Milaim Zeka tregon se cila ndërmarrje publike do të hetohet pas PTK-ës

Periskopi.com Lajme

Themeluesi i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka ka thënë se pasi Telekomi iu nënshtrua një hetimi nga Komisioni hetimor parlamentar, radhën e ka një tjetër ndërmarrje publike.

Ai tha se ka filluar dje mbledhja e nënshkrimeve për formimin e një komisioni hetimore për Radio Televizionin e Kosovës.

“Kam fillu grumbullimin e nënshkrimeve për ta filluar një komision hetimor për RTK-ën. Do t’i hyjmë Radio Televizionit të Kosovës e pastaj edhe KEK-ut”, u shprehë Zeka. /Periskopi

 

Komisioni hetimor për dëbimin e shtetasve turq miraton draft-raportin

Periskopi.com Lajme

Komisioni hetimor parlamentar që po merret me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq ka miratuar draft-raportin e tij.

“Me 7 vota pro të anëtarëve të Komisionit me vota unanime votohet raporti i Komisionit Hetimor parlamentar”, ka thënë kryetari i komisionit, Xhelal Sveqla, transmeton kp.

Në mbledhjen e komisionit që u mbajt sot, u bë e ditur se deputetët do të dalin në konferencë për media në orën 9:30.

Musliu u kërkon falje familjarëve turq të dëbuar nga Kosova, thotë se komisioni ka dështuar

Periskopi.com Lajme

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, e cila është anëtare e Komisionit hetimor parlamentar për deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova, ka thënë se u kërkon falje familjarëve të dëbuarve nga Kosova – shkruan Periskopi.

“U kërkojë falje familjarëve të dëbuarve nga Kosova sepse është bërë shumë politikë dhe është hedhur shumë mjegull për procedurat e depërtimit të familjarëve të tyre”.

Në mbledhjen e sotme ku ka qenë i ftuar Shpend Maxhuni, deputetja e PDK’së ka thënë se nënkryetari i Komisionit, Driton Selmanaj gjatë gjithë kohës ka dhënë epilogun e fundit dhe ka paragjykuar edhe rrjedhën e intervistës.

Musliu thotë se Selmanaj vazhdimisht ka refuzuar të ballafaqohet me të në ndonjë debat televiziv për t’i ballafaquar argumentet.

“Vlerësoj se ky komision është duke punuar jashtëligjshëm. Ne direkt jemi duke ndërhyrë në drejtësi sepse një draft raport që ka qenë i përpiluar nga një eksperti i huaj që ka përcjellë punën tonë i është dërguar prokurorit”, tha ajo në Dossier D, në RTVD.

Deputetja e PDK-së ka thënë se Komisioni hetimor parlamentar për deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova ka dështuar.

 

Bekim Haxhiu: Haradinaj nuk ka nevojë të dëshmoj para Komisionit për PTK-ën dhe VALA-n

Periskopi.com Lajme

Deputeti i PDK-ës, Bekim Haxhiu në Komisionin Parlametar ka kundërshtuar listën e dëshmitarëve për të cilët është vendosur të intervistohen në Komision për gjendjen e PTK-ës dhe VALA-n.

Ai kërkoi ta diskutoj listën, megjithëse kjo listë është diskutuar shumë herë në Komision.

Sipas tij, kryeministri Haradinaj nuk ka nevojë të jetë në këtë listë.

“Realisht jam për hetim, për hetim të plot, por, nganjëherë me i shti do emra është për me ba politikë. Çka ka të bëj Ramush Haradinaj tasj që është kryeministër me atë që ka ndodh ma herët? Na po kemi qef me ba politikë, a po bëjmë hetim a politikë?”, u shpreh deputeti Haxhiu.

Deputeti, Armend Zenaj i kujtoi Haxhiut se Ramush Haradinaj është kryeministër vetëm tash e dy vjet, prandaj kërkesa nuk ka të bëj me politikën.

Deliu Kodra: Është jashtë fushëveprimit të Komisionit të thërras seanca të jashtëzakonshme

Periskopi.com Lajme

Në Komisionin Hetimor Parlamentar i cili është mbledhur për të diskutuar për gjendjen në PTK dhe Vala.

Por, anëtarët e këtij komisioni kërkuan senacë të jashtëzakonshme, duke lënë anash pikën kryesore (dhe të vetmen) të rendit të ditës.

Anëtarja që përfaqëson PDK-ën në këtë Komision, Blerta Deliu Kodra, tha se deklaratat politike nuk kanë vend në mbledhjet e komisioneve.

