Policia e Kosovës bëhet me 36 kompjuterë të rinj

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës sot është bërë me 36 kompjuterë të rinj që do t’i shërbejnë për regjistrimin e kërkesave për legalizimin e armëve. Kjo falë një donacioni të UNDP-së në Kosovë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj u shpreh se ky projekt do të ndihmojë për legalizimin e armëve.

Duke folur për këtë proces, ai tha se do të angazhohen që në mënyrën më të mirë të përfundojnë atë dhe të ketë sa më pak armë në duart e qytetarëve.

Ndërkaq, përfaqësuesja e UNDP-së, Maria Soukko u shpreh se ata do të vazhdojnë të mbështesin Policinë e Kosovës në forma të ndryshme për të pasur një siguri në gjithë territorin e Kosovës.

Sipas saj përmes këtij projekti po kontribuojnë që legalizimi i armëve të bëhet në mënyrë më të mirë.

Kurse, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Imri Zeka u shpreh falënderues ndaj UNDP-së për këtë donacion dhe tha se do të angazhohen që t’iu shërbejnë në mënyrën më të mirë.

Ai foli dhe për legalizimin e armëve ku tha se procesi është shtyrë dhe tre muaj.

68 vjeçari bëhet ministër për Sigurinë Informatike, pa prekur asnjëherë kompjuter

Periskopi.com Lajme

Yoshitaka Sakurada është 68 vjeç, jeton në Japoni dhe ka pohuar se nuk ka përdorur asnjëherë një kompjuter.

Deri këtu nuk ka asgjë për t’u habitur, po të mos ishte fjala se ai është ministri japonez që merret me Sigurinë Informatike.

Sakurada, i ngarkuar të organizojë Olimpiadën e Tokios në vitin 2020, ka në portofolin e tij pikërisht sigurinë kibernetike, por përpara Parlamentit ka thënë:

“Nuk e përdor kompjuterin pasi, kur mbusha 25 vjeç kam qenë në pozicione autoritare, ku sekretarët dhe nëpunësit e tjerë janë marrë me këto gjëra për mua”, tha ai.

I emëruar para pak më shumë se një muaji në vend, pas rifreskimit të fundit të qeverisë nga kryeministri Shinzo Abe, ministri Sakurada ka bërë që të flitet jo pak për të. Duke iu përgjigjur një pyetjeje tjetër, ai ka thënë se nuk e dinte se çfarë ishte USB-ja.

Kaq ka mjaftuar që opozita të hidhet në sulm. Sipas saj, është tronditës fakti që përgjegjësi për sigurinë informatike nuk ka prekur kurrë me dorë një kompjuter. /tch/

Njerëzit që qëndrojnë shumë kohë në kompjuter mund të vuajnë nga kjo sindromë

Periskopi.com Shëndeti

A qëndroni shumë kohë në kompjuter ose duke shikuar tv?

Njerëzit të cilët shpenzojnë më shumë kohë duke punuar në kompjuter ose duke shikuar TV, janë më të prirur të vuajnë nga sindroma ”të lodhur gjatë gjithë kohës”.

Studimet kanë treguar se sa më shumë të qëndroni para ekranit, aq më të lodhur do ta ndjeni veten gjatë pjesës tjetër të ditës.

A jeni ndër njerëzit që vuajnë nga kjo sindromë?