Haradinaj nuk e kishte pritur padinë nga Rama: Di edhe gjëra tjera se si deshi ta ndajë Kosovën

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj sonte në ‘Çim Peka live’ ka folur për padinë për shpifje që shtroi  ndaj tij kryeministri shqiptar, Edi Rama, transmeton Periskopi.

Haradinaj thotë se nuk e kishte pritur.

‘’Padia ndaj meje ishte përtej parshikimeve të mia. Nuk  e kam lexu shkresën e tij, e di se cka  e ka shty. Cdo deklaratë që  e kam bërë, është e saktë dhe u qëndroj mbrapa. Ka edhe më shumë, por e kam kursy kombin. Di ende detaje rreth angazhimit të tij, ka thënë Haradinaj.

‘’Përvoja ime me Ramën ka qenë jo e mirë’’.

Kujtojmë që Rama e kishte paditur Haradinajn për shpifje, pasi ky i fundii e kishte akuzuar se bashkë me Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiq duan ta ndajnë Kosovën./PERISKOPI/

 

 

Veseli: Uroj që Kurban Bajrami ta gjejë kombin tonë më afër njëri-tjetrit

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli bashkë me gruan e tij me rastin e festës së Kurban Bajramit kanë vizituar Bashkësinë Islame. Nga këtu kryeparlamentari kërkoi që të largohen të gjitha dallimet dhe t’i ndihmojnë më shumë njëri-tjetrit.

Veseli në këtë ditë feste po ashtu kujtoi të rënët në luftë, teksa tha se gjithmonë do të përulet para veprës së tyre.

Me bashkëshorten time, me gjithë familjen time dhe më shumë me babin tim, të gjithë besimtarëve të fesë islame i uroj festën e Kurban Bajramit që t’i gjejë familjet e tyre më mirë dhe më të bashkuar. Që kombin tonë të gjejë më afër me njëri-tjetrin. Që t’i largojmë dallimet që i kemi dhe më shumti mendjen e keqe për njëri-tjetrin që të ndihmojmë njëri-tjetrin. Edhe këtë festë është edhe flijimi. Më së shumti t’i kujtojmë edhe ata që kanë qenë në gjendje me fliju në rini që ne sot me pas liri. Përulemi çdo herë para veprës së tyre, nuk kemi me harru kurrë. E dijim saktë se cila është rruga jonë që kemi me shku përpara”, tha ai.

Ai mes tjerash uroi që gjithë haxhilerët të kthehen me shëndet në Kosovë.

Veseli gjatë bisedës me zëvendëskryetarin e kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Reshat Mexhidi i premtoi në realizimin e disa projekteve që kanë të bëjnë me ndërtimin e xhamisë së madhe në Prishtinë dhe asaj në Urë të Ibrit në Mitrovicë.

Imami Gashi: Para se me qenë myslimanë, ne jemi shqiptarë

Periskopi.com Lajme

Imami dhe studiuesi i fesë islame, Drilon Gashi ka thënë se feja dhe kombi shkojnë paralel, e jo asnjëra para tjetrës – raporton Periskopi.

Në Rubikon të KTV’së, Gashi ka thënë se kombi dhe feja janë si shpirti me trupin.

Ai thotë se edhe Kombi ka më shumë kuptim se një copë toke.

“Kombi e feja janë si shpirti me trupin. As Kurani nuk i ka përjashtuar. Përkundrazi. Kombi ka kuptim më shumë se një copë tokë. Në Vatan janë rrënjët e të parëve, pushojnë qelizat tona, shpirti jonë. Ne jemi të ndërlidhur me Vatanin. Ajo është krenaria ime. Pyetja se nëse feja apo kombi është i pari, është absurde. A është i pari shpirti a zemra. Asnjëra nuk funksionojnë pa njëri tjetrin. Para se me qenë myslimanë, ne jemi shqiptarë, e dijshme qoftë. Feja e Kombi shkojnë paralel, s’shkon njëra para tjetrës”, ka thënë Gashi./PERISKOPI

 

Latifi: Deshqiptarizimi fillon në momentin që kombi i nënshtrohet religjionit

Periskopi.com Lajme

Këshilltari i kryeparlamentarit Kadri Veseli, Blerim Latifi ka shkruar në Facebook se parimin më të rëndësishëm të nacionalizimit shqiptar e përbën nënshtrimi i religjionit ndaj kombit – raporton Periskopi.