“Asnjëherë nuk kisha thanë që jemi kundër debateve dhe diskutimeve në lidhje me aktuelitetin që po ndodh në Telekom, por mendoj se është komplet jashtë fusheveperimit të këtij Komisioni që në të lëshohemi në thirrje të seancave të jashtëzakonshme, sepse mendoj që është vendim politik të cilin duhet ta marrin grupet politike”, tha Deliu Kodra.

E, kryetari i këtij komisioni, Visar Ymeri në lidhje me kërkesën e zëvendëskryetarit të këtij Komisioni, Milaim Zekës dhe anëtarit të Komisionit, Bekim Haxhiu për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme tha se po dalin jashtë kompetencave që kanë si Komision Hetimor.

“Nuk jemi në komision që të thërrasim seancë të jashtëzakonshme, por pët të diskutuar për këtë pikë të rëndësishme të rendit të ditës”, u shpreh Ymeri.

Kërkohet seancë e jashtëzakonshme për PTK-ën dhe VALA-n

Periskopi.com Lajme

Pas letrës që Z-Mobile i dërgoi kryeshefit ekzekutiv të Telekomit, Bedri Istrefi që në një afat brenda dy javësh të kryhet borxhi prej 25 milionë e 900 mijë eurove, të martën është mbledhur Komisioni Hetimor Parlamentar.

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala ka nisur punën për hartimin e listës së dëshmitareve që do të dëgjohen në Komision.

Anëtari këtij Komisioni, Milaim Zeka theksoi se janë në process të thirrjes së një séance të jashtëzakonshme për gjendjen e PTK-ës dhe VALA-s.

Në anën tjetër, deputetja Albulena Haxhiu tha se të drejtat e këtij komisioni janë minore, po ata duhet të këtrkojnë nga gjykata që të gjejnë një zgjidhje për këtë problem.

Selmanaj: Rri se ndoshta nuk të shoh ma. Thaçi: Këtu m’ki në 3, deri në mëngjes rrimë (Video)

Periskopi.com Lajme

Presidenti Hashim Thaçi ka kërkuar pauzë në Komisionin Hetimor Parlamentar për dëbimin e gylenistëve, duke thënë se i duhet të shkojë në një takim. Këtu ka ndërhyrë deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, i cili ka thënë se Akademitë janë më pak të rëndësishme se siguria kombëtare, shkruan Periskopi.

Thaçi: Nëse ka mirëkuptim, kthehemi në orën 15 se i kam dy angazhime, kam thirrje telefonike, kam edhe me shku me participu në një Akademi. Kthehemi në orën 15 deri në mëngjes vazhdojmë.  Kemi do, besoj se edhe ju do të jeni disa në Akademi”.

Selmanaj: Zoti president, shiko unë kam mirëkuptim për Akademi, por mendoj se siguria

Thaçi: E pata një telefonatë në 2 ju lutem.

Selmanaj: Kam përshtypjen që nuk të shoh ma.

Thaçi: Jo këtu më ki valla hiç mos ta ninë.

Video ne minutat e fundit: 

 

Tensione në Komision,Thaçi: Ma gjeni një vend demokratik në botë ku përgjegjësitë e Presidentit i barten një eksperti të huaj

Periskopi.com Lajme

Raportimi i presidentit Hashim Thaçi para Komisionit Hetimor për dëbimin e shtetasve turq, po kalon me tensione të mëdha. Presidenti Thaçi është përplasur me replika me deputetët, duke i pyetur se më cilën zyrë ligjore janë konsultuar për të angazhuar ekspert të huaj.

“Cili institucion legal ka dhënë pëlqim për një ekspert të huaj. Ky është vendim politik. Gjermani ju në botë një shtet demokratik ku përgjegjësitë e shefit të Ushtrisë, Policisë, shefi të Intelegjencës ia bartë një eksperti të huaj.  Është e drejtë e imja kushtetuese të jap sqarim. Si president i vendit e kam obligim të ruaj interesin kombëtar dhe rrëfimin tim”, ka thënë Thaçi.

Këtu kanë ndërhyrë deputeti Sami Kurteshi dhe Xhelal Sveçla i Vetëvendosjes.

Ndaj kësaj ka ndërhyrë edhe deputeti Anton Quni i LDK’së, i cili ka thënë se ‘i kupton shqetësimet e presidentit por këto janë çështje teknike’./Periskopi/

Përplasje mes anëtarëve të komisionit lidhur me raportin për rastin e dëbimit të shtetasve turq

Periskopi.com Lajme

Anëtarët e Komisioni Hetimor Parlamentar për ndriçimin e rastit të dëbimit të shtetasve turq kanë pasur përplasje mes vete në diskutim, lidhur me publikimin e raportit që është nxjerrur nga ky komision për rastin e shtetasve turq.

Sipas deputetëve komisioni ka bërë disa shkelje. Deputeti, Hajdar Beqa theksoi se intervistimi i Presidentit duhet të vij më vonë.

