Redaksia e Periskopit ka kontaktuar me presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, për ta pyetur nëse do të ketë ndryshime në shtabin teknik të Kombëtares së grave.

”Kemi thënë se [ndryshime do të ketë] gjithëku ku ka nevojë. Kosovës i duhen rezultatet dhe me nxjerrë më të mirën, i duam rezultatet dhe do të punojmë që t’i kemi ato.”

Pra, me fjalë të tjera, vështirë se Fazlija do të vazhdojë të jetë trajnere e Kosovës edhe pas ndryshime që do të vijnë së shpejti në FFK. /Periskopi.com/

Kosova brilante në mbrojtje: Barazon me Turqinë, pavarësisht se luajti me një lojtare më pak nga minuta e 35-të

Periskopi.com Sporti

Kosova nxjerr barazim me shumë mund kundër Turqisë – luajti me një lojtare më pak nga minuta e 35-të

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e grave në futboll, ka arritur të nxjerrë një barazim me shumë mund kundër Turqisë.

”Dardanet” ishin thjesht të jashtëzakonshme në mbrojtje, duke i përballuar për mrekulli sulmet e parreshtura të kundërshtareve, shkruan Periskopi.

Sulmet ishin intensive, sidomos nga minuta e 35-të, kur Liridona Syla u përjashtua me karton të kuq.

Një prej shkatareve kryesore pse Turqia nuk shënoi ishte Florentina Kolgeci, e cila bëri pritje brilante të njëpasnjëshme për t’u mohuar gol të sigurtë nikoqireve.

Pas këtij barazimi, Kosova grumbullon 10 pikë në Grupin A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, ‘Euro2021’.

Ndeshjen e ardhshme, kosovaret e luajnë kundër finalistes së Kampionatit Botëror, Holandës, të martën. /Periskopi.com/

Turqia-Kosova: Pjesa e parë përfundon pa gola, karton i kuq te ‘Dardanet’

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës në futboll e ka mbyllur pa gola pjesën e parë, në ndeshjen e vlefshme për Grupin A të eleminatoreve për Kampionatin Evropian, kundër Turqisë.

‘Dardanet’, të cilat po luajnë si mysafire, luajtën mjaft mirë taktikisht në pjesën e parë por jo cdo gjë shkoi sipas planit, shkruan Periskopi.

Kjo pasi, Liridona Syla u përjashtua me të kuq në minutën e 35-të, pas një ndërhyrjeje të ashpër nga prapa në njërën prej kundërshtareve.

Sidoqoftë, në pjesën e mbetur të pjesës së parë, vashat e Afërdita Fazlijajt u mbajtën disi, por mund të kenë probleme në pjesën e dytë. /Periskopi.com/

Kombëtarja e Kosovës (gratë) po përgatiten për ndeshjet me Turqinë dhe Holandën

Periskopi.com Sporti

Përfaqësuesja e Kosovën në futboll në konkurrencën e femrave i ka filluar përgatitjet për dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Evropianin 2021, kundër Turqisë dhe Holandës.

Dje vashat dardane nën përkujdesjen e përzgjedhëses, Afërdita Fazlija dhe stafit teknik kanë zhvilluar dy stërvitje në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, në orët e paradites dhe të pasdites, derisa sot do të mbajnë stërvitjen e fundit para udhëtimit në Turqi.

Pas fitores kundër Estonisë në muajin e kaluar, atmosfera në ekip është mjaft e mirë, derisa optimizmi për të nxjerrë rezultat pozitiv edhe në duelin me kombëtaren turke është i madh. Stërvitjen e Kombëtares së femrave nga afër e ndoqi edhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.

Dardanet do të udhëtojnë të enjten në Antalia, ku të premten do të ballafaqohen me Turqinë në Manavgat, , derisa më pas më 27 tetor do të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Kombëtares së Holandës, e cila është njëra prej ekipeve më cilësore në futbollin e femrave.

