Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FFK-së – klubi ilegal i futbollit nga Mitrovica e Veriut temë diskutimi

Periskopi.com Sporti

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së sot ka mbajtur një mbledhje nën drejtimin e Kryetarit, Agim Ademi.

Në këtë mbledhje temë kyçe ishte e ashtuquajtura Trepça në Veri të Mitrovicës, transmeton Periskopi.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e FFK-së:

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, sot, mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e presidentit z. Agim Ademi e ku diskutoi për shumë çështje të rëndësishme për futbollin e Kosovës. KE në fillim, shqyrtoi dhe analizoi situatën rreth klubit ë të ashtuquajtur klub i futbollit “Trepça” nga Mitrovica e Veriut, në Divizionin e tretë të Republikës së Serbisë, ndaj për KE-në kjo është e papranueshme, sepse vetëm FFK-ja ka të drejtë që në territorin e Republikës së Kosovës të organizojë garat e futbollit.

FFK-ja gjithmonë ka qenë e gatshme të pranojë klubet e minoriteteve në sistemin e saj garues, andaj përpjekjet e Serbisë për të ndërhyrë në sistemin garues të Kosovës, jo vetëm që janë të papranueshme, por FFK-ja do të kërkojë me forcë nga UEFA, FIFA, Ministria e Sportit dhe Policia që të përdorin autoritetin e tyre, që të parandalojnë këto veprime të Serbisë dhe duke i kërkuar Federatës serbe që të ndalojë këto tentime të ndërhyrjes në sistemin garues të Kosovës. /Periskopi.com/