Komuna e Ferizajt jep detaje për rastin pozitiv me koronavirus që u shënua sonte

Periskopi.com Lajme

Instituti Kombëtar e Shëndetësisë Publike njoftimin e fundit ka bërë të ditur se janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19, e veç dy janë shëruar.

Një rast pozitiv ka rezultuar edhe në Ferizaj. E kjo komunë, përmes një shkrimi të bërë në faqen zyrtare ka dhënë detaje.

Ky është postimi:

Një rast i ri i infektuar me COVID-19 në Ferizaj

Ndonëse lakorja e virusit COVID-19 po shënon rënie, mbeten prapë raste aktive në vend.

Nga njoftimet e fundit të IKSHPK-së njoftohet se kemi edhe një rast të ri me COVID-19 në Ferizaj, ndonëse mostra nuk janë marr në Ferizaj, e rasti i fundit nga informatat preliminare është i kontaktit direkt me Klinikën Infektive.

Bashkëqytetarë, qëndroni në shtëpi! Kanë mbetur edhe pak ditë për ta mundur përfundimisht këtë virus.