Deklaruan:

Edona Kryeziu: Edhe ndeshja e parë kundër Turqisë nuk ka qenë e lehtë, por gjithmonë duke pasur besim në grupin e lojtareve dhe duke pasur parasysh se kemi edhe dy stërvitje tjera para ndeshjes shpresoj se do të përgatitemi mirë dhe do të kemi një paraqitje të mirë. Para vetes i kemi dy ndeshje të vështira, por fillimisht do të përqendrohemi te dueli me Turqinë, ku shpresojmë për rezultat pozitiv, derisa më pas do të mendojmë për sfidën e vështirë me holandezet. E dimë nivelin e tyre, por nuk do ta nënvlerësojmë veten as para tyre dhe do të mundohemi t’u rezistojmë sa më shumë që të jetë e mundur. Por, fillimisht duhet të japim më të mirën tonë në Turqi, ngase fitorja atje do të na jepte motiv shtesë për duelin me holandezet.

Erëleta Memeti: Stërvitjen po shkojnë mirë, atmosfera në ekip është shumë e mirë. Besoj që do të përgatitemi sa më mirë për ta përballuar me sukses duelin me Turqinë. Ndeshjen e parë ndaj tyre e kemi fituar me rezultat 2:0, por edhe pse kemi fituar kemi hasur në një kundërshtar shumë të fortë. Turqia ka ekip mjaft cilësor, por besoj se ne do të jemi në formë të mirë dhe në fund do të arrijmë një tjetër fitore.

Lista e futbollisteve

Florentina Kolgeci

Aleyna Agalar

Erda Podvorica

Viola Avduli

Liridona Syla

Edona Kryeziu

Donjeta Halilaj

Marigona Tahiri

Loreta Lulaj

Agnesa Gashi

Blerta Shala

Verona Berisha

Erjona Emerllahu

Fatlinda Ramaj

Donika Grajqevci

Laureta Temaj

Blerta Smaili

Edona Kastrati

Erëleta Memeti

Fleta Musaj

Anjeza Rexhepi

Kaltrina Rexhepi

Besijana Reçica

Lumbardha Misini.

Paraqitje zhgënjyese nga Kosova në pjesën e parë: Sllovenia dominuese në ‘Fadil Vokrri’, në epërsi 2-0

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës në futboll e ka mbyllur pjesën e parë me disavantazh 2-0, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për “Euro 2021”, në konkurrencën e femrave.

Mysafiret ishin dukshëm më dominuese në intervalin e parë, derisa kaluan në epërsi qysh në minutën e 14-të.

Pamela Begic realizoi për 1-0, pas një reagimi të dobët në mbrojtjen kosovare.

Golin e dytë e realizoi Nina Predanic në minutën e 37-të, duke qëlluar në portën e zbrazët pas një asistimi të mirë nga krahu i majtë. /Periskopi.com/

Gjithçka gati për superpërballjen Kosovë-Rusi që zhvillohet sot: Ky kanal televiziv e transmeton

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës në futboll konkurrenca e femrave, luan sonte ndeshjen me Rusinë, në kuadër të kualifikimeve për evropianin.

Me vendim të UEFA-s, takimi zhvillohet në Wiesbaden të Gjermanisë, me fillim prej orës 18:00.

Vashat tona ditë më parë fituan çmimin e “Kombëtares (femrat) së Vitit 2019″ nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Të rikujtojmë se ndeshja Kosovë – Rusi do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

 

Flet trajnerja e Kosovës para përballjes me Rusinë: Në Gjermani do të kemi përkrahje të madhe

Periskopi.com Sporti

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave, sonte, e ka zhvilluar stërvitjen e fundit në stadiumin “Brita Arena” në Wiesbaden, aty ku nesër në orën 18:00 do të ballafaqohet me Rusinë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021.

Dardanet stërvitjen e fundit e kanë kryer nëpër një rrebesh shiu, por që përkushtimi i tyre ka qenë maksimal. Si zakonisht stërvitja e fundit ka kaluar pa ndonjë ngarkesë të madhe, teksa përzgjedhësja Afërdita Fazlija i ka dhënë këshillat e fundit për lojtaret në fushën e gjelbër sa i përket anës taktike për ndeshjen e nesërme.

Ndonëse përballë do të kemi një kombëtare me përvojë dhe shumë të fortë, Dardanet i hyjnë kësaj ndeshje me optimizëm për një paraqitje tjetër dinjitoze.

Gëzon fakti se të gjitha futbollistet janë në gjendje të mirë dhe e presin të gatshme duelin e nesërm.

