​Infektohet komisariati i Kukësit

Periskopi.com Lajme

Edhe 5 efektivë policie rezultojnë pozitivë me COVID-19 duke e çuar në 17 numrin e të infektuarve me koronavirus në Kukës.

Ndërkohë në komisariatin e Kukësit, deri sot, 6 ekfetivë rezultojnë me COVID-19.

Rezultatet janë konfirmuar nga përgjigjja e analizave, ndërsa ministria e Shëndetësisë pritet të dalë në orën 11:00 për përditësimin e të dhënave në 24 orët e fundit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, deri dje ishte

– Tiranë 285 raste

– Durrës 42 raste

– Lushnje 6 raste

– Elbasan 18 raste

– Fier 36 raste

– Kavajë 9 raste

– Rrogozhinë 4 raste

– Korçë 19 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 103 raste

– Lezhë 14 raste

– Berat 2 raste

– Has 14 raste

– Krujë 65 raste

-Tropojë 4 raste

– Pukë 5 raste

– Mirditë 5 raste

– Kukës 12 rast

-Mallakastër 1 raste

– Kurbin 29 raste

“Mbaje mend çfarë do të bëj, o të q… robt” – ofendon rëndë policët Haruni i Partisë Demokratike

Periskopi.com Lajme

Policia e Shtetit ka sqaruar sot incidentin e ndodhur dje me kreun e Partisë Demokratike të Gramshit Elmas Haruni.

Blutë bëjnë me dije se mjeti ku udhëtonte Haruni është ndaluar për një kontroll në hyrje të Gramshit por gjatë kontrollit të dokumentacionit.

Mandej Harruni ka kundërshtuar dhe ofenduar punonjësit e policisë. Më pas policia ka shoqëruar makinën me gjithë personat që ndodheshin brenda në Komisariatin e Policisë Elbasan, nga ku ka rezultuar se shoferi ishte i dehur.

“Mbaje mend çfarë do të bëj, o të q… robt”, etj, janë disa nga sharjet e përdorura nga Haruni, ku momentet e tensionit mund t’i shihni në pamjet më poshtë.

DEKLARATA E POLICISË

Në zbatim të planit te masave nga  Policia Rrugore për parandalimin e aksidenteve rrugore, shërbimet e Policisë Rrugore  të vendosura në hyrje të qytetit të Gramshit, kanë ndaluar për kontroll mjetin tip “Benz” me targa AA 387 MR, me drejtues shtetasi Artur Rrodhe, 39 vjeç, banues në Gramsh, ku në mjet ndodheshin si pasagjerë shtetasit E.H.,51 vjeç, banues në Gramsh dhe shtetasi E.Z, 35 vjeç, banues ne Gramsh.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit të mjetit, pasagjeri shtetasi E.H., ka kundërshtuar dhe ofenduar punonjësit e policisë të cilët ishin duke kryer detyrën. Nga ana e shërbimeve të policisë u bë shoqërimi i mjetit tip “Benz” me targë AA 387 MR me gjithë personat në ambientet e Komisariatit të Policisë Elbasan.

Pas bërjes së testit të alkoolit drejtuesi i mjetit shtetasi Artur Rrodhe rezultoi në gjendje të dehur në masën 0.85 mg/l, i cili u arrestua në flagrancë, ndërsa shtetasi E.H., pas përfundimit të veprimeve të kryera nga OPGJ i Prokurorisë u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga neni 242 të Kodit Penal.