KQZ-ja kufizon shpenzimet për fushatën e zgjedhjeve në Podujevë

Periskopi.com Lajme

Shuma më e lartë që do të mund ta shpenzojnë subjektet politike në fushatën zgjedhore në Podujevë është 43 mijë e 433 euro.

Ky vendim është marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e së martës dhe mbështetet në listën jo-përfundimtare të votuesve të kësaj komune, sipas së cilës numri i tyre është 86 mijë e 866.

Pra, sipas rregullës zgjedhore të KQZ-së për kufizimin e shpenzimeve të fushatës dhe deklarimit financiar shpenzimi i lejuar është 0.5 euro për votues të regjistruar.

Deri më tani akoma nuk dihet se cilët do të jenë kandidatët që do të garojnë për të parin e komunës së Podujevës. Ky afat përfundon më 17 shkurt.

Ditë më parë KQZ ka vendosur që fushata zgjedhore të zhvillohet nga 3 – 13 mars.

KQZ nesër shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, nëse nuk ka ankesa nga partitë

Periskopi.com Lajme

Komisioni Qendror i zgjedhjeve  (KQZ) pritet që të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit nesër (e enjte) më 7 nëntor.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së Valmir Elezi, kjo do të behet e mundshme nëse paritë politike  nuk do të bëjnë ankesa në PZAP brenda 24 orëve lidhur me administrimin dhe numërimin në Qendrën e Numërimit  dhe Rezultateve.

“Prandaj, duke e ditur se të martën rreth mesnatës është përmbyllur procesi i numërimit të fletëvotimeve sipas vendimit të Gjykatës Supreme, KQZ-ja është e obliguar që të respektojë këtë afat ligjor. Ashtu siç ju kemi informuar, KQZ-ja do të komunikojë me institucionet përkatëse për të marrë konfirmim se nuk kanë ndonjë çështje në shqyrtim dhe pastaj do të mund të shpall rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve. Nëse nuk do të ketë ankesa brenda këtij afati, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i shpall rezultatet përfundimtare gjatë ditës enjte (7 nëntor)”, ka deklaruar Elezi për Periskopin.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse Nisma Socialdemokrate do të bëjë ankesë lidhur me numërimin e votave në QNR.

Ani pse mbrëmë kjo parti pas numërimit të 2039 votave të fundit të diasporës të ardhura me vonesë (17 tetor 2019), ka deklaruar se koalicioni me AKR-në ‘përfundimisht është pjesë e Kuvendit të Kosovës. /Periskopi/

Këto janë komunat ku ka përfunduar numërimi i votave

Periskopi.com Lajme

Komisioni Qendror Zgjedhor njofton se në shumicën e komunave ka përfunduar numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare.

Në komunën e Leposaviçit, Zveqanit, Zubin Potokut, Istogut, Pejës, Junikut, Dragashit, Shtërpces, Kaçanikut, Hanit të Elezit, Vitisë, Gjilanit, Shtimes, Ranillugut, Graçanices, Fushë Kosovës, Drenasit, Malishevës, Klinës, Obiliqit e Lipjanit, ka përfunduar numërimi i votave.

Tani kanë mbetur të numërohen votat me kusht dhe ato të diasporës.

Janë edhe 12 komuna të Kosovës, për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka procesuar me rezultatet përfundimtare preliminare për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

KQZ-ja nuk ka publikuar ende rezultatet për votimet në Deçan, Gjakovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Skenderaj, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri.

Daka-komisionerëve: Do të bartni përgjegjësi penale nëse manipulohen votat

Periskopi.com Lajme

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor që të rinumërohen votat e kandidatëve për deputetë, nëse Qendra e Numërimit dhe Rezultateve rezulton se ka parregullsi dhe mospërputhje të votave.

E një propozim i tillë u kundërshtua nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje dhe nuk mori votat e mjaftueshme për tu futur si pikë e rendit të ditës në mbledhje të KQZ-së.