Pas stërvitjes së fundit përzgjedhësja Afërdita Fazlija është shprehur:

“Realisht ekipi është në përgjithësi i gatshëm. E kemi parasysh se e kemi përballë një kundërshtar të respektuar dhe të renditur lartë sa i përket pjesëmarrjeve në kualifikimet për Kampionatin Evropian. Por, ne edhe pse jemi një prej ekipeve më të reja në këto kualifikime nuk do të jemi indiferent. Kosova do të bëjë nesër më të mirën dhe shpresojmë që të kemi një rezultat pozitiv. E mira do të ishte të luajmë në Prishtinë, por duke pasur parasysh se edhe në Gjermani janë lajmëruar se do të kemi përkrahje të madhe do të mundohemi që këtë stadium ta shndërrojmë në ‘Fadil Vokrri’ dhe të japim më të mirën”.

UEFA merr vendimin: Kosova nuk do të ndeshet me këto tri shtete gjatë kualifikimeve për shkak të tensioneve politike

Periskopi.com Sporti

Federata e Futbollit e Kosovës sqaron opinionin se ndeshja kualifikuese për Euro 2021 në konkurrencën e femrave, Kosovë – Rusi, zhvillohet në Gjermani me vendim të UEFA-s.

Kjo e fundit për shkaqe të njohura politike ka vendosur që të dyja ndeshjet Kosovë-Rusi të zhvillohen në terren neutral, derisa ka udhëzuar administratën e vet që në çdo short të ardhshëm të garave që i organizon ajo të evitohen përballjet e Kosovës me tri shtete: Serbinë, Bosnje e Hercegovinën dhe Rusinë, deri në një vendim tjetër, transmeton Periskopi.

Ndërkohë, të gjitha shtetet e tjera anëtare të UEFA-s janë të obliguara që t’i zhvillojnë ndeshjet me Kosovën dhe t’ia mundësojnë asaj hyrjen në vendin e tyre pa marrë parasysh nëse e kanë njohur apo jo pavarësinë e saj.

Së këndejmi, FFK i vlerëson tendencioze dhe qëllimkëqija publikimet e vazhdueshme të disa portaleve, të cilat janë të ndikuara nga persona që synojnë destabilizimin e FFK-së.

FFK ka qenë këmbëngulëse që ndeshja të zhvillohej në Kosovë, por autoritetet e UEFA-s kanë vendosur ndryshe. FFK ka propozuar si alternativë stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, por as kjo kërkesë nuk është marrë parasysh nga UEFA dhe përfundimisht është vendosur që ndeshja të zhvillohet në ëiesbaden.

Pra, jo për t’ia plotësuar qejfet Rusisë, siç ka raportuar një portal dashakeqës i futbollit të Kosovës, por thjesht ashtu siç ka vendosur institucioni më i lartë i futbollit evropian.

Andaj edhe njëherë ftojmë opinionin që të mos bie pre e lajmeve të rrejshme dhe tendencioze të disa portaleve, të cilave po iu pengojnë rezultatet e arritura, puna e drejtë dhe e suksesshme e drejtuesve të FFK-së.

Pak ditë na ndajnë nga ndeshja Kosovë-Rusi: ‘Dardanet’ optimiste para përballjes domethënëse

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave i ka nisur përgatitjet për ndeshjen kundër Rusisë, që zhvillohet të premten në orën 18:00 në ëiesbaden të Gjemanisë.

Dardanet nën drejtimin e përzgjedhëses Afërdita Fazlija dhe asistentëve të saj Veton Çitaku, Sanije Krasniqi e Besart Ismajli kanë kryer sot paradite stërvitjen e parë në ëiesbaden.

Intensiteti dhe ngarkesa e kësaj stërvitje ishte më e vogël, duke pasur parasysh se lojtaret vinin nga udhëtimi i një dite më parë.

Gjithsesi, forma e lojtareve duket e mirë dhe entuziazmi për të treguar më të mirën e tyre në këtë sfidë të vështirë është i madh.

Nga afër stërvitjen e ka ndjekur edhe anëtarja e KE të FFK-së, Vjollca Krasniqi.

Dardanet do të vazhdojnë me stërvitje edhe në mbrëmje, teksa nesër do të jetë stërvitja finale, ku përzgjedhësja Fazlija do të vendosë për 11-shen e lojtareve me formën më të mirë me të cilat do t’i vihet përballë ruseve.