Në një publikim të shkurtër, Latifi shkruan se kjo do të thotë që besnikërinë ndaj kombit ta konsiderosh më të rëndësishme se besnikërinë ndaj religjionit.

E sipas tij, me thyerjen e këtij parimi, fillon deshqiptarizimi.

Publikimi i plotë i tij:

PARIMI I NACIONALIZMIT SHQIPTAR

Nënshtrimi i religjionit ndaj kombit përbën parimin më të rëndësishëm të nacionalizmit shqiptar. Kjo do të thotë që besnikërinë ndaj kombit ta konsiderosh më të rëndësishme se besnikërinë ndaj religjionit. Aty ku thyhet ky parim, aty fillon deshqiptarizimi, tjetërsimi identitar. Falë këtij parimi ka qenë e mundur të formohet kombi shqiptar, dhe pa të, ky komb, e ka të vështirë, për të mos thënë të pamundur, të ekzistoj në të ardhmën!

 

Kelmendi: Osmanët s’ishin pushtues, falë tyre ruajtëm identitetin kombëtar

Deputeti i pavarur i parlamentit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, ka thënë se është e drejtë e tij të mendojë se perandoria osmane nuk ishte pushtuese, por se shqiptarët kanë bashkësunduar me osmanët.

Periskopi.com Lajme

“Është e drejtë e imja të mendoj se perandoria osmane nuk ka qenë pushtuese”, ka thënë Kelmendi në Info Magazine të Klan Kosova.

“Fakti është se ne e dimë me kë ka luftuar perandoria osmane; qëllimi i osmanëve në shekullin 14 nuk ka qenë shkatërrimi i identiteteve kombëtare, ka qenë sjellja e islamit prandaj jam mirënjohës se falë tyre e kemi të ruajtur identitetin kombëtar dhe nuk i konsideroj pushtues. Ne kemi bashkësunduar me Perandorinë osmane”, ka pohuar Kelmendi.

Kelmendi ka pasur kritika edhe me postimin e Presidentit, Hashim Thaçi, për 549 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

“Unë kam reaguar ndaj postimit të Presidentit, pasi ai pas gjithë asaj pritje që i ka bërë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, nuk ka qenë e drejtë ta bëjë postimin se osmanët kanë qenë pushtuese dhe Skënderbeu ka bërë luftë të paepur kundër osmanëve”.

Digjet kombi me derivate të kontrabanduara në veri të Kosovës

Një kombi transportues i ngarkuar me derivate kontrabandë është djegur tërësisht, ndërsa magjistralja Leshak-Leposaviq është bllokuar për qarkullim nga Policia.

Periskopi.com Lajme

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 20:00 tek vendi i quajtur ‘Kamen’ afër Leshakut.

Sipas këtyre burimeve, pronar i kombit të djegur është Sërxhan Vulloviq, i njohur me nofkën ‘Gene’, që njihet për kontrabandë në veri.

’Gene’ është i njohur për Policinë dhe ka dy pompa të benzinës në magjistralen e Leshakut.

Automjeti i tij ka hyrë sonte ilegalisht nga Serbia përmes rrugës alternative tek vendi i ‘tresave’, ndërsa afër Leshakut dyshohet se dikush ka gjuajtur koktej molotovi në drejtim të kombit duke e djegur atë tërësisht”, kanë thënë burimet.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa motivi dhe autorët e këtij incidenti mbeten të panjohur.

Përçarja rreth identitetit kombëtar të kosovarëve: a është ky një problem politik?

Periskopi.com Uncategorized

Në vitet e fundit po zhvillohet një debat i madh lidhur me identitetin kombëtar të shoqërisë kosovare. Si epigraf i këtij debati mund të vendoset pyetja: a është krijuar një identitet i ri kombëtar në Kosovë? Ose, edhe më shkurtimisht: çka është kombi? Ose ose: çka janë shqiptarët e Kosovës?