“Le të caktohet agjenda njëherë për 30 ditët e ardhshme. E kemi raportin që duhet shqyrtuar e pastaj të vijë ne rënd intervistimi i Presidentit. Janë dal emra publik që nuk është dashur të dalin. Driton kur ke publikuar raportin me të gjetura dhe pasi e ke dërguar në Prokurori, ke shkel ligjin për hetim parlamentar. Ne kemi dashur që atë raport ta dërgojmë njëherë bë Kuvend e pastaj ta publikojmë”, ka thënë Beqaj.

Nga ana tjetër deputeti, Driton Selmanaj theksoi se ka pasur deputet që kanë sabotuar punën e këtij komisioni.

“Së pari ju e keni bllokuar punën e këtij komisioni. Raporti nuk ka shkuar në emër të komisionit por në emër timin dhe të kryetarit. Por nëse doni ta zbardhni këtë rast ne do ta zbardhim nëse doni ta bllokoni dijeni që nuk do të mundeni. Presidenti duhet të intervistohet të jap detaje, është dëshmitari kyç që i jep zgjidhje këtij procesi”, ka thënë ai.

Sipas deputetit Anton Çuni, nuk ka dalë ndonjë informatë sensitive nga komisioni, raporton Telegrafi.

“Nuk e di që nga ky komision ka dal ndonjë informatë sensitive. Çdo gjë që kemi kuptuar nga autoritetet si AKI, Gjykata, Prokuroria, nuk kanë qenë fare të klasifikuara sepse janë ruajtur nga ne, as ne si dimë. Shpresoj që në takimin që do ta kemi me Presidentin do t’i kemi këto informata. Nëse flasim në lidhje me sabotimet e komisionit, unë nuk e di që në ndonjë takim të komisionit është larguar ndonjë anëtar përveç atyre që janë munduar ta mbrojnë personalitetin e Presidentit”, ka thënë Quni.

Deputetja, Ganimete Musliu, ka reaguar duke thënë se ky komision ka shkelur ligjet. Ndër të tjera, Musliu ka theksuar se më nuk do të merr pjesë në votim dhe diskutim në këtë komision.

“Unë nuk pranoj të jem në një komision që punon jashtëligjshëm, sepse i kemi shkelur procedurat. Unë nuk do të diskutoj më në lidhje me materialet që i diskutojmë edhe nëse vjen Presidenti. Ne i kemi shkelur ligjet në këtë komision, dhe unë do të marr pjesë në çdo mbledhje që thirret por e heshtur pa votuar dhe diskutuar për asnjë çështje. Unë do të flas vetëm në seancën e Kuvendit nëse do të mund ta mbajmë”, ka thënë ajo.

Sipas deputetit Muharrem Nitaj, qëllimi i komisionit nuk është që raporti të publikohet por zbardhja e rastit të shtetasve turq.

“Raporti mund të korrigjohet, mund të rishkruhet, por nëse nuk e merr votën tuaj ai nuk mund të shkoj askund. Ky komision duhet ta votojë një raport që të diskutohet. Raporti merr vlerë kur shqyrtohet në komision dhe i dërgohet seancës plenare”, ka thënë Nitaj.

Shtyhet mbledhja e Komisionit Hetimor, diskutohej për dëbimin e shtetasve turq

Periskopi.com Lajme

Pas mospajtimeve në mes deputetëve të pozitës dhe opozitës është shtyrë për të hënën mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq.

Deputeti i VV-së, Sami Kurteshi tha se pozita po shihet që po dëshiron ta pengojë punën e Komisionit hetimor.

“Asnjëherë nuk kanë me marrë ata pjesë në këto mbledhje. Ata ose duan diçka me fsheh, ose i tuten shefave të tyre. Kjo gjë ndodh vetëm në Kosovë, pa asnjë arsyeje e lëshojnë mbledhjen. Pozita nuk është e interesuar që të bëhet një hetim parlamentar ashtu qysh është caktuar në seanca të Kuvendit”, tha ai.

Mbledhja e sotme nisi me ftesën e raportimit të një zyrtari policor, ku ishin prezent edhe mediat.

Megjithatë, ende pa filluar intervistImi i tij, reaguan anëtarët e komisionit nga pozita, të cilët kërkuan që mbledhja të jetë e mbyllur për media për shkak të ndjeshmërisë së rastit, si dhe për shkak se mund të dëmtohet procesi i hetimeve.

Atëherë kanë reaguar anëtarët e komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilët kërkuan që takimi të jetë i hapur për media.

Mbledhjen e lëshuan Ganimete Musliu, Haxhi Shala, Muharrem Nitaj, Bahrim Shabani.

Më vonë u vendosë që mbledhja të mbahet të hënën në ora 09:00.