Deklaruan pas stërvitjes:

Valentina Limani: Mendoj që do të jetë një lojë shumë e vështirë, ngase të dyja ekipet synojmë fitoren. Nuk e njohim shumë kundërshtarin, por në bazë të asaj çfarë kemi parë shihet që kanë cilësi. Sidoqoftë, vajzat tona janë të motivuara dhe kjo u vërejt edhe në stërvitjen e sotme ku atmosfera është shumë e mirë. Në dy stërvitjet e ardhshme do të punojmë për t’u koordinuar sa më mirë dhe sigurisht se të premten do të angazhohemi maksimalisht dhe do ta japim më të mirën tonë.

Edona Kryeziu: Stërvitja e parë ka kaluar shumë mirë. Atmosfera brenda grupit është si gjithmonë në nivelin e duhur dhe po punojmë me përkushtim maksimal. Ne i njohim cilësitë e kundërshtarit, por asnjëherë nuk do ta respektojmë më shumë sesa duhet. Jemi shumë të motivuara dhe do ta japim maksimumin që të marrim pikë nga ky takim. Pres që në këtë përballje të vështirë me ruset ta kemi edhe përkrahjen e tifozëve, ngase dihet se numri i bashkatdhetarëve tanë në Gjermani është i madh.

Përfundoi edhe stërvitja e fundit para ndeshjes së ‘Dradaneve’ kundër Estonisë nesër

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka zhvilluar sonte stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme kundër Estonisë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021.

Stërvitja u zhvillua në stadiumin “Tartu Tamme” ku edhe do të zhvillohet nesër ndeshja, duke filluar në orën 18:15.

Atmosfera në kampin e Dardaneve është shumë e mirë dhe të gjitha futbollistet janë të gatshme për lojë dhe e presin këtë duel me entuziazëm dhe dëshirë të madhe për të realizuar fitoren e dytë në këto kualifikime. /Periskopi.com/

I thotë ‘jo’ Gjermanisë dhe zgjedh Kosovën – i bashkohet kontigjentit të heronjëve ‘Dardanë’

Periskopi.com Sporti

Futbollistja 16 vjeçare, Donika Grajqevci me banim në Gjermani ka vendosur të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës.

Grajqevci tashmë është në fazën e marrjes së shtetësisë së Republikës së Kosovës.

Donika do t’i mbrojë ngjyrat e Kosovës qysh në shtator në ndeshjen e U 19 kundër Turqisë.Lajmin e ka konfirmuar edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj në faqen e tij zyrtare në facebook.

“16 vjeçarja Donika Grajqevci me shkollim dhe banim në Leipzig të Gjermanisë, ka vendosur të marrë shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe me këtë edhe të prezantojë Përfaqësuesen e Kosovës në futbollin e femrave për U 19. Talenti i Donikës dhe përkujdesja e prindërve të saj kanë qenë dhe janë faktori kryesor që Donika të përcaktohet për kombëtaren tonë.

“Edhe pse tash luan për Jena dhe ka pasur oferta nga Kombëtarja e Gjermanisë! Donika do t’i mbrojë ngjyrat e Kombëtares së Kosovës qysh në shtator në ndeshjen e U 19 kundër Turqisë! Sukses Donikës! Faleminderit prindërve të saj” ishte shkrimi i plotë i Ambasadës të Kosovës në Gjermani. /Periskopi.com/

Trajnerja e Kombëtares së Kosovës (femrat) u beson talenteve vendore: Fton 11 lojtare të ligës kosovare

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave do të zhvillojë ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2021” kundër Turqisë.

Trajnerja, Afërdita Fazlija ka ftuar 23 lojtare në përgatitje, prej të cilave 11 janë nga kampionati vendor, raporton Periskopi.

Në konferencën e sotme për shtyp, Fazlija e ka konfirmuar se 12 futbolliste vijnë nga shtete tjera evropiane si Gjermania, Zvicra dhe Austria.

Ndër të tjerash, ajo së bashku me kapitenen e Kombëtares, Valentina Limani, u shprehën optimiste se do të nxjerrin rezultat pozitiv nga përballja.

Kosova bën pjesë në Grupin A, së bashku me Holandën, Rusinë, Turqinë, Slloveninë dhe Estoninë dhe shpreson ta nisë mbarë këtë cikël kualifikimesh, i cili për herë të parë vjen me format të ndeshjeve vajtje-ardhje.

Ndërkohë që ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet të premten me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Periskopi.com/