Argumenti i parë – i cili rrjedhon që prej Rilindjes kobmëtare shqiptare të fundshekullit 19 – është se shqiptarët e Kosovës janë shkurt e shqip shqiptarë. Kombi shqiptar është i formuar. Projekt i kryer. Ajo që duhet bërë është realizimi i Bashkimit kombëtar ose Shqipërisë Etnike. Visar Ymeri, kreu i VV-së, nuk e uroi Kosovën në debutimin e saj në garat ndërkombëtare në futboll. E uroi vetëm Shqipërinë për fitoren! Sipas tij, dhe shumë të tjerëve rreth tij, Kosova vetëm sa e dëmton projektin e Vetëvendosjes dhe pasojën e saj, Bashkimin Kombëtar. Kjo është e logjikshme dhe e vërtetë. Problemi i identitetit kombëtar të Kosovës është thellësisht politik.

Sead Zimeri, një internacionalist i majtë, nuk ngurroi të përkujtonte nacionalistët e majtë të Vetëvendosjes se Bashkimi Kombëtar nuk mund të ishte asnjëherë, në thelbin e tij, qëllim në vetvete. Ai ishte vetëm mjet. Qëllimi parësor i çdo projekti politik është mirëqenia qytetare. Edhe Zimeri arrin ta kuptojë problemin e identitetit kombëtar si problem politik.

Por argumentimi i dytë largohet nga kjo vijë. Ai e prezanton problemin si një çarje kulturore të cilën duhet mbyllur sa më parë. Argumentuesit e këtij qëndrimi mendojnë se shqiptarët e Kosovës janë edhe shqiptarë por edhe kosovarë. Argumentimi vazhdon duke thënë se identitetet janë të lira nga përcaktueshmëritë politike dhe kulturore. I referohen individualizmit. Krenar Gashi, që e citon ndër tjerë, Mehmet Krajën, tha se projekti i kombit shqiptar ishte i kryer. Sa i përket kombit, nuk kishte asnjë dyshim: ai ishte shqiptar. E përmendi gjithashtu edhe konceptin e “identitetit rajonal” të Kosovës – në një shkrim në Sbunker  – i cili ishte krijuar nga rrethanat politike dhe që i zgjatohet kombit shqiptar dhe e përforcon atë.

Sipas këtij konceptimi, kombi shqiptar rritet e përforcohet por nuk rrudhet e copëtohet. Ai flet për identitete të përfunduara, të kryera, të mbyllura – ani pse, pak më parë e kishte postuluar krejtësisht të kundërtën. Konceptimi i identiteve si dinamike, të lëvizshme, të qarkullueshme e të lira, çon në tjetër rrugë.

Dhe argumentimi i tretë ka më shumë konsistencë dhe beson që kosovarët tashmë e kanë nisur formimin e një kombi të ri. Dhe bazohen pikërisht në faktin e këtyre identiteve. Argumentimi i tretë i kundërvihet skajshëm argumentimit të parë. Ky argumentim e sulmon ashpër konceptimin e kombit që bazohet në elemente të gjakut, sundimit-mossundimit, padrejtësive apo viktimizimeve historike e kështu me radhë.

Çështja e ditës është kjo: a e përjashton kosovarizmi identitetin kombëtar shqiptar? Krenar Gashi do të thoshte jo. Por në fakt, çështja është mjaft e lidhur me politikën sese po flasim për zgjedhjet për të ardhmen. Po e zgjedhim mjetin – me fjalët e Zimerit – për të ardhmen tonë.

Kosovës i duhet të përcaktohet politikisht: Kosova apo Shqipëria? Republika apo Bashkimi Kombëtar?

Cili do të ishte rezultati në rast se Kosovës do t’i mundësohej referendumi për t’iu bashkuar Shqipërisë? Duket se gjërat po lëvizin edhe në këtë drejtim. Shumica e shqiptarëve të Kosovës, natën kur luanin në të njëjtën kohë Kosova dhe Shqipëria, kishin zgjedhur ta shihnin Kosovën dhe jo Shqipërinë.