Anëtari i KQZ-së nga Partia Demokratike e Kosovës, Ilir Gashi e kërkoi rinumërim të votave të kandidatëve për deputetë nëse paraqiten parregullsi, pasi sipas tij, praktikat e mëhershme kanë vërtetuar se gjatë numërtimit të votave të kandidatëve kanë pasur mospërputhje të votave.

Gashi tha se kjo po bëhet me qëllim të rritet transparence e procesit zgjedhor.

“Do kishte me qenë mirë që ne me marr masa preventive nëse jo për shkak të sanksionimit të ligjit që votat të numërohen për kandidat në qendër të numërimit të rezultateve. Unë mendoj se duhet ta qesim një prag se nëse votat dalin mbi 30 për qind në kutit e votimit që kanë defekte të mos përputhshmërisë mes tyre atëherë të kemi rinumërim të tërësishëm të të gjitha kutive për kandidat. Nëse doni me pas një proces edhe preventiv për tu treguar kandidatëve që mos të merren me mundësitë që mund tu ofrohen për manipulim”, tha Gashi.

Një kërkesë të tillë e kanë kundërshtuar anëtarët e partive tjera politike që janë pjesë e KQZ-së, duke e konsideruar si të vonuar.

Anëtari i LDK-së në KQZ-së, Sami Hamiti tha se një kërkesë të tillë e cila vjen 48 orë para ditës së zgjedhjeve do të duhej të procedohej më herët.

Hamiti theksoi se numërimi i votave në QNR ka qenë kërkesë qysh nga nisja e reformës zgjedhore por nuk ka pasur vullnet politik për ta marr një vendim më herët për këtë çështje.

Ndërsa, Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje tha se nuk është serioze që 48 orë para procesit zgjedhor të kërkohet një ndryshim esencial i cili është dashur të iniciohet qysh para planit operacional.

“E para punës ne jemi Komision i Zgjedhjeve me mandat për të organizuar zgjedhje dhe për të siguruar mbarëvajtje të zgjedhjeve, ne nuk jemi institucion i përhershëm, disa prej nesh është e vërtetë që disa aspekte të procesit zgjedhor ka nevojë për me u forcua mekanizmat pra nuk është institucionalisht dhe nuk është serioze që 48 orë para ditës së zgjedhjeve me incizua ndryshim kaq esencial të operacionit zgjedhor, ndërkohë këtu kemi qenë dhe nuk kemi trajtuar më herët as me krijua procedurë, çoftë me ndryshua rregullore, çoftë me qenë para planit operacional siç u tha para komisionerëve, para shtypjes së materialeve, para transportimit të materialeve”, tha Rrustemi.

Kurse, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka përkundër kësaj kërkese ajo përçoi një mesazh te të gjithë komisionerët e subjekteve politike se nëse shkaktojnë ndonjë parregullsi do ngitet kallëzim penal ndaj tyre.

“Ditën e zgjedhjeve edhe jo vetëm ditën e zgjedhjeve por edhe pas përfundimit të zgjedhjeve gjatë numërimit të votave dhe gjatë përfundimit të procesit të ditës së zgjedhjeve të gjithë komisionerët të cilët do të kenë edhe një dyshim më të vogël, jo dyshim të bazuar ashtu siç kërkohet nga Kodi Penal, por edhe një dyshim më të vogël se kanë bërë manipulimin e kandidatëve apo votave të kandidatëve, apo votave të subjekteve politike, do të ngritën kallëzime penale direkt në ditën e zgjedhjeve dhe ditën pas ditës së zgjedhjeve drejtpërdrejtë nga KQZ-ja. Ndërkaq gjatë auditimit të kutive të votimit të cilat do arrijnë në QNR do bëhet këto kallëzime penale të drejtpërdrejta në prokurorit përkatëse”, deklaroi Daka.

Gjatë kësaj mbledhje të KQZ-së janë akredituar edhe 51 vëzhgues derisa numri i përgjithshëm i atyre që e vëzhgojnë procesin zgjedhor të 6 tetorit shkon në 34 mijë e 586 vëzhgues.

Kujtojmë që sot është dita e fundit e fushatës zgjedhore, ndërsa nesër është heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën më 6 tetor qytetarët e Kosovës do u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryeministrin e ardhshëm të Kosovës.